PS, konferencë për urbanistikën

on Monday, 26 August 2013. Posted in Lajme

Eglantina Gjermeni: janë ekspertë të shkëlqyer nga e gjithë bota

PS, konferencë për urbanistikën

32 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht 2013. 

 Të shoqëruar nga e zgjedhura për ministre të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, si dhe arkitektë e specialistë të fushës së urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore, 32 pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë zhvilluar gjatë pasdites një tur vizitash në disa nga pikat më të rëndësishme me interes arkitekturor dhe historik të kryeqytetit.

“Janë një grup ekspertësh me karriera të shkëlqyera. Ata do të na japin këndvështrimin e tyre se si Shqipëria mund të realizojë me sukses sfidën e planifikimit të territorit. Kjo është pjesë e programit të “Rilindjes” dhe kryeministri Edi Rama ka një angazhim personal për këtë. Për këtë arsye i kemi ftuar këta profesionistë të mëdhenj”, theksoi Gjermeni.
 
Konferenca me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re" do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm. Synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria. top channel

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23593

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.