Merr fund moratoriumi i skafeve, operatorët turistikë: Më shumë mundësi
Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, shprehet se operatorët turistikë e kishin pritur prej kohësh shfuqizimin e ligjit që i kishte penalizuar në bizneset e tyre.
![Merr fund moratoriumi i skafeve, operatorët turistikë: Më shumë mundësi](https://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/cache/com_zoo/images/fund-moratoriumi-i-skafeve-320x213_246b3cfa51da5d79bdbe8fb77c7f7132.jpg)
Tashmë, kur moratoriumi nuk është më në fuqi, me sezonin e ardhshëm pritet dhe një hov për zhvillimin e turizmit detar. Vetëm në qytetin e Vlorës, moratoriumi penalizonte dhe dëmtonte më shumë se 800 familje, të cilat e kishin peshkimin burimin e vetëm të të ardhurave. Por tani mbetet ende e paqartë se si do të operohet me mjetet lundruese me flamur shqiptar e dokumentacionin e tyre. balkanweb