Error
  • Error loading component: com_media, 1

Articles in Category: Blog

Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë

on Thursday, 19 July 2018. Posted in Blog

Jo vetëm verë por edhe freski Alpesh e ture të veçanta

Travel Magazine nr 26 - 12 plazhet më të bukura të Shqipërisë
Të dashur lexues!
Nuk kemi asnjë dyshim që tek ky numër që ju vjen në dorë bash në zemër të verës, ju sigurisht prisni buqetën tonë të destinacioneve të larmishme kudo nëpër Shqipëri por syri dhe zemra shkon gjithmonë atje, drejt detit, ku pushimet kulmojnë në Korrik e Gusht dhe jo vetëm Shqipëria por edhe shumë të huaj tashmë, shijojnë bregdetin tonë të magjishëm. Dhe nuk ju kemi zhgënjyer. Ju kemi sjellë listën tonë të plazheve që mund të vizitoni këtë verë.
Ato janë padyshim ndër më të bukurat! Nuk janë të vetmet sepse i gjithë bregdeti i Shqipërisë është për t`u pirë në kupë por janë më së shumti ato që kanë mahnitur turistët, të huajt, dashuruesit e aventurës, mediat botërore që i kanë përfshirë menjëherë në lista destinacionesh, të apasionuarit pas ujrave e magjive të bregdetit shqiptar.
Bregdetit thamë? Nuk jua kishim thënë akoma që kemi plazhe marramendëse edhe në zemër të maleve? Një pjesë juaja ndërkohë i ka zbuluar. Por ka ende shumë që nuk dinë se ekzistojnë, ose që ende s`kanë shkuar atje. Prandaj edhe ne i kemi sjellë, që t`ju mahnisim, ashtu siç jemi mahnitur edhe vetë kur i kemi vizituar, ne dhe bashkëpunëtorët tanë të shumtë. Akoma nuk jeni nisur?

Nën Çadër

Written by Flora Xhemani Baba on Monday, 01 September 2014. Posted in Blog

"Bulevardi i Yjeve" - Meditim për Librin e Arlinda Gumës dhe jo vetëm...

Nën Çadër
Flora Xhemani Baba
Nuk e di kush e shpiku i pari / e para mendimin idiot së nën çadër mund të lexohen vetëm libra rozë, duke i hequr kështu të drejtën ngjyrave të tjera të librit të shijohen përmes flladit të detit, aromës së pishave shijes së jodizuar të ajrit apo çfarë tjetër. Ka njerëz që kohën e lirë e kanë shumë të shtrenjtë dhe do të ishte sakrilegj t’u propozoje si konsum të kësaj kohe një libër rozë kur shumë bukur mund të shijohej e verdha ankthndjellëse, e zeza rrënqethëse, grija e trishtë apo e e kuqja pasionante.
“Bulevardi i Yjeve” i Arlinda Gumës nuk është megjithatë, as rozë, as i verdhë, as gri e as ndonjë ngjyrë tjetër me të cilën njeriu mund të penelojë vetë librin që lexon. Dhe asgjë nuk e pengon që të mund të lexohet kudo, aq më pak nën çadër. 

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Written by Ilirjan Gjika on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Blog

Një rrëfim i sinqertë për një artist të sinqertë

Ardian Fezollari - mjeshtri i fotopeisazhit shqiptar

Të gjithë e njohin për mjeshtër të fotografisë artistike. Dhe me të drejtë. Ai tashmë nuk është vetëm një figurë e njohur publike por edhe një pjesëmarrës në edicionet e shumë konkurseve kombëtare e ndëkombëtare të fotografisë artistike. Ndërkohë që me dhjetra punë të dala nga dora e mjeshtrit pogradecar janë ekspozuar përveç Shqipërisë edhe në Maqedoninë fqinje, Kosovë, Bullgari, Rumani, Austri, Danimarkë, Egjipt, e deri në Japoninë e largët.
Fotot e Ardian Fezollarit i gjen në kartolina turistike, postera, libra dhe botime te ndryshme, albume familjarë apo çiftesh të sapomartuar. Gjithashtu duke nisur që nga viti 2000 e në vijim, ai ka botuar edhe kalendarë lidhur me trashëgiminë kulturore, si në fushat e etnografisë, arkeologjisë dhe kishave të periudhës bizantine. Por Ardi siç e thërrasin të gjithë, ka botuar edhe një album fotografik të titulluar ‘’Landscape-Peisazhe’’, me foto kushtuar liqenit të Ohrit, një prej temave të tij më të preferuara.

Votoni destinacionin më të mirë për vitin 2014 në Shqipëri!

on Monday, 13 January 2014. Posted in Blog

Votat tuaja do të ndikojnë klasifikimin e 10 destinacioneve të 2014-ës...

Votoni destinacionin më të mirë për vitin 2014 në Shqipëri!

 

Të dashur miq!
Numri i ardhshëm i revistës Travel do të vijë bashkë me listën e re të 10 destinacioneve shqiptare që ne do t’ju propozojmë t’i vizitoni për 2014-tën. Por që kjo listë të jetë sa më e pëlqyer prej jush, kemi vendosur të përfshijmë në të edhe propozimet tuaja. Pra, na thoni se cilat janë sipas përvojës tuaj të jetuar vendet më të bukura në Shqipëri që mund të zgjidhen për pushimet e këtij viti. Vendet që do të na propozoni, do ti bashkangjiten listës sonë, për të nxjerrë në revistë dhjetëshen më të pëlqyer. Mund të na shkruani në inbox, të komentoni poshtë, ose të na dërgoni foto të këtyre vendeve. Ju mirëpresim!

Zviceranët: Shqipëria s’është vend për turizëm masiv

on Wednesday, 02 October 2013. Posted in Blog

Turistët perëndimorë shprehin përshtypjet për vendin tonë...

Zviceranët: Shqipëria s’është vend për turizëm masiv

 Kohët e fundit një grup turistësh zviceranë bëri një udhëtim nëpër qendrat arkeologjike të Shqipërisë. Ata vizituan vendgërmimet antike, por morën me vete edhe mbresat mbi një vend në ndryshim, i cili po lëviz shpejt në drejtim të modernitetit.

“Para 24 vitesh kam qenë në Shqipëri, në korrik të vitit 1989, në kohën e regjimit të vjetër, komunist. Enver Hoxha kishte vdekur prej katër vitesh, Ramiz Alia ishte në fuqi. Bashkë me djalin tim 18-vjeçar bëmë pushimet verore në det, në afërsi të Durrësit”, kujton Erika Nostitz. “Ne kishim dëshirë të udhëtonim në vendet ku nuk shkonte gjithkush”.
Dhe kështu është edhe sot: 78-vjeçarja nga Bazeli mori pjesë gjatë majit bashkë me bashkëshortin  Franz Otto Nostitz në  një “udhëtim arkeologjik në Shqipërinë e panjohur”, nën udhëheqjen e arkeologut Christian Zindel, i cili e njeh Shqipërinë që nga viti 1988. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ai ka drejtuar zyrën e degës së fondacionit të kulturës “Pro Helvetia” në Tiranë.