Marrëveshje e përbashkët për zhvillimin e turizmit Shqipëri-Kosovë

on Tuesday, 14 January 2014. Posted in Lajme

Takimi i Prizrenit përfshin ndër të tjera, edhe zhvillimin e përbashkët turistik të të dy vendeve.

Marrëveshje e përbashkët për zhvillimin e turizmit Shqipëri-Kosovë

Një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit nisi sot, dt 13.01.2014, bisedimet teknike me homologët kosovarë për hartimin e marrëveshjes për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve. Marrëveshja synon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe hartimin e paketës promocionale të përbashkët.
Pala shqiptare, me ekspertë të fushës së turizmit nga Ministria dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit u prit nga Zv.Ministri I Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës  Z. Cuneyd Ustaibo dhe ekspertë të Divizionit të Turizmit, të cilët vlerësuan nismën për një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive, si një mundësi për të rritur dhe bashkërenduar nismat për promovimin e turizmit në të dy vendet. 

Gjatë takimit të parë të grupit të punës me ekspertë të dy vendeve u ra dakort të shkëmbehen informacionet statistikore mes dy vendeve dhe të hartohet paketa rajonale e përbashkët turistike, një ofertë turistike që do ti shërbejë turistëve të të dy vendeve dhe turistëve të rajonit dhe më gjerë. 
Objekt i grupit të përbashkët të punës do të jetë organizimi I aktiviteteve promovuese, 
konferencë e përbashkët në panairin e turizmit në Berlin, organizimin e konferencave të përbashkëta në fushën e turizmit, fushata informuese dhe ndërgjegjësuese mbi potencialet turistike të vendeve tona në mediat vendase dhe të huaja, organizimin e takimeve të përbashkëta me bizneset etj.
Përfaqësuesit e të dy palëve u angazhuan në promovimin e mëtejshëm të potencialeve turistike në të dy vendet si dhe ranë dakord të thellojnë bashkepunimin ndërmjet stafeve teknike të ministrive dhe agjensive përkatëse që promovojnë turizmin.
Takimi teknik i radhës do të organizohet në Tiranë, për t'u finalizuar me nënshkrimin e  marrëveshjes së përbashkët për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve.
Kjo nismë e dy Ministrive, asaj shqiptare të Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrisë kosovare të Tregtisë dhe Industrisë vjen si hap i parë konkret pas dokumentit strategjik të bashkëpunimit të firmosur dy ditë më parë në Prizren, në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.  

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

25073

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.