The Trail of Taste - Shtegu i Shijes: Kosova - Albania - Montenegro. Albanian Great Escapes 2017

The Trail of Taste - Shtegu i Shijes: Kosova - Albania - Montenegro. Albanian Great Escapes 2017

on Monday, 12 February 2018. Posted in Itinerare

Përmes shijeve unike nëpër shtegun Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi

 The Trail of Taste - Shtegu i Shijes: Kosova - Albania - Montenegro. Albanian Great Escapes 2017
English / Shqip
A tasteful journey through the beautiful mountain paths of Albania, Kosovo and Montenegro, recognizing the characteristic cuisine of each area, the forgotten remedies that are being resurfaced and the healthiest foods, most of which produces from nature itself and the rest, from the golden hands of these hospitable and bourgeois inhabitants. This trail is also part of the "Bread, salt and heart" project, realized by Vis Albania and the "Spirit of Kelmend".

Duration: 7 days
Difficulty: E / EE
Min - Max of participants: 4-16
Recommended period: from June to September. Alpine climate.
Daily average: 6 to 8 hours.:
Total length of trekking: approximately 105 km (walk)
Ascent: about 5,100 meters
Descent: about 5,300 meters
Max/mini altitude reached: Mount of Berizhdol 1979/302 Tamara.
Accommodation: guesthouses 
On-site transfers: bus and off-road.
What to bring: Hiking boots, tennis shoes, windproof jacket, backpack (55-65 L), a water bottle (1L / 1.5L), valid passport for travel abroad.
Logistics and guides: Viaggiare i Balcani, Kosova Outdoor (certified guides D.A.V.) in collaboration with “Fryma e Kelmendit” Consortium

Day 1: Peja (220 km from Tirana, 4 hours), Rugova Valley.
Immediately the environment becomes more and more spectacular and rugged, as you enter into the Rugova Gorge. Accommodation in one of the guesthouses of the "Green Path" network.

Day 2: Reka e Allages - Qafa e Gjonit - Drelaj
H: 6 / Ascent - Descent: +930; -850
Stage dedicated to the discovery of the Rugova Valley, between fir forests and pastures of Mount Hajla, the plateau of Pepaj, and the throats of Koshutani, to go down to the village of Boge, to Osman, a member of the Slow Food convivium. Osman’s family is committed to 360° in the km0 cultivation and breeding.

Day 3: Drelaj - Liqeni Kuqishtes - Jelenk - Babino Polje - Eco-Village.
H: 6 /Ascent - Descent: +1020; -870
An amazing path that immediately meets two crystal mountain lakes, then proceeding to Jelenk. You walk along the Kosovo-Montenegro border, on a long ridge with a 360° view on the mountain massif. Then you descend to the Bivoliak valley that ends in Plav, where the minarets mingle with the Christians bell towers. Accommodation in the Eco-village of Babino Polje.

Day 4: Babino Polje - Grbaja – Lepushë.
H: 7 / Ascent - Descent: +650; -700
Transfer by minibus to Grbaja (1h), where we start to cross the Montenegro-Albania border. Wonderful trail for its environment, nature and typology. Along it you can experience various degrees of elevation and vegetation of an ancient communication valley that connects Montenegro with Albania. The arrival in the valley of Lepushe, the heart that beats in the wild Kelmend. Here you will find the producers of Mishavine, the alpine cheese - Slow Food Presidum. A meeting with the representatives of “Fryma e Kelmendit” consortium, the network that support local production and sustainable tourism in this pristine and uncontaminated area. Accommodation at a producer’s guesthouse.

Day 5: Lepushë - Greben - Lepushë.
H: 7 / Ascent - Descent: +550; -550
Lepushë, with its open green valley between beautiful mountains and its pastures, deserves a dance with us. A circular route that touches all its beauty and its treasures, hidden for centuries and remained unchanged as anywhere else in Europe. We will hide in its forests and hike on the crests of its mountains, visit the huts and get late with the local pastors tasting the fresh Mishavine (the alpine cheese, Slow Food Presidium) and sipping herbal brandies. Accommodation at Mishavine’s producer guesthouse.

Day 6: Lepushë - Berizhdol- Nikç
H: 7 / Ascent - Descent: +660; - 950
Stage dedicated to the overlooking massive of Kelmendi. The hiking path from Lepushë is not difficult. We will arrive mid-day on Mount Berizhdol that overlook the three valleys of Kelmend (Vermosh in north, Lepushe in east and Tamara in south). Long descent to the amazing village of Nikç with its still functioning water mills. Accomodation at guesthouse.

Day 7: Nikç - Kozhnja - Tamara.
H: 3 / Ascent - Descent: +50; - 300
Comfortable walk along the river at the end of the whole trek. We arrive to Tamara, administrative center of Kelmend, and we celebrate with a variety of flavors and local products at the restaurant “Bukë, Kripë dhe Zemër” (Bread, Salt and Heart), supported by the Slow Food network and the Albanian Slow Food Chefs Alliance. Accommodation at guesthouse.

Një udhëtim përmes shijes, nëpër shtigjet e bukura malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, duke njohur gatimet karakteristike të çdo zone, shijet e harruara që po ripërtërihen dhe ushqimet më të shëndetshme, shumicën e të cilave i prodhon vetë natyra dhe pjesën tjetër, duart e arta të këtyre banorëve mikpritës e zemërbardhë. Ky shteg është gjithashtu pjesë e projektit "Bukë, kripë e zemër", realizuar nga Vis Albania dhe Fryma e Kelmendit
Kohëzgjatja: 7 ditë 
Vështirësia: E/EE
Min-Max i pjesëmarrësve: 4-16
Periudha e këshilluar: qershor - shtator. Klimë alpine.
Mesatarja ditore: nga 6 në 8 orë.
Zhvillimi i trekking: rreth 105 km (në këmbë)
Disniveli në ngjitje: rreth 5.100 metra
Disniveli në zbritje: rreth 5.300 metra
Lartësia max/min e arritur: 
Maja e Berizhdolit 1979 / Tamara 302
Fjetja: në bujtina dhe në strehime përgjatë trekking 
Lëvizjet në vend: me furgon dhe fuoristradë.
Çfarë duhet të keni me vete: këpucë për mal, atlete, xhup kundër erës, çantë shpine 55-65 lt, shishe uji (1L/1,5L), pashaportë e vlefshme për kalimin e kufirit.
Organizimi logjistik dhe udhërrëfyes: 
Viaggiare i Balcani, Kosova Outdoor (udhërrëfyes të certifikuar D.A.V.) në bashkëpunim me konsorciumin "Fryma e Kelmendit"

Dita e parë: Peja (220 km nga Tirana, 4 orë) Lugina e Rugovës
Menjëherë ndeshesh me një natyrë të mrekullueshme e gjithnjë e më e ashpër, sa më shumë që futesh në Grykën e Rugovës. Sistemimi në një nga bujtinat e rrjetit “Green Path”.

Dita e dytë: Reka e Allages - Qafa e Gjonit – Drelaj
Orë: 6 / Disniveli: +930; -850
Etapë kushtuar zbulimit të Luginës së Rugovës, ndër pyje bredhi e kullotash të malit Hajla, në pllajën e Pepaj, dhe në grykat e Koshutanit, për të zbritur në fshatin Bogë, tek Osmani, anëtar i konviviumit Slow Food. Familja e Osmanit është e angazhuar 360º në kultivimin dhe mbarështimin me km0.

Dita e tretë:
Drelaj - Liqeni Kuqishtes - Jelenk - Babino Polje - Eco-Village
Orë: 6 / Disniveli: +1020; -870
Shteg shumë i bukur që takon menjëherë dy liqene të kristaltë malor, duke vijuar më tej për në Jelenk. Ecja kryhet përgjatë kufirit Kosovë – Mal i Zi, në një kreshtë të gjatë me fushëpamje 360° të masiveve malore. Zbritet më pas drejt luginës së Bivoliak që përfundon në Plav, ku minaret ndërthuren me këmbanat e krishtera. Qëndrimi gjatë natës në fshatin Babino Polje.

Dita e katërt: Babino Polje - Grbaja - Lepushë.
Orë:7 / Disniveli: +650; -700
Transferimi me furgon në Grbaja (1h), nga ku do të nisemi për të përshkuar kufirin Mal i Zi – Shqipëri. Një etapë mahnitëse për mjedisin dhe llojin e itinerarit. Përshkohen nivelet e ndryshme altimetrike dhe me bimësi të një lugine që ka komunikuar që në lashtësi për të lidhur Malin e Zi me Shqipërinë. Mbërritja në luginën mbresëlënëse të Lepushës, zemra që rreh në Kelmendin e egër. Këtu janë përqendruar produktet cilësore të Mishavinës, djathit alpin të mbrojtur nga Slow Food. Takim me konsorciumin “Fryma e Kelmendit” që çon përpara projektin dhe rrjetin në mbështetje të produkteve vendore dhe turizmit të qëndrueshëm në këtë kënd parajse të paprekur. Qëndrimi pranë një bujtine prodhuesish.

Dita e pestë: Lepushë – Greben - Lepushë.
Orë:7 / Disniveli: +550; -550
Lepusha, me luginën e saj të hapur e të gjelbër në mes të maleve të mrekullueshme dhe kullotave të saj, meriton një valle bashkë me ne. Një shteg rrethor që prek të gjitha bukuritë dhe thesaret e saj, të fshehura për shekuj me radhë e që kanë mbetur të pandryshuara aq sa nuk mund t’i gjeni në asnjë vend tjetër të Evropës. Do të fshihemi në pyjet e saj dhe do të përshkojmë kreshtat e maleve të saj, do të vizitojmë stanet dhe do të rrimë deri vonë me barinjtë duke shijuar Mishavinën e freskët (presid Slow Food) duke pirë raki e pije me bimë të zonës. Kthimi dhe qëndrimi në një bujtinë prodhuesish Mishavine.

Dita e gjashtë: Lepushë – Berizhdol- Nikç.
Orë:7 / Disniveli: +660; - 950
Etapë kushtuar masivit që zotëron Kelmendin. Ngjitja nga Lepusha nuk është e vështirë. Mbërritja në mesditë në malin e Berizhdolit me pamje nga të tre luginat e Kelmendit (Vermoshin në veri, Lepushën në lindje dhe Tamarën në jug). Zbritje e gjatë drejt fshatit të këndshëm të Nikçit me mullinjtë e tij me ujë që janë ende në punë. Qëndrimi në një bujtinë të zonës.
Dita e shtatë: Nikç – Kozhnja - Tamara.
Orë: 3 / Disniveli: +50; - 300
Një shëtitje e rehatshme përgjatë përroit në mbyllje të gjithë ecjes. Mbërrijmë në Tamarë, qendra administrative e Kelmendit, dhe festojmë në një tryezë me gamë të gjerë shijesh në Restorantin “Bukë, Kripë e Zemër” mbështetur nga rrjeti Slow Food dhe nga Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve të Shqipërisë. Qëndrimi në një bujtinë të zonës.

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

12339

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.