Shtohen shërbimet turistike për turistët e Vlorës - lind zyra e parë turistike private

Shtohen shërbimet turistike për turistët e Vlorës - lind zyra e parë turistike private

on Friday, 16 February 2018. Posted in Lajme

Intours Vlora, një bashkëpunim i Intours Albania dhe Regina Group

Shtohen shërbimet turistike për turistët e Vlorës - lind zyra e parë turistike private
Sa herë që në turizëm lindin bashkëpunime të reja, terreni ku zhvillojnë aktivitetin këto kompani bashkëpunimi, merr një hov të ri zhvillimi. Por bashkëpunimet lindin edhe sepse piqen kushtet dhe rriten kërkesat. Kështu, zhvillimi i vazhdueshëm në tregun e Vlorës i Regina Group, me hotelet Regina Radhimë dhe Regina City, prodhoi nevoja të tjera si për shembull argëtimi i turistëve me aktivitete mes të cilave edhe ekskursionet turistike, shërbimet e informacionit dhe organizimi në përgjithësi i kohës së lirë. Nga përvojat e mëparshme dhe shëtitjet në det me anijen turistike Regina Blu, një shërbim i ofruar jo vetëm për klientët e hoteleve Regina por edhe për turistët e tjerë që vizitonin Vlorën, lindi nevoja e zgjerimit të këtyre shërbimeve, sidomos duke pasur parasysh edhe rritjen e standarteve përmes hotelit Regina City. 
Kështu lindi ideja e bashkëpunimit me një prej tur operatorëve më të mëdhenj në Shqipëri në sektorin “incoming”, për të zgjeruar dhe rritur cilësinë në gamën e shërbimeve të shumta turistike për të cilat një qytet si Vlora ka nevojë. Dhe ky bashkëpunim u kurorëzua me datën 14 Shkurt në Vlorë, ku u përurua agjencia më e re e shërbimeve turistike që u quajt Intours Vlora, si bashkëpunim i Intours Albania dhe Regina Group, e cila aktivitetin e saj e ka të shtrirë në bregdetitn e Vlorës. Zyra do të mbulojë një sërë shërbimesh turistike që për hir të së vërtetës i mungojnë një qyteti turistik si Vlora, e cila me ndërtimin e shëtitores së re, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve në këtë sezon të ri. I vendosur në ambientet e Hotel Regina City, kjo agjenci e re, do të jetë një zyrë shërbimesh të plota turistike duke filluar që nga informacioni turistik, e deri tek organizimet e tureve kulturore e natyrore, për pushuesit që do të zgjedhin Vlorën. Shtimi i shërbimeve plotësuese siç është hapja e kësaj zyre të re shërbimesh apo dyqani luksoz i suvenireve që do t`u ofrojë turistëve  ndër të tjera edhe simbole shqiptare, punuar mjeshtërisht dhe në mënyrë origjinale prej artizanësh nga e gjithë Shqipëria, nuk është gjë tjetër veçse ndërgjegjësim i investitorëve shqiptarë të fushës së turizmit, se rritja e standarteve dhe e cilësisë së shërbimeve turistike është e vetmja rrugë që do t`i sjellë dhe do t`i mbajë turistët e huaj të lidhur me Shqipërinë dhe me turizmin që ajo ofron.
3.3/5 rating (6 votes)

Hits

15218

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.