Tepelena Highlands, the beauty of Toskëria - Vizitoni Tepelenën, Toskërinë e bukur

Tepelena Highlands, the beauty of Toskëria - Vizitoni Tepelenën, Toskërinë e bukur

on Saturday, 20 January 2018. Posted in Itinerare

Albanian Great Escapes 2017 - Itineraret më të bukura Shqiptare 2017

Tepelena Highlands, the beauty of Toskëria - Vizitoni Tepelenën, Toskërinë e bukur
 
Ofered English / Shqip
By Anila Çollaku - Bashkia Tepelenë
Tepelena – the first Ali Pashë Tepelena residence is a place of rich diversity in eco-tourism, cultural heritage, ethnographic heritage, geo-natural and historical sites, etc., offering nature exploration, rafting, horse riding, hiking, hunting, relaxing and educational nurturing.
In a two-day itinerary you can visit:
First Day:
Tepelena – Cold Water – Mezhgoran Pass - Ali Pashë Tepelena Castle – Antic Medieval Bridge – Vjosa Valley - Ali Pashë Tepelena Aqueduct - Ali Pashë Tepelena Mill – Bënça Valley - Botanical Garden – Bektashi cult
The itinerary starts from Cold Water area, named as such due to natural mountain springs of cold and clean water. The Mezhgorani Pass offers amazingly fresh air, stunning views and extraordinary culinary. In Tepelena can be visited many landmarks related to Ali Pashë Tepelena – the statue, the castle, the bridge etc. Bënça Valley is not merely a wonderful landscape, but rich in diversity of flora and fauna. You can taste here the real homemade local drink: grape raki and take a pictures of typical local shepherds. The Bektashi cult, in the middle of the river, covered by trees, is a real holy experience.
Second day:
Kurvelesh – Bënçë – Lekdush - Progonat – Gusmar – Rexhin – Nivicë - Llufe
The Botanical Garden of Bënçë provides as well views of the karstic caves, Griba Mountain, Këndrevica Peak. Ragnoi resting place offers fresh water and views on Çoçko ridge, and leads to the Ridge of Gold Water, Wind Pass and the impressive Gurra Canion. The erosional towers of Lera Lekdush are rare geomonuments offering other wonderful experinces of Zhupenova virgin forests and Lera plains. Gurra River, Rubo and Peshtara Waterfalls, Karstic Plain of Dry Mountain, Shkreli Canion have marvellous landscapes and historical battle stories. Beyound the ancient sacral pagan place of Nivica Canion, the itinerary comes to the magical visit of Nivica Castle and fresh diary producers.

Për të prenotuar turin, kontaktoni:
Zyra e informacionit turistik pranë bashkisë së Tepelenës
Sheshi "Lord Bajron", Godina e Pallatit të Kulturës
Tel.: +355 69 820 88 42 ; web: www.tepelena.gov.al
FB: Bashkia Tepelenë - Faqja Zyrtare
Për të kërkuan info për guida turistike në zonë:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tepelena ish rezidenca e pare e Ali Pash Tepelenes, rezervon aktualisht nje diversitet e pasuri ekoturistike, trashegimi kulturore, trashegimi etnografike, gjeonatyrore etj .Turizmi malor ai i aventures, eksplorimi natyres kane mjaft perparsi ne kete qytet, vete terreni i ofron te gjitha, rafting, ecje me kuaj,gjueti etj…klima e paster, parqet natyrore, lumi i vjoses, kanionet e bences, apo zona e kurveleshit me vlera nderkombetare e ben turizmin ketu mjaft terheqes dhe te kerkuar, gjithasht nuk mund te leme pa permendur vlerat e trashegimise kulturore, pra mundesine qe ofrojme ne turizmin kulturor me pasqyrimin dhe identifikimin e disa kalave apo qytezave ilire qe i perkasin shek III p.e.s. pa anashkaluar ketu kalane e Ali pashes qe eshe quajtur dhe perla e rajonit jugor, uren antike mesjetare , ujesjellesin apo objektet e kultit .
I. Itinerari: Dita e parë
Tepelenë - Uji Ftohtë - Gryka e Mezhgoranit - Kalaja e Ali Pashë Tepelenës - Ura Antike Mesjetare - Lugina e Vjosës - Ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës - Mulliri i Ali Pashë Tepelenës - Lugina e Bënçës - Kopshti Botanik - Objekti i Kultit të Bektashijve (ndodhet në një oaz të bukur, në mes të lumit, i mbuluar me pemë)
Ky itinerar mund të fillojë nga zona e Ujit të Ftohtë e cila njihet si zonë turistike, e cila ndodhet në kilometrin e 8-të të rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër. Ka marrë emrin Uji i Ftohtë sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore të dushkut dhe shkurreve, po në pjesën dërrmuese pylli përbëhet nga rrepe shekullore.
Gryka e Mezhgoranit (Sajmola). Me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, e gjithë lugina e Vjosës është e bukur, por gryka e Mezhgoranit është mahnitëse; frymëmarrja është më e plotë, ajri më i freskët, syri më i çlodhur. Për atë që shkon për herë të parë në këtë rrugë emocionet janë të mëdha dhe të papërshkrueshme mund të shijoni buzën e Vjosës apo kulinarinë vendase!
Vazhdojmë me qytetin e Tepelenës. Tepelena në aspektet turistike, gjeoturistike, ekoturistike dhe veçorite e tjera të natyrës dhe jetës i ka të gërshetuara, prandaj edhe përshkrimi bëhet sipas radhës dhe drejtimit të lëvizjes.
Në Tepelenë vizitori shikon monumentin e Ali Pashë Tepelenës, në hyrjen e qytetit, përballë peisazhit të lumit Vjosa dhe malit të lartë të Golikut, Kalanë e Ali Pashë Tepelenës në qendër të qytetit, me pllakën për vizitën e shkrimtarit anglez J. Byron, Urën Antike Mesjetare ose ndryshe ura e Ali Pashë Tepelenës.
Lugina e Bënçës - dega kryesore e lumit të Vjosës për rrethin e Tepelenës. Kjo luginë përfshihet ndërmjet malit të Trushnicës dhe malit Buza e Bredhit, ka një gjatësi të përgjithshme prej 26 km. Lugina e lumit të Bënçës paraqet një interes tepër të veçantë jo vetëm për bukurinë natyrore të saj por edhe për florën e faunën përgjatë kësaj lugine. Krahas vrojtimit të luleve të bukura dhe bimëve të krahinës në këtë kopësht, mund të bëhet një pushim i shkurtër për kafe apo edhe për një gotë raki safi rrushi. Mund të bësh edhe fotografi me sharkun karakteristik të bariut lab. Gjithashtu mund të vizitojme meikamin e bektashinjve të zonës dhe mund të ndezim një qiri.
II. Itinerari kryesor: Dita e dytë
Kurvelesh – Bënçë – Lekdush - Progonat – Gusmar – Rexhin – Nivicë - Llufe
Ndalesa parë: Kopshti Botanik i Bënçës.
Duke vazhduar turin, vrojtohet pushimi në sedimentim i tipit “Hard Ground” në Skaran midis gëlqerorëve masivë me çarje të Liasit të poshtëm e të mesëm dhe pakos së sipërme silicore (PSS) të Kimerixhianit, si edhe shpellat karstike në sipërfaqe të gëlqerorëve masivë, ku dallon nga larg burimi në shkëmb, në thyerjen Luzat-Bënçë-Vërmik.
Ndërsa drejt larg dallohen Malet e Gribës me Majën e Këndrevicës.
Në Sheshin e Rangnoit, i cili në shekuj ka qenë një vend pushimi pas ngjitjes së gjatë, për udhëtarët që ngjiteshin në Kurvelesh, pavarësisht nëse ata ishin kaluar apo me këmbë, mund të bëhet një ndalesë për ujë burimi dhe për soditjen e shpatit të Çoçkos përballë dhe të shpellave të shumta në sipërfaqe, që dallohen që larg.
Ndalesa e Dytë:
Kreshta e quajtur Hunda e Ujit të Arit.
Quhet edhe Qafa e Erës, ndoshta, nga që gjendet në kreshtë dhe gjithmonë fryn erë. Para vizitorit shfaqet në menyrë krejt befasuese pamja madhështore e kompleksit të kanioneve të Gurrës. Përballë vrojtohet Kanioni i madh i Gurrës midis fshatrave Lekdush e Progonat me murin shkëmbor 800 m të lartë, të ndërtuar nga ndërthurje të pakove shkëmbore gëlqerore me shtresa të holla stralli. Është një kanion i thellë dhe shumë i ngushtë deri në disa metra në pjesën e poshtme, në dysheme të tij. Në pjesën e sipërme të tij janë formuar tre ujvara të larta. Po nga kjo pikë vrojtohen nga larg kanioni i Gurrës së Nivicës, Qafa madhështore e Kreshtës, e formuar midis maleve të Gribës dhe Trestenikut.
Ndalesa e Tretë:
Kullat erozionale dhe livadhet e Lerës së Lekdushit.
Pas rreth 20 minutave rrugë në zbritje drejt veriut, vizitori shkon dhe sodit nga afër Kullat Erozionale të Lerës Lekdush, të emëruara nga ana jone: “Kulla e Kristofit” dhe “Kulla e Gerit”. Ato përbëjnë mbetje erozionale të tarracës së dikurshme lumore. Përbëjnë gjeomonumente madhështore të një natyre krejt të veçantë.
Kulla e madhe është rreth 40 m e lartë dhe shumë e gjerë, çka e bën te dukshme nga largësi të mëdha. Duke vazhduar më tej arrin në livadhet e bukura me bar të Lerës, të cilat kanë qenë dhe besoj vazhdojne të jenë vend i bukur pelegrinazhi natyror për nxënësit e shkolles së fshatit. Nga këtu soditet pylli i virgjër i Zhupenovës, i vetmi park natyror ndoshta i padëmtuar, midis gurrave deri në bashkimin me përroin e Qafë Kreshtës. Gjithashtu soditen kanionet e Nivicës dhe muri shkëmbor i Drimoit.
Ndalesa e Katërt:
Fshati Lekdush, Kanioni i madh.
Në anën perëndimore të fshatit, vijon buza e djathtë e kanionit të madh nga ku mund të vrotohet muri i lartë shkëmbor i Stomiries, dhe Ujvarat e larta të Peshturës dhe Rubos, të cilat zbardhojne nga shtëllunget e bardha të ujit dhe nga ylberi që formohet sidomos mbas shirave, kur Gurra ka ujë të bollshëm.
Ndalesa e Pestë:
Lumi i Gurrës, ujvara e sipërme me urën e gurtë dhe Bregu i Kishës.
Duke kaluar mbi urën e Gurrës vrojtohen shpellat ku mërzejnë dhentë, pakot strallore me ngjyra karakteristike si të mishit në rrugë, katarakti i parë i Gurrës dhe ura e Gurtë po në këtë katarakt. Pak më tej nga Bregu i Kishës vrojtohet tashmë nga ana e Progonatit Kanioni i Madh i Gurrës dhe dy ujvarat e mëdha ajo e Peshturës dhe e Rubos. Ujvara e Rubos është më e madhja, më e thella dhe më e larta, në të cilën uji shpërbëhet në forme shiu dhe shkëlqen në diell në formë të ylberit.
Pas një pushimi të shkurtër me kafe të rrepet në qendër të Progonatit, nga ku vrojtohet pylli artificial i koniferëve në shpatin në jug të qendrës së fshatit dhe Pllaja karstike e Malit të Thatë turi vazhdon më tej.
Në udhëtim e sipër, vrojtohet më nga afër Pllaja karstike e Malit të Thatë, plantacionet e qershive, mollëve dhe vreshtat, lapidari i dëshmoreve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe më tej futemi në shpatin e majtë të përroit të Shkrelit. Në krahun e djathtë, ai fillon menjëherë me murin e lartë shkëmbor, ndërsa në anën e majtë vazhdon zalli në të gjithë shpatin.
Ndalesa e Gjashtë. Kanioni i Shkrelit.
Në fund të rrugës me zall vizitori del drejt me kanionin e madh të Shkrelit, nga ku vrojtohen shume bukur të dy faqet e larta shkëmbore të tij, si edhe fushë-pllaja karstike midis kanionit të Gurrës dhe këtij të Shkrelit.
Ndalesa e Shtatë:
Buzë Këmbësit, vendburimi i fosforiteve të pasura të Gusmarit.
Këtu përveç fenomeneve gjeologjike, vrojtohet pylli bredhit të Zarelit, lugina e Shurit të Kuçe, e cila përben rrjedhjen e sipërme të Shushicës, me një erozion shumë të fuqishëm në të dy shpatet.
Ndalesa e tetë:
Kreshta në rrugen automobilistike midis Gusmarit e Nivicës.
Nga kjo ndalesë vrojtohen kanioni midis Gusmarit e Nivicës, muri i lartë shkëmbor përballe i kanionit të Shkrelit, dhe larg, në verilindje, Qafa e Kreshtës dhe mali i Këndrevicës. Po nga këtu dallohen mjaft mirë nga larg edhe kullat erozionale të Lerës së Lekdushit.
Më tej, rruga ndërpret formacionet e tokave të kuqe me plantacionet e drufrutoreve, pyllin e vogël të gështenjave, derisa mbërrin në Rexhin e Nivicë. Një vend sakral PAGAN funksional ndodhet sot në mes të Shqipërisë (Kurvelesh), në njërën nga çukat e gjelbëruara, mbi kanionin e madh të Nivicës.Është e pabesueshme kjo rrudhje tremijëvjeçare e kohës që të shpie drejt e në epokën kur Iliro-Epirotët ishin PANTEISTE dhe perënditë ishin rrufé, male ose ujra. Asnjë gjurmë tempulli të krishterë ose mysliman në atë çukë, por vetëm një shesh me diametër mbi 20 m valluar me pemë shekullore dhe një patalog 5-6 m rrethuar me mur guri ku flijimi bëhet ende në nder të LISAVE, të cilëve njerëzia u drejtohet me lutje.
Nga pemët e shqyera e të djegura, duket se kodra thith sasi mbresuese vetetimash. Vendi i flisë, një lisnaje e bukur, quhet "TE LISAT".
Ndalesa e nëntë: Kalaja e Nivicës.
Nga buza e kanionit te ngushtë e të thellë të Nivicës, ku dallohen muret e Kalasë së Nivicës, vrojtohen muret shkëmbore të kanionit të Shkrelit përballë dhe përsëri kullat e Lerës.
Më tej itinerari futet në rrugën dytësore për në Llufën e Rexhinit e deri në Qafë Bletaj, e hapur gjatë sistemit socialist për rezevuarin, për punimet gjeologjike në vendburimin e fosforiteve të Llufës, për punimet bujqësore dhe për baxhon tek burimet.
Ndalesa e dhjetë: Llufa e Rexhinit.
Është ndalesa e fundit e këtij itinerari të gjatë. Këtu vizitori ndjen freskinë e ujit të burimeve të Llufës, ajrin e pastër plot aromë të luleve e barërave të ndryshme dhe sodit nga larg pyllin konifer të bredhit, në shpatet e kurrizoret e Mureve, duke ndjerë mbas shpine hijen e shpatit të pjerrët e të lartë të maleve të Gribës.
Në rast kohe të mjaftueshme, dhe mundësi lëvizjeje të automjetit, itinerari mund të shkojë deri në Qafë Bletaj nga ku vrojtohet lugina e Vermikut, që përbën rrjedhjen e sipërme të lumit të Cmokthinës dhe malet e larta shkëmbore të Çipineve, të Bolenës e Cmokthinës.
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

9548

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.