Articles in Category: Lajme

Rene Rexhepi sërish me restorantin më të mirë në botë

on Wednesday, 30 April 2014. Posted in Lajme

Kuzhinieri me origjinë shqiptare fiton çmimin “Oscar” për ushqim

Rene Rexhepi sërish me restorantin më të mirë në botë

Në San Pellegrino është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për restorantin më të mirë në botë.
Sërish këtë çmim e ka rrëmbyer restoranti “Noma” i Rene Rexhepit, me prejardhje shqiptare.
Është viti I katërt që ky restorant kryeson listën e më të mirëve në botë. Duket sikur një lëndë e panjohur mban ngjitur në dorën e shqiptarit kupën e çmuar.
“Noma fiton çmimin që konsiderohet si Oscari i restoranteve”, shkruan CNN.
“Është diçka e çmendur. Faleminderit për besimin tuaj”, ka thënë Rexhepi.

Rudina Xhunga nis sezonin e saj të turizmit në

on Monday, 09 April 2012. Posted in Lajme

Fillon cikli cikli turistik "Takim ne..." nga ekrani i Top Channel

 

Nis Sezoni i Turizmit ne Top Channel, me te ftuarit e tij te pare, aktore te rendesishem te fushes se turizmit ne Shqiperi. Te ftuarit ne studio dhe lidhjet direkte me qytetet turstike nxoren ne pah fillimisht problemet qe percjellin pragsezonin e ri. Nder te tjera u diskutua problemi i ndertimeve ne zonat turistike, ndotja e ambientit, energjia dhe uji qe shkakton  probleme te renda gjate sezonit me nderprerjet e shumta si dhe faza pergatitore e operatoreve turistike

Shpallet emergjenca mjedisore në shkallë kombëtare

on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Lajme

Komiteti Kombëtar për Mbetjet shpall më në fund emergjencën mjedisore

Shpallet emergjenca mjedisore në shkallë kombëtare

 Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve vendosi shpalljen e fillimit të emergjencës mjedisore në vend, lidhur situatën e mbetjeve urbane në prag të sezonit turistik. “Komiteti rekomandoi gjithashtu ngritjen e një Task-force për zgjidhjen sa më efikase të kësaj problematike shqetësuese në prag të fillimit të sezonit turistik”, tha gjatë një konference për shtyp, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit, zv.ministrja e Mjedisit Olijana Ifti, që kryeson këtë Komitet.

Shqipëri- Maqedoni - Ofertë e përbashkët turistike

on Tuesday, 04 February 2014. Posted in Lajme

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni priti sot në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë Z. Stojan Karajanov

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni priti sot në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë Z. Stojan Karajanov, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit në prag të çeljes së sezonit turistik.
Pala maqedonase u shpreh shumë e interesuar për të vendosur ura bashkëpunimi mes dy vendeve, duke ftuar Agjencinë Kombëtare të Turizmit të prezantojë ofertën turistike shqiptare në një panair të posaçëm në Shkup, për të promovuar potencialin e madh turistik shqiptar. Sipas tij një marëveshje mes dy agjencive respektive do të ndikonte në rritjen e ofertës turistike mes dy vendeve. Ambasadori informoi Ministren se vetëm gjatë vitit të kaluar Maqedonia eksportoi 500 mln euro për turizëm drejt vendeve fqinje dhe sipas informacioneve të deritanishme nga operatorët turistikë këtë vit mendohet që 30% e kësaj shume të shpenzohet në Shqipëri. 

Shqipëria e gjeneratës tjetër

on Monday, 26 August 2013. Posted in Lajme

Rama fton arkitektë e planifikues urbanë me famë botërore - pas inspektimit në terren, konferencë në Tiranë

 "Një kapitull i ri për territorin dhe ekonominë", e vlerëson  kryeministri i ardhshëm, Edi Rama me një koment në rrjetin social "Facebook" konferencën 2-ditore "Shqipëria e gjeneratës tjetër", që do të zhvillohet nga nesër në Tiranë.

Rama bën me dije se për këtë arsye janë mbledhur arkitektë dhe planifikues me famë botërore të cilët po vizitojnë godina publike në Tiranë dhe jashtë saj. 

“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t'i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare”, bën me dije Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”. 

Partia Socialiste pritet të zhvillojë më 26 dhe 27 një konferencë me me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kësaj partie, do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm. 

Synimi i kësaj konferencë, sipas PS është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar në Kopenhagen

on Friday, 17 January 2014. Posted in Lajme

17-18-19 Janar, Danimarka, Vitrina turistike e radhës edhe për Shqipërinë

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar në Kopenhagen

 Agjencia Kombetare e Turizmit është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të Kopenhages i cili ka filluar sot dhe do të vijojë deri në date 19 janar. 

Në kuadrin e projetit të Ambasadave, vendit tonë i është ofruar një sipërfaqe ekspozimi. Në këtë aktitivet. Kjo është hera e dytë që vendi ynë po përfaqesoshet në mënyrë institucionale në këtë panair, pas pjesëmarrjes së pare të vitit 2008. 
Synimi i vendit tone në këte panair është zgjimi i nteresit ndaj tursiteve danez dhe atij skandinav në pergjithësi për frekuentimin e Shqipërisë si destinacion turistik 
Pjesëmarrëse në këtë panir është edhe drejtoresha e pergjithshme e Agjencise Kombëtare të Turizmit Znj. Julinda Dhame, e cila është duke zhviluar takime të llojit B2B me subjekte të interesuara. 

 

Shqipëria në vëmëndjen e turistëve lindorë

on Thursday, 05 December 2013. Posted in Lajme

Panairi “TT Warsaw”,u zhvillua në datat 28-30 Nëntor 2013 në Varshavë, Poloni

 

Vendi ynë u përfaqësua në edicionin e 21-të të panairit të turizmit “TT Warsaw 2013” në Varshavë, Poloni, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ky panair u zhvillua në datat 28-30 Nëntor në Trade Fair and Congress Centre MT Polska, me një numër rreth 20.000 vizitorësh dhe 400 ekzibitorësh, ndërmjet të cilëve edhe Shqipëria. 
Stenda e Shqipërisë pati një numër të konsiderueshëm vizitorësh, përfaqësues të bizneseve dhe mediave, por edhe nga publiku i gjerë. 
Gjatë panairit u zhvilluan disa takime dhe pati shprehje interesi nga ana e tur-operatorëve të huaj për të bashkëpunuar me tur-operatorë, agjenci turistike shqiptare dhe hotele që ofrojnë paketa incoming për në Shqipëri.

 

Shqipëria: destinacion turistik gjithëvjetor

on Thursday, 30 January 2014. Posted in Lajme

Takim i ministres Gjermeni me ambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri

 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni priti sot në një takimAmbasadoren e Cekisë në vendin tonë Znj. Bronislava Tomášová.
Gjatë bashkëbisedimit Ministrja Gjermeni gjeti mbështetjen e Ambasadores Tomášová për promovimin e destinacioneve turistike në vendin tonë, aq të preferuara nga turistët cekë dhe ranë dakord që materialet promovuese të pregatiten edhe në gjuhën ceke.
Ministrja Gjermeni deklaroi se zhvillimi I turizmit përgjatë gjithë vitit është një nga prioritetet e Ministrisë dhe po punohet për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik për turistët vendas dhe të huaj.
Ambasadorja e Cekisë u interesua për projektet në fushën e planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban. Duke vlerësuar mbështetjen e Cekisë në procesin e Integrimit Europian në BE, Ministrja Gjermeni dhe Ambasadorja Tomášová u angazhuan të punohet ngushtësisht për forcimin e mardhënieve mes dy vendeve.  

Sot në Shkodër - Panairi i Turizmit Kulturor

on Thursday, 24 October 2013. Posted in Lajme

“Shkodra Traditë, Kulturë dhe Histori" - motoja e eventit të radhës

 

Zhvillohet në kryeqendrën e veriut më 24 Tetor 2013 panairi i vlerave historike dhe kulturore
Aktivitetet kulturore në Shkodër, përlgjin më së miri vlerat e saj të hershme dhe të sotme, duke ngritur lart në çdo rast të mundshëm çdo vlerë e detaj që ruan dhe mbron identitetin e saj.
Me mbështetjen e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”dhe  projektit Chtmbal, aktiviteti do të përcjellë parada me veshje historike nga Rajoni i Shkodrës, që nga periudha e Ilirëve deri në ditët tona. Parada do të  përfshijë përveç veshjeve dhe këngë e valle nga zona e Rrethit të Shkodrës.
Ndërkohë që mbyllja e paradës, do të bëhet në orën 11.00, panairi do të vazhdojë deri në
orën 16:00, me vizita në stenda të ndryshme.
Këto aktivitete janë ndër elementët kryesorë që mbajnë gjallë tradiat dhe vlerat e qytetit të lashtë verior. travel

 

Tetori gjerman vjen në edicionin e shtatë

on Thursday, 26 September 2013. Posted in Lajme

Koncerte rroku dhe muzikë klasike, teatër dhe mbrëmje letrare, ekspozita e shumë aktivitete të tjera, përfshihen në axhendën kulturore të “Tetori gjerman”.

Koncerte rroku dhe muzikë klasike, teatër dhe mbrëmje letrare, ekspozita e shumë aktivitete të tjera, përfshihen në axhendën kulturore “Tetori gjerman”. Dje, në një konferencë të organizuar nga ambasada gjermane, përfaqësues dhe organizatorë kanë deklaruar se janë planifikuar aktivitete për të gjithë ata që kanë ndër interesat e tyre kulturën. “Ne dëshirojmë të bashkojmë dhe argëtojmë njerëzit. ‘Tetori gjerman’ është shndërruar tanimë në një traditë fikse në Shqipëri dhe është kënaqësi që edhe për këtë vit, mundëm së bashku me partnerët tanë të hartonim një program kaq të larmishëm”, deklaroi ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann në prezantimin e programit dje. Sipas tij, me këto aktivitete të shumta, ambasada gjermane fton bashkërisht shqiptarë dhe gjermanë të njohin më mirë njëri-tjetrin. “Tetori gjerman” shënon këtë vit edicionin e shtatë

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEME “NGRITJA E NJE SISTEMI TË INTEGRUAR TË INFORMACIONIT TURISTIK

on Tuesday, 17 December 2013. Posted in Lajme

VESHTRIM MBI ARRITJET DHE VIZIONIN E RI TË ZYRES SË SHERBIMIT TURISTIK

Në date 9 dhjetor në Hotel “Tirana International “ nën drejtimin dhe organizimin e Zyres së Sherbimit Turistik u zhvillua tryeza e rrumbullaket me temë “Ngritja e një sistemi të integruar të informacionit turistik” 
Në këtë takim krahas organizatoreve të tij me në krye drejtoreshen e ZTSH znj. Majlinda Hafizi , morren pjesë edhe zv. Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Z. Gjon Radovani , Znj Anila Kospiri e misionit te USAID në Shqiperi, gjithashtu edhe perfaqesues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit, INSTAT , Agjencisë Kombetare te Turizmit etj 
Takimi trajtoi aspekte të ndryshme që ishin ato te prioriteteve të industrisë turistike si dhe bashkepunimit të sektorit privat, me qellim ngritjen e një sistemi kombetar të informacionit turistik. Rolin e zyrave lokale të turizmit në sistemin e infromacionit kombetar turistike . 
Gjatë diskutimeve të ndryshme u evidentuan pikat e ndejeshme të cilat lidhen me persosjen e sitemit të informacionit mbi hotelerinë si dhe me informacionin turistik në pergjithësi. U evidentuan prirotet të cilat duhet të ndiqen nga ana e ZTSH si edhe aktoreve të tjerë të cilët ndihmjnë dhe janë pjesë e kë tij procesi. 
Në këtë drejtim Agjencia Kombetare e Turizmit si institucion i cili ka per mision promovimin e vendit si destinacion në tregun e turizmit , e ka te domosdoshme bashkëpunim me ZSHT sidomos në fushën e informacioni mbi kapacitetin hotelier , e cila eshte pjese e rendeishme e produktit turistik të vendit. 
Tryeza e rrubmbullakët percaktoi edhe drejtime të bashkepunimit ndër institucional .

Turizmi shqiptar në fokusin e turistëve spanjollë

on Wednesday, 15 January 2014. Posted in Lajme

Përfundon vizita zyrtare 2-ditore në Spanjë e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni

Turizmi shqiptar në fokusin e turistëve spanjollë

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Spanjë pati takime të rëndësishme me autoritetet spanjolle në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban. Ministrja Gjermeni pati takime me investitorë spanjollë të cilët u shprehën të gatshëm për të investuar në Shqipëri.
 Gjatë takimit me Ministren e Zhvillimit të Spanjës Znj. Ana Pastor, Ministrja Gjermeni e informoi homologen e saj për nismat e ndërmara nga institucioni që drejton në fushën e zhvillimit urban. Ministrja Pastor vlerësoi si shumë pozitiv modelin e organizimit të Ministrisë shqiptare, ku ndërthuret fusha e Turizmit me atë të Zhvillimit Urban. Gjatë takimit të dy palët ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në  fushën e zhvillimit të territorit me hapa konkretë të cilat shumë shpejt do të konkretizohen përmes një memorandumi bashkëpunimi. 

Turzimi në shifra

on Thursday, 26 April 2012. Posted in Lajme

Zgjedhje e revistës Travel



1.169.000.000

euro janë të ardhurat nga sektori i turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2011. Shifrat e cituara nga kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë si të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flasin për një ulje prej 4% në raport me një vit më parë.

 

 

17.888

është numri i vizitorëve që kanë shfletuar faqen e internetit të revistës shqiptare të turizmit rajonal “Travel” për periudhën 1 mars-26 prill 2012. Numri më i madh i vizitorëve brenda një dite është 740 dhe ka qenë me dt. 31 mars 2012.

 

 

10-15 

përqind më i lartë se në 2011 pritet të jetë numri i turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Shifrën e deklaron Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Aldo Bumçi në pjesmarrjen ekskluzive në forumin e këtij numri të revistës “Travel”.

 

 

26

maj 2012 mendohet të jetë dita kur ekspedita shqiptare “Everest 2012” do të mbërrijë në majën më të lartë të botës në Himalaje. Misioni i kësaj ekspedite është ngritja e flamurit shqiptar në Everestin e 8848 metrave lartësi.
Në të njëjtën ditë, urojmë që këngëtarja Rona Nishliu të dalë me sukses në finalen e Eurosong-ut.

Vjosa-Aos Eccomuseum, projekt më i ri i BE

on Thursday, 30 January 2014. Posted in Lajme

Agjensia Kombëtare e Turizmit merr pjesë në përurimin e projektit

Agjensia Kombetare e Turizmit, e perfaqesuar nga drejtoresha e pergjithshme Znj. Julinda Dhame dhe shefi i sektorit të marrëdhënieve me jashte Z. Bledar Mane, morren pjesë në konferencën ndërkombëtare dhe perurimin e Vjosa Eccomuseum, një projekt i Bashkimit Evropian me partnerë bashkitë e qyteteve Konicë dhe Përmet.
Ftesa e veçantë nga organizatorët për pjesemarrjen e AKT–së në këtë eveniment, tregoi seriozitetin dhe trajtimin si partnerë të barabartë në të tilla sipërmarrje. Eccomuzeumi i lumit Vjosa, është i pari i ketij lloji ne rajon dhe fatmirësisht jo vetem qyteti i Konicës por edhe qyteti i Përmetit e ka tashme. Një nga seancat e konferences u drejtua nga titullarja e AKT–së ku u tregua interes për sezonin e ardhshëm turistik të vendit tonë.