"Gloria Palace", Resort i ri në Qerret të Kavajës

on Saturday, 27 July 2019. Posted in Lajme

Turizmi shqiptar, kapacitet për më shumë cilësi në shërbime

Nga Arbi Fortuzi

TIRANË, korrik/ATSH/- Një strukturë e re akomoduese me rreth 600-700 dhoma i shtohet turizmit në vendin tonë.

Në Qerret të Kavajës, ka hapur dyert për vizitorët, “Gloria Palace”, pjesë e grupit Harmonia, një tjetër strukturë akomoduese që shton kapacitetet mikpritëse në vendin dhe punëson 400 vetë, në të 6 hotelet. Së bashku me këtë strukturë të re, shtohen edhe kapacitetet turistike, rritet cilësia e shërbimeve në hoteleri, për një turizëm me standarde, por gjithashtu edhe rritet punësimi.

“Jemi këtu në një destinacion krejt të ri turistik. Vendit i shtohen rreth 600-700 dhoma me shërbime dhe cilësi maksimale, që dëshmojnë se sa shumë mundësi kemi ne për t’i dhënë turizmit shqiptarë, edhe më shumë se çfarë i është dhënë”, – tha ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Së bashku me të na mirat shfaqen dhe problemet që ka turizmi shqiptarë, pasi ka ende dhe shumë gjëra për të bërë dhe shumë të tjera për tu korrigjuar në turizmin shqiptarë, ku mes hoteleve ka pallate, apo në krah të hoteleve ka banesa… etj. Ky destinacion i ri na tregon se duhet të bëjmë shumë më shumë për turizmin, duhen shtohen kapacitetet turistike, të rritet cilësia e shërbimeve në hoteleri, për një turizëm me standarde, por gjithashtu duhen bërë dhe masterplane. Duhet që Bashkitë të shpërblejë këto investitor, duke ndërhyrë në infrastrukturë, duke sistemuar rrugët lidhëse dhe Lungomaren, infrastrukturën… etj”, – theksoi Klosi.

“Kjo strukturë e re dhe moderne tregon se sa duhet të bëjmë ne për të shtuar kontributet për të gjitha kompanitë që sjellin turist nga jashtë për të mbështetur këtë biznes. Nëse numri turistëve është rritur, dhe vijon të rritet, nëse qershori u mbyll me 24% më shumë se qershorin e një viti më parë, nëse korriku është shtuar me 19% më shumë në këto 21 ditë të para të tij, se në po të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ne kuptojmë se sa më shumë duhen turistë për të kontribuar në këtë biznes që po krijohet dhe rritet në të gjithë Shqipërinë, kemi nevojë për një politikë krejt të re për ta parë turizmin si një ekonomi të re që krijon prodhim dhe punësim”, – tha Klosi, gjatë fjalës së tij në çelje të resortit në fjalë.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

11712

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.