Gjiri i Dafinës në Karaburun, një mrekulli e vogël ende e pazbuluar
Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.
Nga Adela Alla
TIRANË, ATSH/ – Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj., Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.