Shqipëria: destinacion turistik gjithëvjetor

on Thursday, 30 January 2014. Posted in Lajme

Takim i ministres Gjermeni me ambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri

Shqipëria: destinacion turistik gjithëvjetor

 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni priti sot në një takimAmbasadoren e Cekisë në vendin tonë Znj. Bronislava Tomášová.
Gjatë bashkëbisedimit Ministrja Gjermeni gjeti mbështetjen e Ambasadores Tomášová për promovimin e destinacioneve turistike në vendin tonë, aq të preferuara nga turistët cekë dhe ranë dakord që materialet promovuese të pregatiten edhe në gjuhën ceke.
Ministrja Gjermeni deklaroi se zhvillimi I turizmit përgjatë gjithë vitit është një nga prioritetet e Ministrisë dhe po punohet për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik për turistët vendas dhe të huaj.
Ambasadorja e Cekisë u interesua për projektet në fushën e planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban. Duke vlerësuar mbështetjen e Cekisë në procesin e Integrimit Europian në BE, Ministrja Gjermeni dhe Ambasadorja Tomášová u angazhuan të punohet ngushtësisht për forcimin e mardhënieve mes dy vendeve.  

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

21582

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.