2014-a,  400-vjetori i themelimit të Tiranës

2014-a, 400-vjetori i themelimit të Tiranës

on Saturday, 01 February 2014. Posted in Lajme

Bashkia paralajmëron festime të shumta

2014-a,  400-vjetori i themelimit të Tiranës

400 vjetori i themelimit të qytetit të Tiranës do të përkujtohet me një sëre aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Tirana”. Aktivitetet do të nisin me 11 shkurt, ditë në të cilën 94 vjet me parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit, dhe do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës, z.Arben Skënderi dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, z.Arben Tafaj kanë shpalosur për mediat një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për përkujtimin e 400 vjetorit të qytetit të Tiranës.

“Bashkia e Tiranës ka planifikuar përgjatë gjithë këtyre muajve një axhendë shumë të pasur, duke evidentuar të gjithë këtë periudhë si në planin historik, si në planin e zhvillimit urban por edhe të hapësirave tregtare të evolucionit të tregtisë, të evolucionit të këtij komuniteti që nga ato momente e deri në ditët e sotme. Është menduar që fusha e botimit të jetë prioritet sepse janë elemente që mbeten, duke evidentuar që nga hartat e vjetra të qytetit e deri në ditët e sotme, për brezin e ri ture turistike “Të njohim historinë e qytetit”. Konferenca shkencore ndërkombëtare për të evidentuar gjithë planin historik, gjithë këtë evolucion, po kështu do të stimulojmë edhe krijimtarinë e nxënësve të gjimnazeve të kryeqytetit të 400 viteve të qytetit të Tiranës, etj. Natyrisht nuk do të mungojnë panaire, aktivitete sportive, të gjitha nën logon “400 vjet Tirana qytet”-u shprehSkënderi.Një pjesë e aktiviteteve përkujtimore janë bërë të ditura nga kryetari i shoqatës “Tirana” z. Arben Tafaj.“Ajo që unë desha të shtoj është se shoqata “Tirana” dhe Bashkia e Tiranës në këtë përvjetor kanë rënë dakord për vendosjen e emrave apo të objekteve përkujtimor në sheshe dhe pika krociale të këtij qyteti, aty ku janë shtresëzuar vit pas viti ngjarjet e mëdha historike që qytetarët e Tiranës e ndjejnë vetën të lidhur ngushtë me të, dhe prej vitesh i mungojnë memorialë të kësaj natyre. Pa dyshim, gurin themeltar do ta kishte pikërisht vendi ku filloi gjallesën e vet ky qytet, Xhamia e vjetër e qytetit të Tiranës si dhe njeriut që padyshim ka rëndësinë historike, mori përsipër të themelojë këtë qytet, pikërisht me këto objekte kulti, Sulejman Pasha. Së pari, brenda një periudhe të shkurtër do t’i kërkonim Bashkisë së Tiranës që të bënte zhvendosjen e bustit të Sulejman Pashës, aty ku atij i takon, dhe jo në atë pozicion ku u vendos para 80 vitesh dhe besoj se kjo do të ishte një ndër hapat e parë. Nga ana tjetër kërkojmë edhe bashkëpunimin e çdo qytetari të Tiranës për të evokuar historinë tonë në mënyrë që ne të ndjehemi krenar që banojmë në këtë qytet por njëkohësisht që të jemi edhe përgjegjës që ta çojmë përpara këtë qytet”-përfundoi Tafaj.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

25187

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.