Through the mountains,  towards the sea, in the tracks  of King Skerdilajd - Albanin Great Escapes 2017

Through the mountains, towards the sea, in the tracks of King Skerdilajd - Albanin Great Escapes 2017

on Monday, 12 February 2018. Posted in Itinerare

Përmes maleve drejt detit, në gjurmët e Skerdilajdit - Itineraret më të Bukura Shqiptare 2017

Through the mountains,  towards the sea, in the tracks  of King Skerdilajd - Albanin Great Escapes 2017
English / Shqip
This ride follows in the tracks of King Ilirian Skerdilajd, on his way to conquer Kaonia 2,300 years ago. Experience unspoilt nature, colourful culture heritage, welcoming people and ride reliable, strong horses. Wind your way through a variety of landscapes combining mountain climbing, steep downhill and uphill rides, river crossings, woods and the seaside. Here you will find ancient ruins, castles, churches and monasteries sitting adjacent to the bunkers and military infrastructure from communist past. During this period of isolation and militarization, communist leaders built around 750,000 bunkers of defense in case of attack from western “enemies”.
This is a mountainous trail ride with around 6 hours riding and some walking every day. The horses are small but very robust and surefooted Arab and Tarpan cross. Participation in this trail will allow you to experience true Albania with the best local cuisine, history and hospitality. You will be accommodated in local or family guesthouses every night where your host families will provide a delicious local meal and conversation is enjoyed by all over dinner. Most of the dishes are homemade while fruits, vegetables and meat come from local gardens and farms.
From May to the end of September you can enjoy swimming in the sea (without horses) on two of the trail days.
Itinerary
Day 1
Plan your flight to arrive at Tirana airport ideally in the morning, but no later than 15:00 - this leaves time for the transfer and to be able to visit the town of Gjirokstra with your guides. From the airport the transfer will be by mini-van or off-road car and will take around 3-4 hours (250km). Settle into your room at a traditional hotel in the centre of historical Gjirokastra before gathering for a welcome lunch. We recommend that you buy a map of the area before dinner in order to gain a good understanding of the itinerary.
Day 2
We will start riding from the lake of Gjirokastra, Viroi Park at 220m above sea level. You will be astonished by how this mountainous ecosystem changes so suddenly. You will ride through hilly terrain, small rivers, pine woods, steep down and up hills. Today finishes after around 5-6 hours total riding at the village of Zhulat, one of the most important centres of Laberia´s area. Labërian Laws originate from ancient times and was reintroduced by Zhulati Julie Pope, who lived in the XI century. During the Norman invasion in 1081 he was described as a priest and Mayer of Kurveleshi. You will spend the evening and night in a village house enjoying homemade traditional food and drinks.
Day 3
After a traditional breakfast at the family house we will get ready for a very long day riding (up to 9 hours). Our ride will follow the tracks of the King Skerdilajd Army which passed through the "Neck of the Rock" around 2,300 years ago. For the first time, King Skerdilajdi was mentioned as the commander of the 5,000 troops sent by Queen Teuta in 230 BC against Kaonia. Flowers, old trees, streams of water shepherds, hundreds of goats, sheep and cows will be part of this riding experience. Be prepared to walk during the day in difficult paths and steep downhills. We will arrive at a family house late in the afternoon and enjoy traditional food, rich in olive oil. Wine, raki and mountain tea will comfort you to sleep after the long day.
Day 4
First we will visit the castle of Borsh (known in history as Castle of Sopot) located on a hill in Borsh´s village at 500m above sea level and dates back to about IV-III century B.C. Its surface is rocky. After visiting the Castle ruins we will start a 3 hour ride from Borsh and take the old road along the seaside. Olive trees, oranges, lemons, citrus and grapefruits are planted everywhere on the upper part of the road. Many defence bunkers remained along the seaside of Piqeras, an old fishing village. We will stop the ride in the village and drive to the sea for a lunch break on the beach. After lunch we can enjoy a fairly long break to enjoy the sea and to rest.
Day 5
This morning we'll enjoy breakfast on the terrace with the beautiful view of the Ionian Sea. You can enjoy traditional coast byrek (cheese pie) and cookies, butter, fresh milk and honey. Today we head down to the sea through olive tree terraces to the beach of Bunec. We will ride up again to Lukove village and you will reach the Shpella beach for lunch. The lunch stop includes possibilities to swim and relax for 2 hours. Later we continue to climb through beautiful rocky terrain past the ruins of the abandoned village of Hundecova.
You will finish the riding day in the village of Nivica, a famous Cristian Orthodox village after 5 hours of riding.
Day 6
After breakfast we will ride back along King Skerdilajd Army´s route. South of the river Kalasa valley you can see the Foinike Hill. Exactly there, Skerdilajd’s army stopped to face the Epirot army in 229 B.C. Today we will ride for round 6 hours through the hills and valleys and mountains. We will stop for a picnic lunch under the trees on the bottom of the White Mountain by the waters of river Kalasa. Olive trees and nice paths for gallops will make this day very interesting and picturesque. We will ride next to the church of Senica built in the XVII-th century. After 2 hours you will reach the Skerfica mountain neck named after the King Skerdilajd Army pass. Here you can enjoy the cold mountain water before riding further to the village of Fushebadha your, accommodation place for the night.
Day 7
After a traditional breakfast you will start an 4 hour ride back to our start point, Gjirokastra town. You will ride down to the Valley of the Kardhiq river, a very beautiful mountain valley with places suitable for nice gallops followed by a slow steep downhill ride. Pine woods, mountain valleys, water springs, fresh air and flowered landscapes will be the panorama of this day. The ride will finish right where it started - near Viroi lake. A farewell dinner late in the afternoon will be enjoyed by all. Your accommodation will be a traditional hotel in the historical area of the town.
Day 8
After breakfast at the hotel you will be transferred to Tirana airport.
“Në gjurmët e Skerdilajdit” është një udhëtim sfidues 6-ditor me kuaj që shkel në gjurmët e një prej itinerarëve historikë më interesantë të antikitetit. Turi imiton pjesërisht shtegun e ndjekur prej Skerdilajdit në vitin 229 PK. Skerdilajdi , kunati i mbretëreshës Teuta dhe kryekomandati i ushtrisë së saj udhëtoi nëpër këtë shteg malor me 5000 kalorës për të pushtuar nga toka Kaoninë.

Terreni pjesërisht malor i turit është sfidues por me panoramë piktoreske që ndryshon pothuajse çdo ditë. Udhëtimi nis në nivelin 220 m nga liqeni i Viroit në Gjirokastër, dhe ndjek shtegun kodrinor rrëzë fshatrave në këmbët e Malit të Gjerë. Panorama e ditës së parë të udhëtimit ofron natyrë baritore, ngjitje dhe zbritje të buta dhe shumë mundësi për të ndryshuar ritmin e lëvizjes. Mundësitë e shumta për trok dhe galop e bëjnë këtë ditë shumë dinamike dhe sportive. Ndalesa për drekën: piknik në manastirin e Cepos, i njohur për historinë mesjetare dhe rëndësinë në jetën e banorëve është e mbushur edhe me gjurmë të diktaturës komuniste. Një repart ushtarak dhe dhjetëra bunkerë të shpërndarë në shpatet e maleve përreth flasin në Cepo për periudhën e paranojës dhe izolimit të gjatë të vendit.
Itinerari i kalërimit përshkon më tej luginën e lumit të Kardhiqit takon “gurët e gjatë”, simbole gati mitike për banorët e zonës që besohet se dikur në antikitet lidheshin me kultin e dritës dhe përfundon në fshatin Zhulat. Në Zhulat kalorësit takojnë Idriz Sullin, legjislatorin popullor të 200 viteve më parë të memorizuar në trungun e rrapit të tharë të Zhulatit prej një skulptori të talentuar lokal. Mbrëmja në Zhulat mbushet me këngë, ushqim “shtëpie” dhe raki rrushi.
Nisja për në Borsh të Vjetër të nesërmen, bëhet herët në mëngjes. Udhëtimi zgjat rreth 9 orë dhe kërkon formë të mirë sportive. Ngjitja me kuaj nëpër qafën e Shkëmbit përballë Zhulatit përbën edhe terrenin më sfidues të të gjithë javës. Terreni shkëmbor me thyerje të forta, humnera, pyje bredhi, rrapi dhe panje shekullorë do ta shoqërojnë ngjitjen deri në Qafën e Panjës në një lartësi rreth 1800 m. Gjatë rrugës ka disa pushime për të shijuar panoramën dhe për të njohur bimësinë e rrallë të zonës.
Itinerari vijon me panoramë më të zhveshur nga bimësia, të ashpër dhe të thatë. Ndalesa në një prej staneve është një prej momenteve më të veçanta të kësaj dite. Mikpritja, bujaria dhe bulmeti i freskët flet shumë për Shqipërinë e këtyre anëve.
Sheshi i Zhulit , toponim që lidhet me Papa Zhulin e Labërisë, do të bëhet ndalesa e drekës për udhëtarët dhe kuajt.
Më tej sfida rritet. Rruga kalon nëpër shtigje që bien thikë 1000 m në këmbët e Malit të Borshit. Panorama e detit nga maja e malit i shoqëron kalorësit deri në Qafën famëkeqe të Rrëmujës. Zbritja me një pjerrësi të lartë deri në rrugën kryesore realizohet me këmbë duke udhëhequr kuajt. Është një pjesë plot adrenalinë dhe rreziqe që lidhen me rrëshqitje të mundshme dhe një shteg zalli që gjarpëron thikët deri sa takon rrugën dytësore midis Fterrës dhe Borshit të Vjetër. Është një shteg që “do gjunjë” thonë banorët e fshatrave të bregut.
Akomodimi dhe darka realizohen në një familje barinjsh në Borsh të Vjetër. Mjelja e dhive në mbrëmje është një rit që ndodh në praninë e gjithë grupit.
E nesërmja i takon kalorësit me kalanë e vjetër të Borshit, një fortesë interesante mbi një shkëmb përballë detit që mban mbi vete gjurmë historike nga të gjitha epokat që prej shek. IV.
Më tej kalorësit zbresin në 0 m dhe takojnë detin. Galopi i gjatë me kuaj përballë detit është një nga momentet më të bukura të kësaj dite. Ngjitja përmes brezareve me ullinj në kodrat mbi det përfundon në Piqeras ku është edhe akomodimi për ditën e tretë të udhëtmit. Pasi kanë akomoduar kuajt, kalorësit mund të shijojnë gjatë pasdites rërën, diellin dhe ujin në plazhin e njohur të Bunecit.
Dita e katërt e udhëtimit ka vështirësi mesatare dhe ndjek fillimisht një zbritje të pjerrët duke ndjekur rrugën mesjetare deri në Bunec. Kalorësit lënë pas “Ullirin e Lotëve”, pikën nga ku gratë përcillnin me lotë kurbetllinjtë dhe zbret në det. Kalërimi përballë bregut zgjat për gati 30 minuta para se të realizohet ngjitja për në Lukovë. Kisha e Shënepremtes monument kulture i kategorisë së parë është ndalesa e parë e ditës. Historia, arkitektura dhe gjithë sfondi shpirtëror lokal gërshetohen më së miri në këtë gjysmë- rrënojë të vendosur mes një ullishteje përballë detit.
Plazhi i Shpellës në Lukovë është ndalesa e drekës për kalorësit dhe për kuajt. Itinerari i pasdites e përball grupin me një tjetër aventurë, rrugën mesjetare drejt Hundecovës së rrënuar dhe Nivicës së sotme, shteg që kalon mes një xhungle të vërtetë shkurresh dhe pemësh, rrënojash dhe ujrash, ullinjsh shekullorë dhe rrepesh masivë. Mundësi të reja për galop shfaqen krejt papritur dhe befasisht përgjatë itinerarit duke e ndryshuar dinamikën e udhëtimit nga “e kujdesshme” në “shpërthyese”.
Akomodimi për darkën do të realizohet në një restorant të vogël në qendër të Nivicës ku gatuhen recetat e vjetra të bregut ku spikat mishi, ullinjtë, limonat, vaji i ullirit, angjinaret dhe vera.
Dita e pestë shënon edhe fillimin e kthimit pas në destinacion. Mali i Bardhë dhe tej në horizont lugina përballë ish kryeqendrës së Kaonisë, Foinike janë pjesë e itinerarit të gjatë të kalërimit. Lugina e lumit të Kalasës thuhet se ishte ajo që grumbulloi në antikitetet luftëtarët e Skerdilajdit para se Kaonia të thyej. Ndalesa në lumë do të shërbejë për të freskuar kuajt dhe për të folur për historinë e betejave të së shkuarës.
Vrapime të gjata do të shijohen përgjatë rrugës deri në Fushë-Vërri ku do të fillojë edhe ngjitja drejt Qafës së Skërficës. Panorama në ngjitje do të jetë një prej magjive të kësaj dite të gjatë. Grupi do të bëjë një pushim në hyrje të Qafës për të shijuar ujin e freskët të burimit dhe bimësinë e rrallë të malit. Zbritja për në Fushë-Bardhë që do të jetë edhe vendndalesa për natën kalon krah kanioneve të famshme të Piksit, habitati natyror i shqiponjës së artë, pëllumbit të egër, dhe kafshëve tipike të pyllit.
Ndalesa pranë minierës së dikurshme të fosforit zbulon një tjetër faqe të zymtë të historisë së diktaturës, atë të internimeve, kampeve të punës dhe përndjekjes së kundërshtarëve politikë, intelektualëve dhe artistëve. Gjurmët e asaj kohe janë ende të qarta në këtë vend mes maleve.
Akomodimi dhe darka do vendosen në një shtëpi në qendër të fshatit. Gatimet tradicionale, me produktet e rralla të zonës , mishin, rakinë, perimet, mjaltin, qumështin e dhisë janë ajo që i bëjnë më së shumti krenarë banorët pritës.
Dita e fundit do ta zbresë grupin sërish në luginën e Kardhiqit për të ndjekur në kthim itinerarin e ditës së parë. Turi një javor do të përfundojë aty ku nisi, pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër.

3.0/5 rating (4 votes)

Hits

11871

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.