Tim Neville:

Tim Neville: "Shqipëria është lart në listën time"

Written by Flora Xhemani Baba on Saturday, 08 November 2014. Posted in Intervista

Heronjtë e vërtetë janë vetë shqiptarët që do të bëjnë të nesërmen

Tim Neville:

 Ai është një udhëtar jo i zakonshëm. Ka shëtitur botën, ka shkruar për media prestigjoze si  NEW YORK TIMES, ka parë kultura e vende të ndryshme, e megjithatë, Tim Neville, thotë se do të vinte me gjithë zemër të jetonte në Shqipëri, të kishte një shtëpi të vogël buzë guralecëve të plazhit të Rivierës apo lart në Alpe, të hante “tavë kosi” dhe të mësonte shqip. Edhe këtë herë, në një intervistë plot zemër, gazetari i njohur nuk humbet rastin të tregojë vlerat e Shqipërisë, vend me të cilin thotë se është dashururar.

 

 1 . Kur ishte hera e parë që vizituat Shqipërinë ?

23 shtator 2012 . Më kujtohet sot shumë qartë, sepse ishte një nga momentet më të bukur të  udhëtimit që kisha provuar ndonjëherë. Unë isha me një grup  amerikanësh në një udhëtim hiking përgjatë Majave të Ballkanit dhe kemi ecur mbi male nga Gucia në Theth. Peisazhe alpine të paharrueshme, qielli kaq i madh dhe livadhet kaq të gjelbër. Pasi pashë disa bunkerë famëkeq të Hoxhës, unë vërtet ndjeva se ishim duke bërë diçka që jo shumë njerëz kishin qenë të lejuar ta bënin më parë. (fakti që po ecnin në një pikë kufitare dikur të ndaluar ishte gjithashtu një ndjesi e re për ne). Qëndruam në Theth gjatë natës, fjetëm në një bujtinë guri, pimë raki deri vonë duke bërë muhabet me pronarin nën dritën e qiririt, hëngrëm djathë dhie të freskët. Ishte thuajse një përrallë dhe unë nuk mund të kuptoj se si kaq pak udhëtarë të huaj kishin dëgjuar ndonjëherë për këtë vend. E dija mirë, pikërisht atje, se kisha zbuluar një vend fare të veçantë, dhe më duhej të kthehesha!
 
2 . Pse mendoni se vendi ynë është aq i veçantë nëse ju keni vizituar gjysmën e botës ?
 
Është e vërtetë, unë kam qenë në shumë e shumë vende deri tani,  (70 ndoshta?)  the në vende që janë të reja si destinacione turistike vendasit nuk e kuptojnë se  pse në botë një i huaj do të donte të vinte në vendin e tyre? Por Shqipëria është diçka ndryshe. Vendi juaj është i vogël, por ka aq shumë diversitet - nga plazhet malet – kultura, ju jeni tepër të bekuar nga ana kulturore. Ju keni rrënojat e lashta  fshatrat, qytetet moderne, aventurat emocionuese, natyrën e bukur, ushqim të shkëlqyer, edhe pse keni histori shumë të vështirë. Dhe më interesantja nga të gjitha për sytë e një turisti të huaj, Shqipëria ende është një shtet në konfigurim e sipër.  Ju mund të ndjeni ndryshimet të ndodhin luftës mes të resë e të vjetrës, industrials dhe natyrales, në çdo hap. Shqiptarët janë edhe njerëzit më mikpritës që kam takuar ndonjëherë. Njerëzit më ftojnë në shtëpi, për birra, për darkë: Ju nuk  e gjeni këtë gjë, le të themi në Zvicër , një vend që unë e dua. Shqipëria është pak a shumëZvicër para se të shpikeshin paratë dhe të bënin civilizimin.
 
3 . Sa herë e keni vizituar Shqipërinë deri tani? A do ketë një udhëtim tjetër?
 
Unë kam bërë tri udhëtime atje dhe dy në Kosovë. Po përpiqem që të kthehen përsëri këtë verë për të shkuar për peshkim. Absolutisht që do rikethehem. Ky vend ma bën me sy, në çdo detaj. Shqipëria do të bëhet një Kroaci e freskët ose një Itali e vogël, unë kam shumë besim. Kjo është edhe një e mirë dhe një gjë e keqe, sipas mendimit tim. Është e mirë sepse kjo do të thotë më shumë vende pune dhe përmirëson nivelin e jetesës për shqiptarët dhe "duke bërë gjërat e duhura" mund të bëhet një burim i thellë krenarie për një popull që ka vuajtur mjaft. Por është gjithashtu e keqe (për mua), sepse menutë do të bëhen më të shtrenjta, e bujtina do të jenë më të pasura dhe rruga turistike do të bëhet më e mirë por edhe më afër industrializimit. Kështu që unë dua të shoh atë që shoh tani ndërsa është ende relativisht lirë, me gjëra të freskëta e natyrale. Një ditë unë do t’u them nipërve të mi: "Më kujtohet që në Shqipëri kur unë udhëtoja andej në të gjithë vendin, nuk kishte shanse të përplaseshe me një tjetër amerikan" dhe ata do të mendojnë se kjo është thjesht qesharake.
 
4 . Ju jeni një gazetar , por jeni edhe një udhëtar . Sipas mendimit tuaj , cili është problemi më i madh i turizmit shqiptar ?
 
Tani për tani dy gjëra: Infrastruktura dhe korrupsioni , dhe unë imagjinoj këto dy gjëra janë të lidhura . Nëse doni më shumë turistë të shpenzojnë më shumë para ju jeni aty për të mbrojtur vendin tuaj, të vendosur dhe për të mbrojtur zonat natyrore tuaja dhe sitet e kulturore nga pangopësia dhe interesat dritëshkurtra. Hotelet dhe rrugët tuaja duhet të jenë më të mira dhe të arrijnë standartet universale. Me pak fjalë, shqiptarët duhet të organizojnë me një plan strategjik zhvillimin e sektorit të turizmit në mënyrë të qëndrueshme, kohezive. Unë dëgjoj se kjo po ndodh përgjatë bregdetit tuaj, e cila është ndoshta pasuria juaj më e çmuar. Por planet duhen bërë me vendosmëri dhe nuk duhet pritur shumë se kalon koha dhe mbeteni pas. Nuk them se mund t’i bëni gjërat Brenda natës por ju jeni vitalë dhe mund të ecni më shpejt. Unë mendoj se shqiptarët në vitin 1997 mësuan rrugën shumë të vështirë se çfarë mund të ndodhë kur përpiqen për të fituar një pasuri brenda natës. Ju keni pasuri që meritojnë të nxirren sipër tokës por jo nëpërmjet korrupsionit por nëpërmjet punës.
 
5 . Dhe, cila është është pika më e fortë ?
 
Shqipëria është si një kuzhinë me çdo përbërës për një vakt ndryshe nga çdo gjë që dikush ka shijuar ndonjëherë. ( Dhe unë e dashuroj ushqimin shqiptar, meqë ra fjala) Ju keni të gjitha këto elemente - natyra, kultura, aktivitetet  historia - që janë kaq të veçantë dhe njerëzit janë ende duke u përpjekur për të gjetur mënyrat më të mira për t’i gatuar bashkë. Shqipëria është ende relativisht e panjohur. Tregojini njerëzve një pamje të një plazhi të mahnitshëm shqiptar apo të maleve përreth Thethit dhe ata nuk do ta besojnë se kjo është Shqipëria. Asnjë vend tjetër nuk mund t’i  të ofrojë një udhëtari - veçanërisht një udhëtari evropian – këtë ndjesi zbulimi që provon këtu. Nga ana tjetër, shqiptarët janë gjithashtu shumë miqësorë. Disa nga njerëzit më të këndshëm që takova nuk e dinin që isha një shkrimtar dhe nuk kishin asnjë arsye për të më trajtuar më mirë. Ajo erdhi nga zemrat e tyre. Kjo është jashtëzakonisht prekëse dhe gjëja e vetme më e mirë për turizmin shqiptar. Askush nuk dëshiron të shkojë në një vend armiqësor ose miqësor fals.
 
6 . A ka gjëra të veçanta ose njerëz të veçantë në kujtimet tuaja se ndoshta ju nuk e keni pasur mundësinë për t’i përmendur diku? Mund t’i rrëfeni për ne?
 
Unë e di se e shoh Shqipërinë në një këndvështrim shumë romantik. Unë gjithashtu e di se aty ka ende shumë për të bërë. Në dy nga udhëtimet e mia në Shqipëri unë kam vizituar një politikan nga qyteti i Përmetit, një djalë me të vërtetë ambicioz, por të frustruar, që më ndihmoi të kuptoj disa nga "të vërtetat" nga Shqipëria. Unë jam përpjekur të mos e përfshij atë në tregimet e mia, edhe se pse e kam kuptuar në një farë mënyre që njerëzve të përfshirë në politikë u krijohen probleme po të mbajnë një kah të caktuar ose të shfaqin mendimin e tyre të drejtë. Tregimet e tij në lidhje me anarkinë që shpërtheu në vitet 1990 ishin të tmerrshme . Kështu, ndërsa Shqipëria ka gjithë këtë potencial që të jetë diçka me të vërtetë e madhe, historia sugjeron se ajo gjithashtu ka potencialin të jetë e dhunshme dhe e tmerrshme dhe unë shqetësohen se një lëvizje e lehtë mund të prishë ekuilibrat. Unë ëndërroj shpeshherë për shembull që të vij të jetoj përgjithmonë në Shqipëri, bashkë me familjen time, në një shtëpi të vogël buzë një plazhi me guralecë ose rrëzë maleve në Alpe, të ha “Tavë Kosi” çdo ditë dhe të mësoj shqip. Por situata nuk është aq e përshtshme, unë e di këtë, prandaj këtë ëndërr e kam lënë për të ardhmen.
 
7 . Cili vend i botës është më i bukur, në qoftë se ju e keni një në mendjen tuaj .
 
Kjo është një pyetje e vështirë, sepse, njerëzit dhe vendet janë të ndryshëm. Si një shkrimtar udhëtimi, unë bëj misioni tim, përpiqem të gjej të bukurën, anën interesantë apo të veçantë të vendeve dhe në këtë drejtim Shqipëria është një thesar. Përgjigja ime varet nga vitet dhe koha kur kam vizituar secilin vend. Unë nuk mund të imagjinoj  për shembull një vend më të bukur se Chamonix, në Francë, për madhështinë alpine në dimër. Fixhi ka shkëmbinj nënujorë koralë shumë të bukur. Luginat e Zvicrës janë sublime në vjeshtë. Drita në pjesën veriore të shtetit të Shteteve të Bashkuara në New Mexico është fantastike  në verë. Lumenjtë e Argjentinës janë të klasit botëror. Unë nuk do të harroj sesi rrija  shtrirë në stepat e Mongolisë, pa një rrugë ose një gardh rreth e qark për një mijë kilometra në çdo drejtim. Qielli ishte kaq i madh saqë unë betohem se mund ta ndjeja në gjoksin tim. Shqipëria është lart në listën time gjithashtu. Kanioni i Osumit me të gjitha ato ujëvarat sikur bie shi jashtë nga të gjithë ata shkëmbinj, është spektakolar. Të bëje Rafting nëpër atë kanion ishte lehtësisht dramatike , dita më e gjatë që kam bërë “whiterafting”në jetën time.
 
8. Ju jeni pothuajse një hero në Shqipëri për të gjithë artikujt që ju keni shkruar deri tani për vendin tonë . A mund shqiptarët shpresojnë që artikuj të tjerë do të publikohen në NYT e diku tjetër për Shqipërinë ?
 
Kjo është shumë e sjellshme nga ana juaj por unë nuk jam hero. Çdo gjë që është e mahnitshme rreth vendit tuaj do të kishte qenë e mahnitshme edhe nëse unë nuk do ta kisha kaluar atë kufi në shtator 2012. Unë kam qenë vetëm me fat të mjaftueshëm për ta parë atë dhe për t’ua treguar të tjerëve sa më shumë që të mundesha. Por, po, kam histori të tjera rreth Shqipërisë në furrë si të thuash, edhe pse nuk do t’i botoj në New York Times. Historitë e  mia të ardhshme, një prej të cilave besoj se është ndër më të mirat që kam, do të botohen në qershor në një revistë botërore për aktivitetet në natyrë  (www.outsideonline.com). Është një revistë e madhe në SHBA, me afër 2 milionë lexues mendoj. Historia quhet "Evropa ka një Sekret" dhe ajo përpiqet për të futur pak në temë udhëtarët amerikane aktivë për një aventurë në Shqipëri. Ajo fokusohet kryesisht tek një djalë shqiptar i cili drejton një kompani në Tiranë, me aktivitete të bazuara në natyrë, duke shpjeguar historinë dhe çështjet me të cilat përballet vendi. Kjo është një "lyth" histori si themi ne, që do të thotë se unë nuk anashkaloj të shëmtuarën. Por bazohem tek e bukura. Megjithatë shumica e historisë  tregon bukurinë e Shqipërisë. Duke i kombinuar realitetet e shëmtuara me bukuri të spikatur, artikulli ka një mesazh të përgjithshëm të "shpresës" - Një shpresë se Shqipëria do të realizojë potencialin e saj për të bërë diçka me të vërtetë të madhe Dhe po të ndodhë kjo, nuk ka dyshim që do të jenë shqiptarët heronjtë e vërtetë .
 
 

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

16579

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.