Londër: Mbyllet panairi botëror i Turizmit

on Thursday, 05 December 2013. Posted in Lajme

Shqipëria përfaqësohet denjësisht në Panairin Europian të Turizmit

Londër: Mbyllet panairi botëror i Turizmit

 

Një delegacion i kryesuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, në Panairin Botëror të Turizmit (Ëorld Travel Market), në Londër u përmbyll me mes konsultimesh me ekspertët dhe aktorët vendas të turizmit, si edhe duke marrë ide dhe sugjerime nga ekspertiza e huaj. Znj.Eglantina Gjermeni ministre e MZHUT theksoi se Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të bëjë gjithçka për të promovuar Shqipërinë, duke shtuar numrin e turistëve të huaj, si edhe duke e kthyer turizmin në një sektor fitimprurës për ekonominë dhe gjenerues të vendeve të reja të punës.

 

Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit u shpreh i gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë përmes kurseve të trajnimit të guidave dhe profesionistëve të fushës së turizmit, por edhe në kuadër të promovimit, duke organizuar vitin e ardhshëm një aktivitet të rëndësishëm për turizmin në vendin tonë.Në ditën e parë të Panairit në Londër, Ministrja Gjermeni është takuar në stendën e Shqipërisë edhe me operatorë turistikë të vendeve të tjera, përfaqësues e gazetarë të rrjeteve televizive prestigjoze botërore, si CNN, BBC, etj apo botues të ndryshëm në sektorin e turizmit.Panairi i Londrës, së bashku me atë të Berlinit, vleresohen si dy më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në kalendarin vjetor të panaireve të turizmit në Europë, ndërsa shërbejnë si një mundësi e mirë edhe për operatorët turistikë shqiptarë për  të vendosur kontakte, ose për të thelluar bashkëpunimin me operatorët turistikë të vendeve të tjera, apo me kompani që operojnë në fushën e turizmit.Panairi i Londrës qëndron i hapur deri në datën 7 nëntor dhe në kalendarin e tij janë të përfshirë një sërë aktivitetesh, ku ndër më të rëndësishmit është Samiti i Ministrave të vendeve pjesëmarrëse, që mbahet ditën e nesërme.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24044

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.