Durrës. Për herë të parë kroçera “Deutschland” me 372 turistë

on Thursday, 31 October 2013. Posted in Lajme

Anija po zhvillon një tur mesdhetar, që ka nisur më 24 tetor dhe do të përfundojë më 6 nëntor.

Durrës. Për herë të parë kroçera “Deutschland” me 372 turistë

 

DURRËS, 30 tetor 2013 – Në mengjesin me mjegull të 30 tetorit 2013, ora 7:00, në kalatën 5/a të portit të Durësit u bregëzua për herë të parë anija gjermane e tipit krujz “Deutschland”, me 372 turistë në bord. Në Durrës si agjenci pritëse është “Adetare”. Anija po zhvillon një tur mesdhetar, që ka nisur më 24 tetor dhe do të përfundojë më 6 nëntor. Pjesa më e madhe e turistëve janë gjermanë, por nuk mungojnë edhe vizitorë nga Austria, SHBA, Greqia dhe Izraeli, thotë zyra e shtypit e drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës sha. - 

 

 

Gjatë qëndrimit programi parashikon vizita në qendrat arkeologjike dhe muzeore Durrës, Krujë, Apoloni, Berat dhe Tiranë. “Deutschland”-i është nisur nga porti i Venecias, dhe më pas ka ndaluar në Koper, Dubrovnik e Kotor. Pas qëndrimit prej 13 orësh në Durrës, në orën 20:00, ajo do të niset për në Korfuz, e më pas Itakë dhe Pire. “Deutschland”-i, që ka vizituar portin e Vlorës në vitin 2012, ka planifikuar një vizitë tjetër në Durrës në tetor të vitit 2014.

Info

“Deutschland”-i është anije turistike me flamur gjerman, regjistruar në Nojshtadt (Neustadt), në pronësi dhe operim të kompanisë gjermane “Peter Deilmann Reederei GmbH & Co. KG”. Ka një dekor në stilin Art Deco. “Deutschland”-i hyri në shfrytëzim më 16 maj 1998. U ndërtua në kantierin detar gjerman “Howaldtswerke-Deutsche Werft”, Kiel në vitet 1996-1998. Kapaciteti: 520 udhëtarë dhe 280 veta si personel dhe ekuipazh. Tonazhi bruto: 22 400. 10 kuverta, nga të cilat 7 janë në përdorim të udhëtarëve. Gjatësia 175.30 m, gjerësia 23 m, shpejtësia 20 nyja (37 km/orë). Komiteti Olimpik Gjerman e përdori anijen si rezidencë gjatë Olimpiadës Verore 2012 në Londër.agjencia e lajmeve “Dyrrah”

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24738

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.