Gazetarë serbë vizitojnë Sarandën - qyteti mund të bëhet këtë verë edhe destinacioni i serbëve
Mysafirët: Është një oaz i bukur mesdhetar
Një grup gazetarësh që përfaqësojnë disa prej mediave më prestigjioze në Serbi, kanë vizituar paraditen e djeshme qytetin e Sarandës, në kuadër të një turi të ndërmarrë prej tyre në të gjithë Shqipërinë, për të parë nga afër veçoritë, zhvillimin dhe kulturën shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i priti ata në zyrën e tij, ku i njohu me historinë dhe zhvillimin e qytetit bregdetar si dhe veçoritë që ai mbart.





















