Uta Ibrahimi, one more reason to be proud of Kosova
Towards the 14 highest peaks of the world with "Utalaya-Himalaya" project
It seems that people perceive these two women as worthy representatives of Kosovo, as the country celebrates its 10 year anniversary of Independence. We demand readers not to consider the reality as a sexist approach, but in reality the positive image of Kosovo for a decade has been dominated by women. The judo champions, Majlinda Kelmendi and Nora Gjakova; the first head of the commune in Kosovo, Mimoza Kusari-Lila; Dua Lipa, the girl from Kosova who won a British Award in the last edition, the USA ambassador, Vlora Çitaku, these are some renowned names who continue to contribute in their professional fields. The strongest positive image of independent Kosovo continues to be the former president, Atifete Jahjaga (2011-2016). She was active in internationalizing the issue of Survivors of Sexual Violence during Kosovo War, and supporting the project “I think about you” (“Mendoj për ty”) by artist Alketa Xhafa – Mripa. Ms. Jahjaga was the first to reach the peaks of world politics, as Uta Ibrahimi is the first Albanian women from Kosovo that conquered the heighest world peak. Everyone is inspired to follow on their steps.
The second part of the expedition was in Makalu Region, where we joined the Swiss team and planned to reach Yaupa Peak. But, given the bad weather conditions and the incident of falling rocks we couldn’t continue any further. Until that time, we had reached the altitude of 6200 m and we were properly acclimatized. Therefore, I reached the Base Camp of Everest on May 8th and from there I started the expedition of ascending the top of Everest. I met with the team of Kosovo three times. At first we met at the Base Camp and Camp 1. Then, we went with Xhimi to visit and greet them in their camp. I met them one last time while descending from the peak of Everest. I spend 45 minutes at the peak and I met the Kosovo team while I was going down, as they were 10 or 20 minutes away from the summit.
No, I don’t think so and the reason is above. Climbing peaks of high altitude requires focus, good team energy, and love for each other. The individualistic character of a person might not be fit for the team, as I explained further above. But, given this example, I cannot generalize the character of Albanians. To each his own.
I will have the flags of Albania and Kosovo in every expedition. Meanwhile, the flags of “Dajti” and “Pashtriku” are two high mountain associations from Kosovo and Albania, where I am a member of. I am open to raise other flags. This depends on the financial support.
I have a long list of world peaks. Mount Blanc was only the beginning. There are dangers present in each of the peaks, despite the altitude or the risk.
I own the operating tour “Butterfly Outdoor Adventure” that organizes Balkan tours. During the last two years, I have developed touristic products through various projects that promoted Balkans in the world. “Via Dinarica” and “High Scardus” are some of these projects. I have showed Kosovo in some of the most famous published magazines of the world like “National Geographic”, “Lonely Planet”, “Wanderlust” and “Paste Magazine.” In 2017 with the help of my Nepalese and German friends, I led humanitarian projects that aimed at opening routes for rock climbers in Gjakova, Pristina, and Valbona.
During the last expedition, Manaslu 8163 m, I led a team made of six members. Even if we climb separately, I am responsible for the team members. In this case, we had regular meetings to discuss about the climbing process, reaching the summit, and the weather. I had to write reports for each member that I later submitted to the institution that gives permission. After graduating from the Faculty of Economics, with a degree in Marketing, I worked as an associated professor at the faculty. Later, I worked for private companies for three years as a Director of Marketing. My last occupation was working as a manager and then as a director, with the largest marketing agency in Kosovo, for seven years. In 2016, I took on a new challenge. Since I was spending a lot of time climbing mountains, I decided sharing this love for nature and peaks with the people. I am happy I introduced Albania and Kosovo to people abroad, likewise I am very grateful that I can inspire my own people to go closer to nature. Uta in the future will certainly work with children. Currently, I voluntarily organize daily walks for children with special needs. I will continue to spread the love while climbing with children.
Shqip
Uta Ibrahimi, një arsye më shumë që na bën krenarë për Kosovën
vajzave janë të denja për t’u shënuar në bilancin e 10-vjetorit të
pavarësisë së Kosovës. Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve për të mos e konsideruar realitetin si qasje seksiste, mund të konstatohet se imazhi pozitiv i Kosovës përgjatë kësaj dekade është dominuar nga gratë. Kampionet e xhudos Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, Mimoza Kusari-Lila si e para kryetare komune në Kosovë, por edhe Vlora Çitaku me fjalimet e saj në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vazhdojnë të kontribuojnë për vendin e tyre - secila në fushat përkatëse. Mirëpo përtej populizmit të koncertit të Rita Orës në Prishtinë e më pas edhe të Dua Lipës në Brit Awards 2018, nuk duhet harruar se sidomos me ndërkombëtarizimin e çështjes së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Kosovës (përfshi projektin “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa - Mripa), Presidentja e Republikës në vitet 2011-2016, Atifete Jahjaga - mbetet imazhi më pozitiv i Kosovës së pavarur. Ajo i mbërriti e para majat e politikës botërore dhe të gjithë të tjerët do të duhet të rendin pas gjurmëve të saj. të tjerëve u mbetet vetëm të rendin pas gjurmëve të saj.
Në rend të parë ndihem krenare dhe e lumtur që e ngjita majën më të lartë të tokës Everest, dhe u ktheva shëndosh e mirë. Së dyti, ndihem edhe më mirë që jam në gjendje të mirë fizike dhe psiqike të vazhdoj me ekspeditat e tjera në majat 8000 metërshe... Kështu, menjëherë pas 2 muajsh e ngjita edhe majën tjetër, Manaslu (8163m), gjë jo shumë e zakonshme.
Emocionet vazhdojnë të jenë gjithmonë. Është ndjenjë shumë e veçantë e sidomos për faktin që flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë është ngjitur për herë të parë nga një femër.
Në vitin 2015 u organizua Ekipa e Kosovës për në Mount Blanc (Mali i Bardhë) me vajzat e para shqiptare në këtë ekspeditë. Në këtë ekip ishim bashkë me Nazmiun - lider i ekspeditës dhe Arinetën. Ideja në atë kohë ishte ngjitja e disa majave të tjera nëpër botë, përfshi edhe Everestin.
Pas disa kohe, joformalisht unë u ftova të jem pjesë e ekipit së parë nga Kosova për në majën Everest, dhe pas disa muajve, nga po i njëjti ekip m'u tha se kishin vendosur të shkojnë vetëm burrat dhe nuk do të ketë vajza në këtë grup.
Në këtë kohë, unë u takova me Xhimi Begenë në Festivalin e Ngjitjes në Përmet, ku ai po kërkonte një vajzë shqiptare për ta përkrahur në një ekspeditë të tillë. Unë isha duke u ngjitur në shkëmb dhe ky ishte momenti kur Xhimi e mori vendimin për të më ftuar në këtë ekspeditë. Kështu, me kalimin e kohës, me trajnime dhe ekspedita të tjera në Himalaya, Xhimi e vendosi që të vazhdojmë me këtë projekt më tutje, më saktësisht me ngjitjen në Everest.
U nisa për Everest në fund të muajit Mars. Pak para nisjes, në njërin prej takimeve të Federatës Bjeshkatare të Kosovës bashkë me Klubin Alpin Prishtina – i cili përfaqësohej nga Nazmiu, u propozua që të dy ekipet të bëhemi bashkë dhe të shkojmë ashtu siç kishte hije.
Kjo kërkesë u refuzua nga ana e Nazmiut dhe Klubit Alpin "Prishtina". Në të njëjtën kohë, Xhimi Begeja, lideri i ekspeditës sime ishte i mendimit që ne të bëhemi bashkë.
Kështu që kjo është arsyeja se përse të dy grupet u nisëm, u ngjitëm dhe u kthyem ndaras.
Unë u nisa në fund të muajit Mars. Aklimatizimin e kam kryer nëpër zona të tjera të Himalaya-ve.
Pjesa e parë e ekspeditës ishte në Hinky Valley – Amadablam 360 shkallë. Në këtë ekspeditë unë i ndihmova guidës kryesore, kryesisht me litar, hapje dhe mbyllje të tendave, etj. Unë pranova të punoj për 3 javë – pa pagesë, vetëm që të isha më shumë në male dhe të kisha mundësinë e aklimatizimit më të mirë.
Faza e dytë e ekspeditës ishte në Rajonin Makalu, bashkë me ekipin e zviceranëve dhe plani ishte të ngjiteshim në Yaupa Peak. .. mirëpo për shkak të motit të keq dhe aksidentit që ndodhi (rrëzim i gurëve) nuk mundëm të vazhdonim më tej. Deri në këtë pikë ne arritëm lartësinë e 6200 metrave dhe me këtë rast ishim të aklimatizuar mirë.
Kështu që në Kampin Bazë të Everestit kam arritur me 8 Maj ku edhe kam filluar ekspeditën e ngjitjes në Majën Everest.
Ekipin e Kosovës e kam takuar 3 herë.
Të parën herë jemi takuar në mes të Kampit Bazë dhe Kampit 1. Të dytën herë, kemi shkuar bashkë me Xhimin për vizitë në Kampin e tyre për me i përshëndetë. Dhe të tretën e të fundit herë, i kam takuar kur po zbrisja prej Majës së Everestit, ku qëndrova 45 minuta, e ata ishin duke u ngjitur, rreth 10-20 min para majës.
JO - dhe përgjigjen e keni më lart. Ngjitja nëpër lartësi të mëdha kërkon fokus, energji të mirë në ekip, si dhe dashni për njëri-tjetrin. E vërtetë që natyra individualiste e një personi të caktuar mund të reflektojë në mospërshtatje të ekipit, sikurse e ceka edhe më lart. Por nuk duhet përgjithësuar kjo çështje, në bazë të këtij shembulli. Prandaj them se këto nuk janë çështje "shqiptarësh", por individësh.
Xhimi Begeja ishte lideri i ekspeditës time, ku gjatë gjithë kohës edhe gjatë trajnimeve dhe ngjitjes më ka këshilluar vazhdimisht. Kështu që publikisht e kam thënë disa herë, mirëpo e them prap këtu, se Familja Begeja ka qenë shumë përkrahëse në çdo aspekt. E nëse fiziku apo psiqiku, unë besoj se të dyja janë shumë të rëndësishme. Njëra pa tjetrën nuk bën.
Fillimisht, dëshiroj që nëpërmjet përvojës time të rris vetëdijen për malet dhe natyrën e Kosovës dhe të Shqipërisë te turistët nga e gjithë bota. Si alpiniste femër dua të rris vetëdijen edhe për çështjet gjinore në shoqërinë tonë. PO, është e mundshme që një femër shqiptare të ngjitet në Malin Everest, majën më të lartë të botës. Dua të motivoj sa më shumë vajza që të arrijnë të ngjiten në male dhe maja. Dua të sjell shpresë, t'i frymëzoj njerëzit për t'i pushtuar majat e tyre, pavarësisht se çfarë sfidash personale mund të kenë.
Ekspeditat e mia duhet të shihen si arritje për Kosovën dhe kombin shqiptar në tërësi. Gjithmonë do t'i valoj të dy flamujt në çdo majë, që ma kujtojnë vendin tim dhe atë që mund ta arrijmë.
Dhe në fund, ngjitjet nëpër majat e botës për mua janë oksigjen.
K2 kushton më shtrenjtë se sa 20 mijë dollarë. Kompanitë nga Pakistani ofrojnë çmime të lira, mirëpo siguria në ngjitje është shumë e vogël. Prandaj shpeshherë rezultojnë me mossukses ose edhe me keq, me aksidente. Unë do të vazhdoj të bashkëpunoj me ngjitës nga Nepali.
Tani po kërkoj mjete financiare nëpërmjet dy formave. Njëra formë kërkon donacione direkte nga publiku dhe tjetra nëpërmjet kompanive, organizatave dhe institucioneve.
Kam shumë besim që deri në Prill 2018 do t'i siguroj këto mjete. Kam besim te njerëzit e mirë.
Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë janë pjesë e pandashme imja dhe ata do t'i kem me vete në secilën ekspeditë. Ndërsa flamujt e "Dajtit" dhe "Pashtrikut" - janë të dy shoqatave bjeshkatare nga Kosova e Shqipëria, anëtare e të cilave jam.
Jam e hapur për flamuj të tjerë. Kjo varet prej përkrahjes financiare.
Jo, nuk e kam menduar kthimin në Everest, sepse ngjitjet në 14 maja mbi 8000 metra (projekt mjaft ambicioz, i cili mendohet te realizohet në 6 vitet e ardhshme) të marrin shumë kohë dhe energji.
Kam një listë të gjatë të Majave nëpër botë. Mount Blanc ishte veç fillimi. Rreziqet janë nëpër secilën majë mali, pavarësisht lartësisë apo rrezikshmërisë.
Unë jam pronare e tour operatorit "Butterfly Outdoor Adventure" e cila merret me zhvillimin e tureve në Balkan. Përgjatë këtyre dy viteve kam zhvilluar produkte turistike nëpërmjet projekteve të ndryshme, e që e kanë pasur për qëllim promovimin e Ballkanit nëpër botë. Disa prej projekteve janë "Via Dinarica", "High Scardus" etj.
Gjithashtu, nëpërmjet organizimeve të mija kam arritur të paraqes Kosovën nëpër revistat më të famshme në botë, si "National Geograpic", "Lonely Planet", "Wanderlust", "Paste Magazine" etj.
Përveç kësaj, në vitin 2017 kam realizuar projekte humanitare që kishin qëllim krijimin e rrugëve të ngjitjes në gurë, në rrethinat e Gjakovës, Prishtinës dhe Valbonës, bashkë me shokët nga Nepali dhe Gjermania.
Në ekspeditën e fundit, Manaslu 8163, kam qenë lidere e ekipit me 6 anëtarë të tjerë. Kjo nënkupton që edhe pse ngjitjet i bëjmë të ndara, unë kam përgjegjësi për atë ekip. Me këtë rast, kemi pasur takime të kohëpaskohëshme për diskutimin e procesit të ngjitjes, planeve për majën, motin etj. dhe në fund mua më është dashur të raportoj për secilin anëtar në institucionin ku jepen lejet.
Pas përfundimit të Fakultetit Ekonimik, dega Marketing, për dy vjet isha asistente e lëndës së Marketingut në Fakultetin Ekonomik, e më pastaj kam vazhduar 3 vite të tjera nëpër kompani private, si Drejtore Marketingu, si dhe punën e fundit, në agjencionin më të madh të marketingut në Kosovë, fillimisht si menaxhere e pastaj si drejtore, për 7 vite.
Vitin 2016 e fillova me një sfidë të re. Meqenëse po kaloja shumë kohë nëpër male, vendosa që këtë dashni për malet dhe aktivitetet në natyrë, ta ndaja me njerëzit. Jam e lumtur që arrita t'ua prezantoj vendin tim njerëzve jashtë Kosovës e Shqiperisë, e gjithashtu jam shumë e lumtur që edhe popullin tim arrij ta frymëzoj që të jetë më afër me natyrën.
Uta në të ardhmen: sigurisht, puna me fëmijë.
Për momentin, një herë në muaj organizoj ecje ditore me fëmijë me nevoja të veçanta dhe këtë e bëj në baza vullnetare. Do të vazhdoj ta shpërndaj këtë dashni për ngjitjen me fëmijët.