Filmfesta hapet me “Nëntorin e dytë”

on Monday, 29 October 2012.

Më 3-9 nëntor do të zhvillohet edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit Shqiptar

 

Versioni i restauruar i filmit "Nëntori i Dytë" do të hapë edicionin e 13-të të Festivalit të Filmit Shqiptar, i cili organizohet në Tiranë. Shfaqja e këtij filmi në festival është e rëndësishme për faktin se përkon me  100-vjetorit e shpalljes së pavarësisë të vendit. Gjatë festivalit të filmit do të ketë tre shfaqje speciale, premiera të filmave botërorë dhe europianë, ndërsa në konkurrim janë 15 filma artistikë  dhe dokumentarë. Premierë do të jetë edhe dokumentari ‘Besa’ një prodhim hebre që ka pasur shumë sukses në botë. Veç filmave do të ketë edhe aktivitete të tjera si workshope, masterklase me njerëz, autorë të rëndësishëm, që t’i shërbejnë komunitetit të kineastëve. Po kështu do të krijohet një ambient në funksion të festivalit, i cili do të zhvillohet në kinema “Millenium”edhe në gjithë Pedonalen, Galerinë Kombëtare të Arteve, Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar të Komedisë.Festivali  financohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkia e Tiranës. Tirana Kulturore

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

3876

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.