Articles in Category: Tradita

Tradicioni i festave, kulturë e harruar

on Sunday, 08 April 2012. Posted in Tradita

Dr. Kesiana Lekbello.

Duhet një reflektim i gjatë dhe i arsyeshëm për çdo gjë që ndodh përreth nesh. Për të kuptuar më mirë sa larg jemi sot nga konceptimi i një feste si pjesë kulture e procesit të rrënjëve historike Shqiptare, mjafton të kthejmë vështrimin dhe të krahasojmë se ç’ndodh përtej kufijve të Vendit tonë. Pa komplikuar argumentin me vende të largëta Evropiane, do ti referohem konkretisht komuniteteve të arbëreshëve në Italinë e jugut. Bukuria e një feste do të thotë traditë, kostume tradicionale, muzikë e vjetër shqiptare dhe mbi të gjitha një bashkësi zakonesh që kërkojnë me çdo kusht të ruajnë ndër shekuj kulturën e vjetër të popullit tonë.

Mikpritja e shenjtë e shqiptarëve

Written by Robert Elsie on Sunday, 18 March 2012. Posted in Tradita

Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e Mikut...

Mikpritja e shenjtë e shqiptarëve

Mikpritja është një ideal i dashur  e  i rëndësishëm i shoqërisë  tradicionale  shqiptare. Është krejt e papërfytyrueshme, që  me  gjithë  vështirësitë  e mëdha ekonomike në mbarë realitetin shqiptar, njeriu të mos pritet mirë ose të mbetet jashtë në rrugë pa strehë. Shqiptarët e kanë mikpritjen të shenjtë e të pakufishme. Thonë, për shembull, se në kohën e diktaturës komuniste, kur po bëheshin plane për ndërtimin  e një hoteli në veri të vendit, banorët e qytetit në fjalë u ndjenë të fyer e të zemëruar. Sipas mendimit të tyre, qyteti nuk kisht nevojë për hotel, sepse çdo udhëtar, që do të kërkonte vend për të qëndruar, mjaftonte të trokiste në derë, në çdo derë, për të ngrënë e për të kaluar natën.

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

on Sunday, 11 March 2012. Posted in Tradita

Isopolifonia Labe - pjesë e kulturës botërore

Një nga vlerat më të larta e më të vyera të traditës dhe kulturës popullore shqiptare me të cilat mund të krenohemi, është padyshim Isopolifonia. Muzika karakteristike popullore e zonave të Labërisë, për vlerat dhe autenticitetin e saj, prej vitit 2005, bën pjesë edhe në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, si një ndër 50 atraksionet më të tërheqëse jomateriale, në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshtë por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë isopolifoninë në një masë të atillë, sa e kthejnë atë në një vlerë të pakrahasueshme për të gjithë kuturën dhe trashëgiminë e vendit tonë.