Produktet natyrale dhe pa stimulantë, arma e ardhshme në ekoturizëm

Produktet natyrale dhe pa stimulantë, arma e ardhshme në ekoturizëm

on Tuesday, 18 February 2014. Posted in Lajme

Ministri Panariti: Ndalje e plotë e stimulantëve, do të amendojmë ligjin

Produktet natyrale dhe pa stimulantë, arma e ardhshme në ekoturizëm

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka deklaruar se është në diskutim dhe po bëhen përpjekje për amendimin e ligjit aktual për ndalimin e stimulantëve që përdoren në bujqësi për rritjen artificiale, të rrezikshme për konsumatorin.Etrel dhe Boldemec të diskutuara vitin e kaluar, ngjallën debate në Shqipëri, por edhe më gjerë, pasi komisione nga Bashkimi Europian në raportet e tyre kanë pasqyruar përdorimin e stimulantëve në Shqipëri, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së.

Për të stimuluar prodhimin e produkteve bio, qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë kontrollin ndaj përdorimit të stimulantëve hormonalë, deri në ndalimin e plotë të tyre.Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, deklaroi se:“Po kontrollojmë farmacitë bujqësore ku këta stimulantë tregtohen dhe mund të shohim mundësinë e ndaljes së plotë duke amenduar ligjin për ushqimin. Vetëm me cilësi mund të konkurrojmë tregjet vendase dhe ndërkombëtare.”Tregtimi i prodhimeve shqiptare bio do të bëhet i ndarë nga produktet e importit, çka sipas ministrit Panariti do të ndihmojë në promovimin e produkteve “Made in Albania”.“Do të ketë një tabelë të madhe me siglën tonë dhe për secilën stendë ku do të tregtohen prodhimet, do të afishohet produkti dhe zona prej nga vjen”. Kjo nismë do të zbatohet fillimisht në tregun ‘Avni Rustemi’, në kryeqytet, për t’u shtrirë sipas ministrit edhe në tregje të tjera të vendit.Nga ana tjetër, këtë muaj, ministri i Bujqësisë u ka kërkuar drejtuesve të minibashkive në kryeqytet që të mendojnë dhe ideojnë se çfarë mundësish kanë tregjet e Tiranës për të ngritur çadra, sektorë apo edhe markete të mirëfillta ku të tregohen vetëm dhe ekskluzivisht produkte 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23838

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.