TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEME “NGRITJA E NJE SISTEMI TË INTEGRUAR TË INFORMACIONIT TURISTIK

on Tuesday, 17 December 2013. Posted in Lajme

VESHTRIM MBI ARRITJET DHE VIZIONIN E RI TË ZYRES SË SHERBIMIT TURISTIK

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEME “NGRITJA E NJE SISTEMI TË INTEGRUAR TË INFORMACIONIT TURISTIK

Në date 9 dhjetor në Hotel “Tirana International “ nën drejtimin dhe organizimin e Zyres së Sherbimit Turistik u zhvillua tryeza e rrumbullaket me temë “Ngritja e një sistemi të integruar të informacionit turistik” 
Në këtë takim krahas organizatoreve të tij me në krye drejtoreshen e ZTSH znj. Majlinda Hafizi , morren pjesë edhe zv. Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Z. Gjon Radovani , Znj Anila Kospiri e misionit te USAID në Shqiperi, gjithashtu edhe perfaqesues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit, INSTAT , Agjencisë Kombetare te Turizmit etj 
Takimi trajtoi aspekte të ndryshme që ishin ato te prioriteteve të industrisë turistike si dhe bashkepunimit të sektorit privat, me qellim ngritjen e një sistemi kombetar të informacionit turistik. Rolin e zyrave lokale të turizmit në sistemin e infromacionit kombetar turistike . 
Gjatë diskutimeve të ndryshme u evidentuan pikat e ndejeshme të cilat lidhen me persosjen e sitemit të informacionit mbi hotelerinë si dhe me informacionin turistik në pergjithësi. U evidentuan prirotet të cilat duhet të ndiqen nga ana e ZTSH si edhe aktoreve të tjerë të cilët ndihmjnë dhe janë pjesë e kë tij procesi. 
Në këtë drejtim Agjencia Kombetare e Turizmit si institucion i cili ka per mision promovimin e vendit si destinacion në tregun e turizmit , e ka te domosdoshme bashkëpunim me ZSHT sidomos në fushën e informacioni mbi kapacitetin hotelier , e cila eshte pjese e rendeishme e produktit turistik të vendit. 
Tryeza e rrubmbullakët percaktoi edhe drejtime të bashkepunimit ndër institucional .

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

22893

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.