Error
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • JLIB_APPLICATION_ERROR_COMPONENT_NOT_LOADING
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_media, 1
  • Error loading component: com_zoo, 1
  • Error loading component: com_users, 1

Articles in Category: Enciklopedi

klopedi

Business Magazine: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

on Thursday, 14 February 2019. Posted in Enciklopedi

Mësoni aftësi të reja, provoni sporte të reja, madje edhe sporte ekstreme.

Business Magazine: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

Nga Anerola Torollari

JAN 21, 2019

Shumica e njerëzve u drejtohen dyqaneve me një vendosmëri të madhe sa herë që kanë para në portofolët e tyre dhe me këtë gjest ndihen pak më të lumtur me çdo blerje të re. Megjithatë, kjo kënaqësi zhduket brenda pak ditësh dhe ne mbetemi vetëm me një produkt që dikur donim, por tani e përdorim si çdo produkt tjetër në shtëpinë tonë.

Problemi kryesor këtu është se ne përpiqemi të blejmë lumturinë tonë dhe kjo është arsyeja që lumturia zgjat vetëm për disa ditë. Për të gjetur lumturinë e vërtetë, duhet të mësoni si të përshtateni. Ne detyrohemi të kërkojmë blerjen tonë të ardhshme sa herë që niveli i kënaqësisë që ndiejmë për diçka që kemi blerë së fundmi bie dhe e përsërisim këtë proces përsëri dhe përsëri.

Historia e Udhëtimeve dhe Turizmit

Written by Irhan Jubica on Monday, 17 February 2014. Posted in Enciklopedi

2000 vjet para Krishtit- turizmi ishte kryesisht udhëtim tregtie

Historia e Udhëtimeve dhe Turizmit

2000 vjet para Krishtit, në Indi dhe Mesopotami. Udhëtimet për tregti ishin një tipar i rëndësishëm që nga fillimet e civilizimit. Porti i Lotal-it ishte një qendër e rëndësishme tregtie ndërmjet qytetërimit të luginës Indus dhe qytetërimit Sumerian.
600 vjet para Krishtit e më pas. Format më të hershme të turizmit në kohën e lirë mund të gjurmohen që nga perandoritë e Egjiptit apo Babilonisë së lashtë. Një muze i antikave historike ishte i hapur për publikun në Babiloni. Egjiptianët kanë mbajtur shumë festivale fetare që terhiqnin njerëz që vinin në qytete për të parë veprat e famshme të artit dhe ndërtesat