Kruja - Aromë identiteti kombëtar…

Kruja - Aromë identiteti kombëtar…

on Sunday, 20 January 2019. Posted in Destinacione

Si po shndërrohet qyteti i vogël ditor, në një destinacion fundjave

 Kruja - Aromë identiteti kombëtar…

ELITJONA DOKO
Kur vendos të udhëtosh dhe të përshkruash një qytet historik si Kruja, natyrisht, që të parën gjë që do përshtasësh është veshja praktike, për të ecur mbi kalldrëmet me gurë. Nga Tirana duhet rreth 40 minuta me makinë për të mbërritur, ose 33 km, ndërsa nga Durrësi 36 km pak më shumë se 40 minuta udhëtim. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, i pozicionuar në një shpat mali prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik.

Sapo hyn në këtë qytet edhe gurët “flasin” për histori, dhe mbajnë gjallë identitetin kombëtar dhe emrin e Heroit të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skndërbeut. Rrugës për në kala ndodhet Pazari i Vjetër mesjetar i Krujës, i cili prej pak vitesh në fakt, është bërë krejtësisht i ri me mbështetjen e fondacionit Shqiptaro-Amerikan. I ndërtuar rreth 400 vite më parë, pazari ka kaluar kohëtë lavdishme, kur brenda tij ishin të vendosur rreth 150 dyqane, deri në afërsi të hanit të Picorrit, aty ku ndodhet sot Bashkia e qytetit. Duke ecur mbi kalldrëmet që përshkojnë mes për mes pazarin, duket sikur numërohen një e nga një vlerat e trashëgimisë së pasur kulturore që fatmirësisht ka ardhur deri në ditët tona e gjallë dhe shpalosur më së miri mbi këtë qytet të gurtë. Këtu vizitorët e huaj apo vendas mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire si punimet artizanale të filigramit, alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qilimat, antikuaret etj, të punuara mjeshtërisht nga duarartët e qytetit, artizanët, që e kanë trashëguar traditën nga të parët e tyre.

Në një farë mënyre Kruja është “oda shqitare e pritjes”, ku të huajt njihen me historinë më të ndritur, më të mirë dhe më të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik, që për nga vlerat që mbart dhe përcjell, nuk krahasohet me asnjë qytet tjetër.

Duke vijuar më tej udhëtimin shfaqet madhështore Kalaja, e cila në shekuj i ka rezistuar pushtimeve, sidomos atij Otoman. E vendosur mbi një kodër shkëmbore e rrethuar pothuajse nga të gjitha anët me shkëmbinj që përbëjnë në vetvete një fortesë natyrore, që kur e përshkon paqësisht, të jep ndjesinë që deri më tani e ke parë e lexuar vetëm në libra. Në derën e saj, pa hyrë brenda, qëndron një burrë i vjetër me çifteli në dorë, duke krijuar tingujt shoqërues të udhëtimit brenda Kalasë. Sipas të dhënave historike, Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve V dhe VI dhe ka formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga nëntë kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftrave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara, njëra prej të cilave është përzgjedhur të jetë Muzeu Etnografik. Ai ka qenë një shtëpi e ndërtuar më 1764 nga familja Toptani, që përfaqësonte një familje të pasur në atë kohë në këtë zonë. Ajo është e përbërë nga dy kate, kati i parë përdorej për ekonomi të ndryshme familjare si: prodhimi i vajit të ullirit, i qelqeve dhe veshjeve, mbajtja e bagëtive të imta dhe punimi i qeramikës, mbajtja e mjeteve që shërbenin për punimin e tokës dhe për realizimin e punëve që sipërpërmendëm etj. Nëpërmjet disa shkallëve ngjitemi në katin e dytë ku na paraqiten disa dyer. Majtas kemi dhomën e grave, kur vinin miq pastaj vazhdojmë me kuzhinën ku ndodhet oxhaku si dhe enë të vjetra. Dalim dhe drejtohemi për në dhomën e burrave ku ndodhet një oxhak, armë lufte si dhe vendi ku uleshin burrat me rradhë deri tek kryefamiljari.

Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti, Skëndërbeu”, guri i çmuar i kurorës krutane

Nuk dua ta ndalem tek vlerat e Muzeut Historik të Krujës këtë herë, si muzeu më i pasur e më i organizuar në Shqipëri, vlerësuar lart prej dhjetëra kombësive të mijëra turistëve që vizitojnë Krujën pa pushim gjatë të gjithë vitit. Dua të ndalem tek vlerat e stafit që e drejton këtë muze. Të gjithë pa përjashtim janë ata që e bëjnë muzeun të ketë këtë vlerë që ka sot. Është e vështirë të gjesh një përkushtim të tillë që kalon shumë kufijtë zyrtarë të një pozicioni pune, duke e kthyer këtë grup pune në një familje. Puna e palodhur e këtij stafi bën që muzeu i Krujës, të jetë atraksioni turistik me shtrirjen kohore më të gjatë të vizitave turistike në Shqipëri. Veç vlerave historike pozicioni i Krujës, mjedisi mali, kodrat, fushat, deti krijojnë një panoramë të mrekullueshme për ta soditur, pse jo edhe për të jetuar. Kruja mund të jetë një rezidencë interesante për shumë vizitorë që vijnë në Shqipëri për arsye pune apo për turizëm. Pamja që të shpërfaqet nga Kruja, në kohë të kthjellët, sidomos natën, në dritën e hënës e të yjeve, është shumë mbresëlënëse. Shihet fusha e gjerë, aeroporti i Rinasit, kalaja e Prezës, ajo e Petrelës dhe e Lezhës. Shihet deti Adriatik, Durrësi, Porto Romano, Patoku e më tej Lezha e Shëngjini. Është një mrekulli. Duket sikur fluturon mbi hapësira të pamata. Pak më në lindje të Krujës është pika turistike e Qafështamës që është kthyer në një perlë të turizmit malor. Shikoni fotot në rubrikën e destinacioneve dhe mahnituni me peisazhe të papërsëritshme vjeshte. Dhe nëse doni të kaloni një fundjavë të paharrueshme mes ajrit e ujit kurativ më të vlerësuar në Shqipëri, zgjidhni Shkreli Hotel Resort, një strukturë alpine moderne mu në zemër të parkut, që do t'ju bëjë ta shijoni Qafështamën ashtu siç ajo e meriton. Kruja është edhe vend pelegrinazhi fetar. Gjurma e shenjtit Sarisalltik dhe Teqeja bektashiane, lart në mal, është një vend i shenjtë që ka rifilluar të vizitohet nga mijëra njerëz. Turizmi i pelegrinazhit është një degë që në një ardhme të afërt, mund ta kthejë Krujën në një Lurdes të dytë.

Kruja Hospitality, shtëpia e mikpritjes krutane
E nëse zgjedh të vizitosh Krujën, nuk mund të humbasësh pa parë nga afër një “vepër” aq të bukur sa Kruja Hospitality, një ndër shtëpitë e hershme që ndodhet brenda rrethimit të Kalasë. Ideja brilante për ta restauruar këtë shtëpi duke ruajtur identitetin dhe traditën krutane, që i lindi të “zotit” të kësaj shtëpie, Alborent Rama, është konkretizuar në një vend aq të bukur dhe piktoresk, sa vetë thjeshtësia e këtyre anëve. Në hyrje të Kalasë, një tabelë të orienton në të djathtën tënde, duke ndjekur disa rrugica gjarpëroshe të rrethuara me muret fortifikuese të Kalasë, dhe të orientojnë drejtë këtij destinacioni. Kur hyn në të, fillimisht ndihesh sikur je kthyer në shtëpinë e gjyshes në fshat...
Oborri i madh, mbuluar me drurët dhe gjethet e hardhive, muret me gurë, ndriçimi i paqtë, pastërtia e ambinetit, pusi i ujit dhe gjithë elementët që të kthejnë pas në kohë por të sjella mjeshtërisht të moderuara në ditët tona. Jemi në zemër të Krujës, në qytetin e identitetit tonë kombëtar, në qytetin e Skënderbeut...! Janë vetëm dy dhoma ku mund të pushosh këndshëm dhe me pak shpenzime, por me shumë emocione që do të mbeten gjatë në kujtesën e pushimeve verore, por jo vetëm! një Hostel modern, brenda mureve që kanë mbajtur vesh historinë ndër vite!
Hotel “Mervin”, aty ku relaksin ta fal panorama dhe ajri i pastër malor
Një investim serioz dhe me pamje mbresëlënëse ndodhet tashmë në qendër të Krujës, Hotel “Mervin”. Me një arkitekturë të ndërthurur me zonën malore dhe të ngurtë, por mbi të gjitha me një pamje mahnitëse.
Mund të zgjedhësh të akomodohesh në një prej 12 dhomave që ka godina, ndërsa pasi të mbërrini në këtë vend, duhet patjetër të shijos relaksin! E gjithë Kruja deri në Gjirin e Durrësit shikohet me sy të lire nga bari i katit të fundit. Ndërsa shërbimi i kulturuar dhe përkushtimi i vetë personave që ekanëndërtuar këtë hotel, i jep atmosferë familjare dhe më të rehatshme qëndrimit në të. Arredimi është zgjedhur me kujdes për t'u përshtatur me lartësinë mbi nivelin e detit në të cilin ndodhemi, me ngjyra të paqta e të kuruara deri në detaje, jo vetëm moderne por edhe tradicionale të zonës krutane.Kafen e mëngjesit mund ta pini në katin e sipërm, aty ku pamja bëhet një me malin, detin dhe qiellin! Kruja i ka premisat për të qenë madhështore në çdo kohë. Me këtë histori dhe objektet arkeologjike që e pasqyrojnë atë, kalaja, muzeu, pazari karakteristik, rrënojat e Albanopolisit dhe monumenti i Skënderbeut, etj., Kruja është në interesin e të gjithë shqiptarëve por sidomos të turistëve të huaj. Ndërtime dhe investime të tilla, jo vetëm që e rikthejnë qytetin në origjinalitet, duke mos u dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga ndërtimet e reja por i shtojnë atij edhe ditënetët e qëndrimit. Kryesore është ruajtja e ndërtimeve karakteristike dhe lidhja e lagjeve me rrugë, kalldrëme apo forma të tjera. Këto i mungojnë shumë Krujës. Shpresojmë që hotel “Mervin” të jetë një shtysë për shtimin e objekteve me arkitekturë karakteristike.
E kuptuat tashmë besoj, se Kruja nuk është më një destinacion ku mund të bëni një xhiro disaorëshe në një të shtunë apo të diel pushimi por një paketë turistike që mund të përmbushë plotësisht pritshmërisë e fundjavës tuaj!

English

KRUJA, A FLAVOR OF NATIONAL IDENTITY

The small city is becoming a weekend destination

Kruja has a glorious history that is better documented than any other city in Albania. This city has a historical character with unmatched nationwide values. As our journey continues, the massive castle appears. Despite Ottoman invasions and several battles this giant has remained sturdy. It is located over a rocky hill and it is surrounded by mighty cliffs that serve as a natural protective fence. As you peacefully ponder and walk around, you get the impression that it only exists in history books. At the entrance, there is an elder playing the çifteli welcoming visitors with the sound of the instrument.

According to historical data, Kruja Castle was built during the 5th and 6th Centuries and has an elliptic shape over a 2.25 ha surface. The defensive walls are supplemented by nine towers used for observation and signalizing wars. There are still some residential houses within the fortification walls and one of them has become the Museum of Ethnography. This house was built in 1764 and was the residence of Toptani Family, a wealthy family during that time. The house has two floors. The first floor was used for the economy of the house producing olive oil, glass, fabric, ceramics, breading livestock, and served as storage rooms for tools used in farming and the aforementioned occupations. We take the stairs to the second floor. There are a couple of doors here. On the left, there is the women’s room, the kitchen with the hearth and some old kitchen pots. The men’s room has also a fireplace; there are weapons and seating places.

The National Historical Museum “Gjergj Kastrioti, Skëndërbeu”, the precious stone of Kruja’s crown

I won’t mention the values of the Historical Museum of Kruja, being one of the best organized in Albania, highly valued by tens of nationalities that come to visit Kruja from around the world. I want to highlight the values of the staff working in this museum. Each and every one of them is a valuable contributor. They are dedicated workers who go above and beyond their duties to keep this institution running. The Museum of Kruja works as a family incessantly to attract visitors and tourists all year-round. Besides historical values, Kruja has a view of the mountains, fields, and the sea creating a wonderful panorama for a day or a lifetime. Kruja could be an interesting place to live for visitors coming to Albania to work or for tourism.

The view of Kruja, especially during clear starry nights is quite impressive. From the top, you can see Rinas airport, Preza castle, Petrela castle, and Lezha; also your eye can grasp the Adriatic Sea, Durrës, Porto Romano, Patoku and Shëngjini. You are surrounded by a wonderfulendless space. To the east of Kruja, there is Qafshtama that has become a great alpine destination. Check pictures of Qafshtama and you will be enchanted by its remarkable autumnal landscape. If you want to spent an unforgettable weekend visit Shkreli Hotel Resort. This alpine structure was built in the midst of the national park and is surrounded byhealing waters and fresh air.

Kruja is a religious pilgrimage destination. You can follow the footsteps of Sarisalltik Saint and reach Tekke over the mountaintop, a blessed place visited by many. Pilgrimage is a branch of tourism with a future and could make Kruja the second Lurde.

Kruja Hospitality

If you chose to visit Kruja meet its generous hospitality in one of the oldest homes located within the fortification walls. This house was restored by his owner, Alborent Rama. His idea to conserve the identity and the tradition of Kruja home was brilliant. This place is beautiful, simple and humble. At the entrance of the castle, a sign leads you to the right. Then, you follow a circuitous path surrounded by the fortification walls which eventually leads you to the destination. Once you enter, it feels as if you are visiting your grandmother in the village. There is a large front yard, lush with trees, stone walls, peaceful lighting, clean environment, water from the well and many elements from heyday but masterfully modernized for present day. We are at the heart of

Kruja, the place that harbors our national identity, in the city of Skanderbeg. There are only two rooms available for accommodation that charge reasonable prices. This is a modern Hostel arranged within the historical castle walls.

Hotel “Mervin” has a panoramic view and breathes fresh alpine air

This is a serious investment and has an impressive view right at the center of Kruja. Hotel “Mervin” has applied an architecture that is fit for the alpine region and hard mountainsbut with an enchanting view nonetheless. You can chooseamong 12 rooms to relax. The bar on the last floor offers an opportunity to eye the entire Kruja stretching until DurrësiCoast. The cultural service and dedication of the staff gives it a familiar setting that makes it easy to relax. Inner design has been appropriately chosen to match the altitude. The inviting colors and peaceful details reflect the traditional and the modern. Enjoy your morning coffee at the top terrace where the sea, the sky and the mountain become one.

Kruja is a promising destination. It has history, archaeological objects, a castle, a museum, a medieval market place, the Albanopolisi ruins, and the Skanderbeg monument. Kruja is a place that attracts many Albanians and foreigners as well. Such investments and restorations have revived the originality of the city. They don’t harm the existing structures but addvalue and more accommodation rooms for visitors to stop longer. Conserving the original edifices is of outmost importance and connecting neighborhoods with roads, cobbles, or other forms is still a work in progress. We hope that “Mervin” Hotel would be a push to add more objects of architecture that will feature traditional attributes. Kruja is not just a destination where you can spend a couple of hours on Saturdays or Sundays but it is a touristic package that could fulfill all your weekend expectations!

5.0/5 rating (1 votes)

Hits

12309

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.