Articles in Category: Intervista

Marin Mema: Shqipëria tjetër është ajo e vërteta

Written by Ilirjan Gjika on Monday, 26 September 2016. Posted in Intervista

Gazetari i njohur sjell një Shqipëri ndryshe, përmes cikleve televizive historike dhe turistike

Marin Mema:  Shqipëria tjetër është ajo e vërteta
Turizmi historik dhe ai kulturor përbëjnë dy nga komponentët më të rëndësishëm që sjellin prurjet më të mëdha të vizitorëve në sektorin e turizmit në botë. Në këtë drejtim nuk bën përjashtim edhe vendi ynë. Janë me mijëra turistë që në çdo stinë të vitit “mësyjnë” drejt parqeve dhe siteve arkeologjike, kishave dhe manastireve mesjetare, xhamive dhe teqeve, kështjellave dhe kullave, monumenteve dhe rrënojave, atje ku vijojnë të ruhen vlerat e së kaluarës. Dhe nëse nuk do të ishte puna e albanologjisë, jo vetëm të huajt por edhe shqiptarët nuk do ta njihnin Shqipërinë, së bashku me historinë, traditat, monumentet, kulturën materiale dhe folklorin e saj. Por “Jeta është e shkurtër dhe shkenca e gjatë”, thotë një proverb i huaj, fakt që përshtatet me realitetin. Nëse nuk do të ishte televizioni, ky mjet i fuqishëm i komunikimit masiv, albanologjia, pavarësisht botimeve të shumta nuk do të siguronte “marketingun” e duhur të kulturës sonë. Këtu, meritë të madhe kanë televizionet kombëtare dhe natyrisht edhe gazetaria televizive. Pikërisht një nga njerëzit që ka bërë më shumë në këtë drejtim është padyshim gazetari i mirënjohur Marin Mema. Për mëse një dekadë, nëpërmjet dy emisioneve të tij ‘’Shqipëria tjetër’’ dhe ‘’Gjurmë shqiptare’’, ai ka sjellë përpara ekranit atë anë të panjohur të historisë sonë. Nëpërmjet një pune kolosale dhe të jashtëzakonshme ai dhe ekipi i tij i kanë rënë kryq e tërthor territorit të shtetit shqiptar por edhe  të hapësirës ku  jetojnë shqiptarët, për të dëshmuar thesaret e mëdha të kulturës sonë, të krijuara me aq mund dhe durim ndër shekuj. Pikërisht për zbulimin dhe evidentimin e tyre, gazetari i njohur, tregon eskluzivisht për revistën Travel punën dhe përpjekjet e tij.

Ismail Hoxha: Një bankier eksplorator, në zbulim të Shqipërisë

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 03 May 2016. Posted in Intervista

Discover Albania është motoja ime e jetës

Ismail Hoxha: Një bankier eksplorator, në zbulim të Shqipërisë
Nga bankat e shkollës, drejt e në bankë, dhe nga banka drejt e në prehër të natyrës. Ky është Ismail Hoxha, djaloshi që gjithkush mund ta ketë zili, sepse si pak të tjerë i ka rënë Shqipërisë cep më cep, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, duke eksploruar shtigjet e pafundme natyrore por edhe fortesat kulturore të vendit me djemtë dhe vajzat e Klubit të tij Discover Albania. Dhe ndonëse ka filluar ta bëjë këtë që në vitin 2007, thotë se ky është vetëm fillimi. Çfarë do t`i mbetet për të zbuluar në dekadën e ardhshme? Zbulojeni vetë…

Mehdi Hafizi: "Në Muzeun e Skënderbeut hyn vizitor e del mik"

Written by Irhan Jubica on Tuesday, 12 January 2016. Posted in Intervista

Intervistë me drejtorin e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës

Mehdi Hafizi:

16 vjet në krye të Muzeut unik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e 24 vjet si punonjës i këtij muzeu e kanë bërë Mehdi Hafizin nji simbol më shumë për qytetin historik të Krujës. Në këtë intervistë për revistën Travel, ai flet me modesti dhe mirënjohje për kolegët, bashkë me të cilët ia ka dalë t’i kthejnë vizitorët - që për të nuk janë të rastësishëm - në miq të Muzeut.

Hafizi është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë si atëherë kur thotë se me aftësitë e tij mund të drejtojë cilindo muze tjetër në vend, e si atëherë kur pranon se Muzeu që ai drejton nuk është në rrjetet ndërkombëtare të muzeve. E i tillë është Hafizi kur thotë se skuqet pa qenë fajtor nga vërejtjet që turistët e huaj bëjnë në Muze për ndërtimet pa kriter në qytetin e tij, apo edhe kur thotë se ndjehet si përpara ndonjë provimi të vështirë, sa herë që shoqëron vizitorë në Muze, qofshin ata personalitete të larta, apo nxënës shkollash.

Gjergji Mano: 14 punonjës menaxhojnë 100 000 vizitorë dhe gjysmë milioni dollarë

Written by Irhan Jubica on Saturday, 17 October 2015. Posted in Intervista

Flet drejtori i parkut Kombëtar të Butrintit

Gjergji Mano: 14 punonjës menaxhojnë 100 000 vizitorë dhe gjysmë milioni dollarë
Butrinti është siti kulturor më i rëndësishëm i Shqipërisë. E megjithatë, ai mirëmbahet dhe u ofrohet turistëve nga një staf prej vetëm 14 punojësish. Drejtori i parkut Kombëtar dhe Natyror, flet për revistën Travel, për problemet por edhe planet e menaxhimit të parkut që pret rreth njëqindmijë vizitorë në vit.

Tim Neville: "Shqipëria është lart në listën time"

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 08 November 2014. Posted in Intervista

Heronjtë e vërtetë janë vetë shqiptarët që do të bëjnë të nesërmen

Tim Neville:

 Ai është një udhëtar jo i zakonshëm. Ka shëtitur botën, ka shkruar për media prestigjoze si  NEW YORK TIMES, ka parë kultura e vende të ndryshme, e megjithatë, Tim Neville, thotë se do të vinte me gjithë zemër të jetonte në Shqipëri, të kishte një shtëpi të vogël buzë guralecëve të plazhit të Rivierës apo lart në Alpe, të hante “tavë kosi” dhe të mësonte shqip. Edhe këtë herë, në një intervistë plot zemër, gazetari i njohur nuk humbet rastin të tregojë vlerat e Shqipërisë, vend me të cilin thotë se është dashururar.