Vlora drejt një vije të re bregdetare

Vlora drejt një vije të re bregdetare

on Friday, 21 February 2014. Posted in Lajme

Përzgjidhet sot në Vlorë projekti fitues për realizimin e "Lungomare"

Vlora drejt një vije të re bregdetare
Faza e dytë e përzgjedhjes së studiove që do tëprojektojnë fytyrën e ardhshme të qytetit të Vlorës, mbyllet sot, në qytetin jugor, në sallën e e Teatrit "Petro Marko". 

 

Qeveria e re dhe kryeministri i saj Edi Rama, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ministrja Eglantina Gjermeni, u kanë bërë ftesë publike mediave që të jenë të pranishme gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke cituar nër të tjera:
"Sot në Teatrin "Petro Marko", qytetarët e Vlorës do të jenë dëshmimtarë të përzgjedhjes së projektit më të mirë që do transformojë Vijën Bregdetare të Vlorës! Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ju fton të gjithëve të ndiqni konkursin nëpërmjet pasqyrimit të drejtpërdrejtë në media !
Kryeministri Edi Rama, ka shtuar se kjo praktikë do të ndiqet për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë në të ardhmen.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

25909

Comments (1)

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.