Articles in Category: Destinacione

Rrjolli, ku jeta rrjedh - Rrjolli, the where the life flows

Written by Irhan Jubica on Wednesday, 27 March 2019. Posted in Destinacione

Një nga plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar

Rrjolli, ku jeta rrjedh - Rrjolli, the where the life flows

Një kënaqësi e veçantë u ofrohet pushuesve që preferojnë të shëtisin mëngjeseve përgjatë plazhit të virgjër të Rrjollit, pasi ata mund të sodisin peshkatarët teksa kthehen nga deti me varka dhe nxjerrin me dorë peshkun e zënë nga rrjetat. E sigurisht që mund edhe të blejnë me çmime të paimagjinueshme peshkun më të freskët e më të larmishëm që kanë parë ndonjëherë!

Swedish Nomad: 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar gjatë 2019

on Sunday, 24 March 2019. Posted in Destinacione

Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor

Swedish Nomad: 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar gjatë 2019

Nga Gent Sinani

STOKHOLM, 24 mars /ATSH/ – Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë, shkruan “Swedish Nomad” në një artikull që ia kushton plazheve në vendin tonë.

“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019”, thekson portali suedez që i kushtohet udhëtimeve.

Në Dumrenë e liqeneve, aty ku bujaria e tokës dhe njeriut bëhen një!

on Tuesday, 12 March 2019. Posted in Destinacione

Drejt një destinacioni të ri turistik, vetëm një orë larg Tiranës

Në Dumrenë e liqeneve, aty ku bujaria e tokës dhe njeriut bëhen një!

Nga Alida Cenaj

Drejt një destinacioni të ri turistik. Vetëm një orë larg Tiranës aty ku historia, e reja dhe e vjetra, ëndrra dhe realiteti, bëhen bashkë.

Ndërsa Liljana reciton vargje të Esenin, Emineskut a Poradecit, bisedon gëzueshëm me gotën e verës ngjyrë rubin përpara, Fatmiri hyn e del nga kuzhina. Dielli i ngrohtë, krejt i pazakontë për këto ditë të ftohta janari, fusha e gjerë që shtrihet përpara qëndisur me vreshta, ullinj dhe agrume, dhe maja e zbardhur nga dëbora e Tomorrit atje tutje, janë peizazhi i çdo dite i çiftit të buzëqeshur që na ka mirëpritur në Seferan.

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

on Saturday, 16 February 2019. Posted in Destinacione

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

Nga Adela Alla 

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.

Shiroka, aty ku shkrihen historia, natyra dhe gastronomia

on Wednesday, 30 January 2019. Posted in Destinacione

Vendi ku mali takon bregun dhe peshku takon tavën!

Shiroka, aty ku shkrihen historia, natyra dhe gastronomia

Në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës është një fshat i vogël por me pasuri të madhe. I hershëm në dokumente që dhjetë shekuj më parë, ky fshat është vendi ku shumëçka nga pasuria për të cilën shquhet Shkodra mund të kundrohet në më pak se një orë.

Për banorët e parë të Shirokës nuk flitet shumë, por një gojdhënë thotë se Shala, Shoshi dhe Mirdita vijnë nga ai vend buzë liqenit. Me këtë çështje është marrë Át Donat Kurti në librin “Zakone e Doke Shqiptare” (Zakone e Doke Shqiptare, Át Donat Kurti, O.F.M., “Botime Françeskane”, Shkodër, 2010, fq. 23)