Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm" sjell në Tiranë OBT

on Wednesday, 22 October 2014. Posted in Lajme

Organizata Botërore e Turizmit: Shqipëria, vend me potencial turistik gjithëvjetor

 Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm" mblodhi në Tiranë ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga disa vende të Europës, me të cilët u ndanë përvojat më të mira për të minimizuar efektet e sezonalitetit në Turizëm. Një ngjarje e rëndësishme në fushën e turizmit, sidomos për Shqipërinë, që aspiron të shtrijë sezonin e saj turistik jashtë dy muajve të verës, drejt një turizmi të qëndrueshëm
Konferencën e nderoi pa dyshim prania e figurës më të lartë në lëmin e turizmit, Sekretari  Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, shkëlqesia e tij Z. Taleb Rifai. I mikpritur dhe prezantuar personalisht nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, Z. Rifai shprehu konsideratën e tij të lartë për Shqipërinë dhe potencialet e saj të mëdha turistike.

“ Shqipëria ështe e bekuar me një panoramë natyrore spektakolare, një histori mbresëlënëse, me trashëgimi të pasur kulturore dhe strehë e mrekullive të shumta arkeologjike, përfshirë Butrintin, zonë e mbrojtur nga UNESCO”, u shpreh Z. Rifai gjatë fjalës së tij.
Personalitete të tjera të kësaj nderuan konferencën me fjalën e tyre, siç ishte edhe profesori I meritës Riçard Batler nga Universiteti  Strathclyde në Gllasgou të Skocisë. Teoritë e tij mbi menaxhimin e sezonalitetit në turizëm, përshinin thuajse të gjithë faktorët që ndikonin në këtë fushë, duke ofruar zgjidhje interesante dhe afatgjata, që sjellin një efekt të pamohueshëm në zgjatjen e sezonalitetit. I dakordësuar në këtë pikë edhe me Z. Rifai, ai u shpreh se Shqipëria I kishte potencialet për të zhvilluar turizëm në 365 ditë të vitit.
Në fund të konferencës “Menaxhimi i Sezonalitetit në turizëm” u nënshkrua edhe Kodi i Global i Etikës mes sektorit privat dhe Organizatës Botërore të Turizmit (UNËTO). Nëshkruesit e këtij dokumenti morën përsipër të zbatojnë dhe implemetojnë në praktikë parimet e tij për një turizëm të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Pas përfundimit Konferencës Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit në Turizëm", Sekretari i Përgjithëm i Organizatës Botërore të Turizmit, z. Taleb Rifai i shoqëruar nga znj.Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit  vizituan Apolloninë, një nga vendet e mrekullueshme të Shqipërisë, ku historia, kultura, peisazhi bëhen bashkë, për të lënë në memorien e çdo vizitori, një impresion të papërsëritshëm!

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12846

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.