Articles in Category: Lajme

National Geographic: Shqipëria, fqinja e bukur e Italisë

on Monday, 18 March 2019. Posted in Lajme

“Shqipëria është një destinacion që duhet të zbulohet i tëri me qetësi dhe larg turmave”

National Geographic: Shqipëria, fqinja e bukur e Italisë

Nga Gent Sinani

ROMË, 18 mars /ATSH/ – Gazetarja e njohur italiane Francesca Masotti i ka kushtuar një tjetër artikull të mrekullueshëm bukurive të rralla kulturore të Shqipërisë, i cili është botuar në edicionin italian të revistës prestigjioze “National Geographic”.

“Shqipëria është një destinacion që duhet të zbulohet i tëri me qetësi dhe larg turmave”, shkruan Masotti.

Më poshtë vijon artikulli:

“Evening Standard”: Drimadhe, ndër 30 plazhet më mahnitëse në Europë

on Monday, 11 March 2019. Posted in Lajme

Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare

“Evening Standard”: Drimadhe, ndër 30 plazhet më mahnitëse në Europë

Nga Adela Alla

TIRANË, 11 mars /ATSH A.ALLA/ -Nga një perlë e fshehur përgjatë Rivierës Shqiptare, në një vend të nxehtë të famshëm në Francë dhe plazhet më të mira në ishujt grek, gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen gjatë kësaj vere.

Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare ku veçon plazhin e Drimadhësit afër Dhërmiut, mes 30 plazheve më mahnitëse në Europë që duhet vizituar këtë verë.

Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë

on Monday, 11 March 2019. Posted in Lajme

Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.

Vlora, destinacioni i preferuar në fundjavë i turistëve kosovarë

Nga Adela Alla 

TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Qyteti bregdetar i Vlorës gjatë kësaj fundjave mikpriti një grup vizitorësh nga Kosova të cilët kishin zgjedhur të shijonin destinacionet turistike të këtij qyteti dhe të shijonin diellin në bregdetin mahnitës.

Vizitorët nga Kosova, kaluan 3 ditë të mrekullueshme në vendet më të bukura të qytetit.

Ata vizituan atraksionet si Ishullin e Sazanit, Karaburunin, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit, ku u njohën me historinë dhe bukuritë natyrore që ato ofrojnë.

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

on Tuesday, 26 February 2019. Posted in Lajme

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

Nga Adela Alla

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Kisha e Shën Sotirës ndodhet në juglindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasi në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur si vendëstrehim kishën e Shën Sotirës. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.

Shqipëria, në panairin ndërkombëtar të turizmit në Arabinë Saudite

on Tuesday, 26 February 2019. Posted in Lajme

Edicioni i nëntë i panairit në Jeddah

Shqipëria, në panairin ndërkombëtar të turizmit në Arabinë Saudite

Nga Adela Alla

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, i organizuar nën kujdesin e guvernatorit të Jeddah, princit Mishaal bin Majed, si dhe Komisionit saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, u zhvillua në datat 13-15 shkurt 2019 në Jeddah, Arabi Saudite.

Për tre ditë me radhë, ky event u ndoq nga më shumë se 200 ekspozues nga 29 vende të botës përfshirë investitorët, menaxherët, punonjësit e sektorit si dhe vizitorët e publikut të gjerë, dhe me një numër vizitorësh që tejkalonte 30 000. Shqipëria, pjesëmarrëse për herë të parë në këtë panair, u përfaqësua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë dhe Turizmit si dhe agjencinë turistike “Sahra Tours”.