Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit

on Wednesday, 05 March 2014. Posted in Lajme

Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO-në me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit në Shqipëri.

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni nënshkroi sot në Berlin Marrëveshjen 2-vjeçare të Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit, Agjencinë e specializuar të Kombeve të Bashkuara në fushën e turizmit, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Z.Taleb Rifai.  Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO-në me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit në Shqipëri. “Shqipëria prezantohet sot me një  Imazh të Ri Turistik, - vlerësoi Ministrja Gjermeni. Përmes kësaj marrëveshje ne angazhohemi të punojmë për të përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit”, - deklaroi Ministrja Gjermeni.

Organizata Botërore e Turizmit do të ofrojë asistencë në tre fusha kryesore: marketingut dhe promovimin, forcimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e destinacioneve turistike dhe lehtësimin e procedurave për turistët.Ne do të mbështësim sektorin e turizmit në Shqipëri, do të shkëmbejmë praktikat më të mira , duke siguruar ekspertizë në fushën e promovimit dhe forcimin e kapaciteteve, deklaroi Sekretari I Përgjithshëm i UNWTO -së Z.Taleb Rifai. Ai vlerësoi se adaptimi I Kodit Botëror të Etikës edhe nga ana e sipërmarrjes private do të jetë një gurthemeli në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit.Të dy palët vlerësuan rëndësinë e turizmit si një nga sektorët me rritjen më të shpejtë ekonomike në botë dhe si promoter  i zhvillimit social- ekonomik të cdo vendi.Shqipëria është anëtare e UNWTO –së ndër 162 vende të ndryshme të botës dhe më shumë se 400 anëtarë që përfaqësojnë sektorin privat, institucionet arsimore, shoqatat e turizmit dhe autoritetet turistike vendore.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23178

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.