Articles in Category: Tradita

Agriturizëm Huqi – have you ever been in a place like this?

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 28 April 2016. Posted in Tradita

Mirësevini në rrethinat e gjelbra të Durrësit, aty ku po lindin bërthamat e para të agroturizmit shqiptar

Agriturizëm Huqi – have you ever been in a place like this?
Kështu mund të pyesim këdo që nuk ka qenë ende këtu, në këtë parajsë të vogël, ku nuk mungon asgjë për të qenë i lumtur pranë natyrës. Rrush, mushmollë, shegë, ftonj, kiwi, domate, speca, limona, portokalle, mandarina, arra pa fund, rosa, pata, pula, ullishta, liqen, kodër, fushë, pyll.... harruam gjë?
Ah po, harruam të themi se të gjtha këto nuk kanë mbirë vetë po i ka mbjellë dhe rritur dora e njeriut. Dhe ku? Buzë ujit të një rezervuari të dikurshëm që atëhere shërbente për të ujitur misrin e sot, është shndërruar në një liqen të vogël të mrekullueshëm. Gjithçka që sheh sa të ha syri është gjelbërimi, që vetvetiu të zgjeron frymëmarrjen, vetëm kur mendon se sa i pastër është ajri që thith në ato momente.

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

on Friday, 04 March 2016. Posted in Tradita

Për një ushqim të mirë, të pastër dhe të drejtë

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

Katia Zene

“Të gjitha kuzhinat e botës duhet të kenë dinjitet të barabartë. Duhen rigjetur dhe shpërndarë produktet e territorit dhe dijet për t’i gatuar: dije që rrezikojnë të zhduken bashkë me biodiversitetin ushqimor që i ka frymëzuar; produkte të zëvendësuara nga ushqime të propozuara nga industria ushqimore, nga një bujqësi intensive, rob i kimikateve dhe e kushtëzuar nga tregu global. Kjo është gastronomia e lirë”
Carlo Petrini

A mund të kemi një turizëm si në Përmet?

on Saturday, 17 October 2015. Posted in Tradita

Qyteti i vogël jugor po shndërrohet në një destinacion të madh turistik

A mund të kemi një turizëm si në Përmet?
Dhjetëra festa dhe aktivitete, kulturore, fetare popullore, mjedisore dhe edukuese, mbajnë një ritëm të lartë të zhvillimit të turizmit gjatë të gjithë vitit në Përmet.
Edhe këtë vit, pranvera përmetare erdhi me mjaft aktivitete të shtrira në të gjithë zonën dhe që përfshinë dhe gjallëruan komunitetin e zonës dhe vizitorët e shumtë të pranishëm. 

Nano Resort - aty ku natyra nusëron

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 03 October 2015. Posted in Tradita

Një dashuri si kjo mund të vijë vetëm nga zemra dhe duart e njerëzve si ata....

Nano Resort - aty ku natyra nusëron
Kur dëgjova për herë të parë për Nano Resort, ajo ishte një bisedë mes miqsh, nga ato biseda të thjeshta, pa superlativa pa hyrje e dalje të gjata por me një shprehje sa të thjeshtë aq edhe efektbërëse, siç janë zakonisht fjalët e vërteta. “Kliti Nano ka bërë një gjë të bukur në Daias, perlë. Ku? Në Daias, pas Mulletit.” Çfarë ka bërë? Një fermë. Fantastike”. Ky ishte takimi i parë virtual.
Takimi i dytë me Nano Resort ishte gjatë pregatitjes së Tirana Guide 2015. Rruga deri atje, e bukur, gjarpërushe, mbi kurbat e buta të kodrinave që shkojnë nga Mulleti drejt Fikasit e pastaj kthehen për Daias. Ende nuk kishte ardhur mirë pranvera por hapësira e pamatë të mbushte. Vetëm ideja e gjelbërimit dhe e pafundësisë të ngopte me ajër e kënaqësi.

Shqipëria ju mikpret me mënyrat e saj! (Në një rrëfim mbresëlënës udhërrëfyesish)

on Friday, 16 January 2015. Posted in Tradita

Mbresa të një udhëtimi të (jashtë)zakonshëm nëpër Shqipëri.

Shqipëria ju mikpret me mënyrat e saj! (Në një rrëfim mbresëlënës udhërrëfyesish)
Alma Balliu
Open Vision Albania

Prej kohësh kam dashur të ndaj me ju një opinion timin në lidhje me produktin turistik në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti. Në opinionin tim produkti turistik shkon përtej destinacionit. Nxitjen për këtë shkrim e mora nga diskutimet  e fundit rreth propozimit që fitoi për logon, sloganin por edhe fushatën e marketingut në tregun  e huaj për tërheqjen e investimeve të huaja dhe  zhvillimin e turizmit në Shqipëri.  Diskutime të nxehta që kryesisht përqëndrohen në ngjyra që duhen të jenë patjeter si ato të flamurit, në sloganin që detyrimisht duhet të jetë patetik sikur  nuk mjafton ky që kemi.  Dikush shkon dhe më tej: Mjaft më, nuk mund ta shohim Shqipërinë si e shohin të huajt! Po a nuk mund ta bëjmë së bashku? A nuk mund ta zbulojmë dhe ta tregojmë së bashku me të huajt këtë Shqipërinë tonë?