NIKAJ-MERTURI - Park natyror rajonal

NIKAJ-MERTURI - Park natyror rajonal

on Wednesday, 30 April 2014. Posted in Lajme

eshte prezantuar Plani i Menaxhimit te Parkut Natyror Rajonal “Nikaj-Mertur” nga Kompania gjermane GOPA e cila vepron ne kuader te GIZ

NIKAJ-MERTURI - Park natyror rajonal

Me daten 14 Prill 2014, ne ambientet e Komunes Lekbibaj, ne prani te kryepleqve, keshilltareve, te   drejtorise se mjedisit ne rreth etj, eshte prezantuar Plani i Menaxhimit te Parkut Natyror Rajonal “Nikaj-Mertur” nga Kompania gjermane GOPA e cila vepron ne kuader te GIZ. Kjo nisme eshte marre ne kuader te Projektit:  â€˜Ruajtja dhe përdorimi i Biodiversiteti në Zonat Rurale në Shqipëri - CABRA’ dhe eshte hartuar nga Dr. Hartmut Mueller & Abdulla Diku.

 

Qëllimi kryesor i projektit është: "Permiresimi dhe zbatimi i koncepteve për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, duke përfshirë agro-diversitetin, në Alpet shqiptare".
U zgjodh Nikaj-Merturi sepse: Vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota, vijnë këtu në kërkim të zonave natyrore, shtigjeve, elementeve të trashëgimisë kulturore dhe përvojave të tjera në natyrë e eger e te virgjer te Alpeve Shqiptare.
Vizioni: “Vizioni ynë është një e ardhme për zonën e Nikaj - Mërturit ku; trashëgimia e shquar natyrore dhe kulturore është e njohur në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar - ku komuniteti i zones, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit të zhvillohen ne menyre harmonike dhe te qendrueshme ndermjet tyre”.
përmes;
  • Perdorimit te qendrueshem te mjedisit
  • Promovimit dhe ruajtjes se vlerave te trashëgimisë mjedisore dhe kulturore të zones
  • Zhvillimit ne harmoni te plote ndermjet nesh – komunitetit dhe zones tone, këtu ku te paret tane kane jetuar, ketu ku ne po jetojme dhe ku pasardhesit tane do te donin te jetonin….etj.
Ky projekt u prezantua nga njeri prej hartuesve dhe njekohesisht koordinatori i projektit  Z. Abdulla Diku, te cilin e falenderojme per punen qe ka bere dhe po ben, per ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit ne favor te zhvillimit te turizmit ne Alpet Shqiptare, e sidomos per kembnguljen e tij qe ky projekt te zbatohet ne Nikaj-Merturi.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

26804

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.