Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër

on Saturday, 30 May 2015. Posted in Lajme

Konkursi i projekteve për zhvillimin e turizmit, synon të kthehet në event të përvitshëm

Shpallen çmimet “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 Berat dhe Shkodër
TIRANË, 29 Maj 2015
Programi i Ambasadës Zvicerane, RISIAlbania, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Industria Shqiptare Turizmiti, organizuan ceremoninë e cmimeve “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 në zonën e Beratit dhe Shkodrës (26 & 28 Maj 2015), në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit, si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe krjimit të vendeve të reja të punës.

Kanionet e Lengaricës - bukuri e fshehur thellësive në Përmet

on Monday, 27 April 2015. Posted in Outdoor

Një shëtitje mes mistereve që rrezikojnë të mos jenë më në të ardhmen

Kanionet e Lengaricës - bukuri e fshehur thellësive në Përmet

Elena Mullaraj

Nëse udhëton drejt Përmetit dhe futesh në destinacionin turistik të Kanioneve të Lengaricës, të cilët ndodhen në pjesën juglindore të qytetit, 10 deri në 12 km larg të shoqëron natyra mahnitëse, ku Zoti nuk ka kursyer asgjë për të arritur të paarritshmen nga e cila nuk mund të largohesh pa mallin dhe dëshirën për t’u kthyer përsëri: është vendi im me të gjitha bukurite natyrore që ka. 

Raduno Internazionale Italia-Albania-Montenegro

on Monday, 27 April 2015. Posted in Outdoor

Një tur aventure i paharrueshëm, nëpër shtigjet e egra të natyrës

Raduno Internazionale Italia-Albania-Montenegro
Ilir Kolli
Natyra e egër, e paprekur, peizazhe mbresëlënëse, e gjitha kjo shoqëruar me një organizim dhe suport të shkëlqyer. Pas suksesit të dy edicioneve të para, këtë vit u vendos të zgjerohet gjeografia dhe në xhiro të përfshihet edhe Mali i Zi…

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar "Divjakë – Karavasta”

on Wednesday, 25 March 2015. Posted in Lajme

Konferencë për Shtyp mbi efektet e moratoriumit dhe problematika të tjera të mjedisit të parkut myzeqar

Kontrolli efektiv i gjuetisë në Parkun Kombëtar
Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, përfaqësues nga Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta, përfaqësues të Shoqatave Mjedisore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Noè Conservation, dhe studiues të shpendëve u mblodhën së bashku në një Konferencë për Shtyp për të sjellë në vëmendje rëndësine e moratoriumit të gjuetisë duke pasqyruar rezultatet e monitorimit të shpendëve dhe gjuetisë në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta.

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015

on Thursday, 19 March 2015. Posted in Info

Ky numër i parë i vitit i kushtohet plotësisht natyrës

Në treg, numri i ri i revistës Travel - Destinacionet më të bukura Shqiptare 2015
I përulemi Natyrës
Jo më kot revista Travel këtë vit ka vendosur që destinacionet  më të mira shqiptare t’i ofrojë të gjitha nga natyra. Male, dete, pyje, lumenj, laguna, shtigje, natyrë, zogj, kafshë, gjithçka që natyra shqiptare ofron, në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç i kemi, pa zbukurime e teprime por duke mos i lënë në hije. Bota (rreth nesh) ka shumë më pak dhe bërtet (marketon) shumë më shumë.
Mënyra se si e kemi ofruar Shqipërinë natyrore të 2015-ës, është edhe një qasje drejt turizmit aktiv, të cilin qysh vitin e shkuar jemi përpjekur ta nxjerrim sa më në pah. Dhe këtë e kemi bërë duke ua lënë fjalën atyre që e takojnë më shpesh natyrën. Grupime, organizma e federata, që po i japin gjithnjë e më shumë hov këtij turizmi këmbësor, duke prekur vetë çdo shteg e çdo gjethe, ashtu siç në fund të fundit shijohet natyra. Dhe, me vendosjen e moratoriumit për gjuetinë, më në fund natyra shqiptare ka se ç’të tregojë. Shijojeni dhe gëzuar sezonin turistik të këtij viti!