Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT
Eventi turistik i radhës bën bashkë operatorë shqiptarë në Tel Aviv
![Panairi i Turizmit Mesdhetar në Izrael - Shqipëria rekord vizitorësh në stendën e AKT](https://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/cache/com_zoo/images/1069828_1460808090802376_750693139_n_6991613a1094acac1f5498511ba9ca64.jpg)
Delegacioni shqiptar, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Tel Aviv u prit nga Ministri Izraelit I Turizmit Z. Uzi Landau. Palët ranë dakord të organizojnë takime të përbashkëta mes turoperatorëve shqiptarë dhe izraelitë për të njohur nga afër mundësitë dhe potencialet e të dy vendeve. Ministri izraelit iu përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar Shqipërinë.