VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

on Friday, 04 March 2016. Posted in Tradita

Për një ushqim të mirë, të pastër dhe të drejtë

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

Katia Zene

“Të gjitha kuzhinat e botës duhet të kenë dinjitet të barabartë. Duhen rigjetur dhe shpërndarë produktet e territorit dhe dijet për t’i gatuar: dije që rrezikojnë të zhduken bashkë me biodiversitetin ushqimor që i ka frymëzuar; produkte të zëvendësuara nga ushqime të propozuara nga industria ushqimore, nga një bujqësi intensive, rob i kimikateve dhe e kushtëzuar nga tregu global. Kjo është gastronomia e lirë”
Carlo Petrini
Duke respektuar këto vlera të cituara nga Presidenti i Slow Food International, shoqata VIS Albania ka filluar punën për krijimin e Aleancës “Slow Food” të Kuzhinierëve në Shqipëri. Më 16 Prill 2015, në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, u zhvillua takimi paraprak për krijimin e Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve, organizuar nga shoqata VIS Albania dhe Slow Food, me mbështetjen e kësaj Ministrie.
Takimi kishte si qëllim prezantimin e projektit të Aleancës dhe marrjen e sugjerimeve nga ana e kuzhiniereve me qëllim përshtatjen e Rregullores së Aleancës së Kuzhinierëve me realitetin shqiptar.
Në takim morën pjesë kuzhinierë dhe menaxherë të restoranteve nga e gjithë Shqipëria, të cilët bashkëndajnë filozofinë e Slow Food dhe janë promotorë të një ushqimi të mirë, të pastër dhe të drejtë. Duke u bërë pjesë e Aleancës, ata do të jenë mbrojtës të biodiversitetit dhe thesareve gastronomike që tradita shqiptare zotëron. Aleanca do të shërbeje si një rrjetëzim mes tyre, por sidomos për të krijuar dhe mbajtur gjallë lidhjen mes kuzhinierëve dhe prodhuesve vendorë, duke dhënë kështu një mbështetje për prodhimin vendas.
Eventi për krijimin zyrtar të Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve do të zhvillohet më 19 Qershor 2015 pranë Ministrisë së Bujqësisë, me pjesëmarrjen e Presidentit të Fondacionit Slow Food për Biodiversitetin Z. Piero Sardo.
Gjatë këtij takimi do të shpërndahen edhe çertifikatat e anëtarësimit në Aleancën Slow Food të Kuzhinierëve.
Si ka lindur projekti i Aleancës së Kuzhinierëve?
Në vitin 2006, më shumë se 1.000 kuzhinierë nga 150 Vende u mblodhën në Torino, gjatë “Terra Madre”, për të ngritur themelet e një aleance solidaritetime fermerët e vegjël në mbarë botën, duke u bërë nxitës dhe zëdhënës të një bujqësie të mirë, të pastër dhe të drejtë. Gjatë këtij eventi u miratua roli themelor i kuzhinierëve në ruajtjen e biodiversitetit agro-ushqimor: kuzhinierët janë interpretuesit më të mirë të territoreve të tyre dhe mund të vlerësojnë prodhimet vendore me njohuri dhe krijimtari, duke i dhënë rëndësinë e duhur  kujdestarëve të biodiversitetit.
Në shumë Vende të botës, në vitet në vijim, janë zhvilluar në kuadër të rrjetit Slow Food projekte që kanë mbledhur shtysat e dala nga takimi botëror i komuniteteve të ushqimit të “Terra Madre” dhe që kanë lehtësuar takimin dhe shkëmbimin mes kuzhinierëve dhe prodhuesve të ushqimit vendor.
Në veçanti, në vitin 2009, Slow Food Italia nisi projektin e Aleancës mes kuzhinierëve dhe Presidiave Slow Food me qëllimin për të bërë të njohur dhe për të promovuar Presidiat, por edhe për të angazhuar botën e restoranteve në betejën për mbrojtjen e biodiversitetit, duke i nxitur kuzhinierët që të krijojnë marrëdhënie dhe njohje të drejtpërdrejta me prodhuesit e vegjël.
Rrjeti italian i kuzhinierëve, i prodhuesve dhe i shoqatës Slow Food u mblodh në Itali (në Parkun natyror të Alberese, në Toskanë), në muajin Prill 2012, në një debat të nivelit të lartë, që shkoi përtej problematikave logjistike të lidhura me gjetjen dhe sigurimin e produkteve, duke prekur çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e gastronomisë, me rolin e kuzhinierëve në të ardhmen e bujqësisë (dhe të peshkimit), dhe me forma të mundshme të një bashkëpunimi më aktiv me të gjithë prodhuesit, jo vetëm me prodhuesit e Presidi.
Në vitin 2012, Aleanca ka marrë anëtarësime edhe në Hollandë dhe Marok, së fundmi në Meksikë, ndërsa shumë shoqata të tjera Slow Food kanë kërkuar për të filluar projektin në: Kanada, Republikën Çeke, Austri, Zvicër dhe Francë.
Në Këshillin Ndërkombëtar të Slow Food në Stamboll, më 15 qershor 2013, asambleja ka vendosur që projekti i Aleancës mes kuzhinierëve, Presidiave dhe prodhuesve vendorë është një projekt strategjik për shoqatën ndërkombëtare, objektivat e të cilit janë:
-              nxitja e fillimit dhe e përforcimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta (të punës, bashkëpunimit, miqësisë, solidaritetit) mes kuzhinierëve dhe prodhuesve;
-              vlerësimi i produkteve të Presidi, të Arkës së Shijes dhe të produkteve të vogla vendore “të mira, të pastra dhe të drejta”, duke mbrojtur kështu biodiversitetin agro-ushqimor në rrezik zhdukjeje;
-              bërja e njohur e fermave të vogla bujqësore dhe rritja e njohurive të tyre;
-              nxitja e anëtarësimit në shoqatën Slow Food, zhvillimi dhe përforcimi i rrjetit Slow Food në komunitetet vendase duke i afruar prodhuesit, kuzhinierët dhe restorantet me vlerat e Slow Food;
-              vlerësimi i traditave gastronomike vendore dhe i njohurive/dijeve artizanale;
-              rritja e ndërgjegjësimit dhe e vetëdijes mbi nevojën për të bërë zgjedhje të qëndrueshme të konsumit;
-              përkthimi konkret (në zgjedhjet e përditshme) i fushatave ndërkombëtare të Slow Food (si Slow Fish ose fushatat kundër shpërdorimit të ushqimit, kundër OMGJ-ve, në favor të biodiversitetit dhe të djathrave me qumësht të papasterizuar, në mbrojtje të peizazheve bujqësore, etj.);
-              mbështetja praktike, nëpërmjet mbledhjes së fondeve, e projekteve të Slow Food për mbrojtjen e biodiversitetit dhe të aktiviteteve të rrjetit të Terra Madre.
Anëtarësohen në Aleancë kuzhinierët të cilët bashkëndajnë filozofinë eSlow Food, për të cilën angazhohen ta mbështesin dhe ta shpërndajnë. Ata përpiqen të promovojnë një ushqim “të mirë, të pastër dhe të drejtë”, duke ndihmuar konkretisht projektet që mbrojnë kulturat vendase dhe biodiversitetin e ushqimit, një trashëgimi për t’u ruajtur dhe mbrojtur në të gjithë botën.
Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve është një rrjet që bashkon kuzhinierë nga e gjithë bota.
Anëtarësim do të thotë:
•             Përdorim i lëndëve të para vendore dhe me cilësi të mirë, të ofruara nga fermerët, barinjtë, peshkatarët, kasapët, furrtarët dhe artizanët, të cilët ruajnë teknikat dhe dijet tradicionale, duke punuar në mënyrë të tillë që të respektojnë mjedisin, peizazhin dhe mirëqenien e kafshëve.
•             Vlerësim i prodhimeve të virtytshme të territorit, duke filluar nga Presidi Slow Food, nga Arka e Shijes, nga komunitetet e ushqimit të Terra Madre, dhe t’i jepet vizibilitet, dinjitet dhe vlerë e drejtë prodhuesve dhe punës që ata bëjnë.
Mund t’i bashkohen Aleancës kuzhinierë nga çdo formim apo traditë, me kusht që të jenë të interesuar për të ruajtur dhe mbrojtur, me aktivitetin e tyre të përditshëm që ushtrojnë, biodiversitetin agroushqimor, dijet gastronomike dhe kulturat vendase. Mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuzhina e në restorante të të gjitha llojeve, në bistro, bujtina, hotele, madje në shtëpi ose edhe në kontekste informale, siç janë tregjet dhe kuzhinat e rrugës. Në çdo fushë, me kusht që të jetë e arritshme për të gjithë.
Aleanca vlerëson traditat vendase gastronomike, por nuk kufizon mundësitë për të shprehur krijimtarinë e kuzhinierëve, për këtë arsye mund t’i bashkohen Aleancës kuzhinierë që propozojnë çdo lloj kuzhine (etnike, fusion, krijuese, etj.). Por veprimtaria e tyre duhet të bazohet në kërkim të cilësisë, dhe zgjedhja e lëndëve të para dhe marrëdhëniet me prodhuesit duhet të jenë në përputhje me filozofinë e projektit. Është e rëndësishme që kuzhinierët të dinë t’u sigurojnë klientëve të tyre informacione mbi produktet e gatuara, mbi origjinën e tyre, mbi prodhuesit, mbi arsyet e zgjedhjeve të tyre dhe të anëtarësimit të tyre në projektin Aleancës dhe meSlow Food.
Emri i kuzhinierit që i është bashkuar Aleancës do të komunikohet në faqen e internetit bashkë me të dhënat e duhura për të krijuar një kontakt, të tilla si emri dhe adresa e restorantit ose e vendit në të cilin punon dhe në të cilin shpreh angazhimin e tij nëpërmjet kuzhinës së tij dhe zgjedhjeve të tij të blerjes, numrat e telefonit, adresë e-maili dhe faqen e mundshme të internetit, në mënyrë që të jetë e mundur të kontaktohet, për ta përfshirë në nisma dhe evente ose thjesht për të vizituar lokalin apo restorantin e tij.
Pas Italisë, Marokut, Hollandës dhe Meksikës, tani edhe kuzhinierët shqiptarë do të jenë pjesë e Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve, një Aleancë e cila synon të mbrojë biodiversitetin kulinar, një nga të vetmit në rajon që ende mund t’i shpëtojë globalizimit. Çdo kuzhinier që bashkëndan këtë filozofi dhe që përdor prodhime vendase duke respektuar sezonalitetin e tyre, është i mirëpritur t’i bashkohet Aleancës dhe të jetë pjesë e Slow Food.
Për më shumë informacion rreth projektit: www.slowfoodfoundation.com
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Fb: VIS Albania
Twitter: @VISALBANIA
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12900

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.