Rrjolli, ku jeta rrjedh - Rrjolli, the where the life flows

Rrjolli, ku jeta rrjedh - Rrjolli, the where the life flows

Written by Irhan Jubica on Wednesday, 27 March 2019. Posted in Destinacione

Një nga plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar

Rrjolli, ku jeta rrjedh - Rrjolli, the where the life flows

Një kënaqësi e veçantë u ofrohet pushuesve që preferojnë të shëtisin mëngjeseve përgjatë plazhit të virgjër të Rrjollit, pasi ata mund të sodisin peshkatarët teksa kthehen nga deti me varka dhe nxjerrin me dorë peshkun e zënë nga rrjetat. E sigurisht që mund edhe të blejnë me çmime të paimagjinueshme peshkun më të freskët e më të larmishëm që kanë parë ndonjëherë!

Absolutisht i izoluar deri në rënien e regjimit komunist më 1991 për shkak se konsiderohej një fshat kufitar, Rrjolli (Baks-Rrjoll), vazhdon të mbetet një destinacion jo shumë i njohur nga vizitorët. Ai gjendet 35 km (afro 40 min) larg nga Shkodra, në drejtimin lindje-juglindje të Lagunës së Vilunit në Velipojë. Që prej vitit 2005, Rrjolli bën pjesë në Zonën e Mbrojtur "Peizazhi Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë" (kategoria V e IUCN). Deri para një dekade, ai frekuentohej kryesisht nga pushues ditorë, por pas rikonstruksionit të rreth 8 km rrugë deri në aksin ShkodërVelipojë, Rrjollin e zgjedhin për pushime disaditore gjithnjë e më shumë familjarë.

Rrjolli ka një pozicion të favorshëm, shtrirë mes Majës së Zezë (≈ 550m) dhe bregdetit, çka i jep jo vetëm bukuri të veçantë, por edhe një mikroklimë të begatë për çdo lloj aktiviteti njerëzor, përfshi bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin. Parcelat e tokës janë gjithnjë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, ku dallon patatja e Velipojës si dhe perime të tjera, ndërsa sektori i blegtorisë dominohet nga lopët, dhitë dhe derrat, e më pak nga shpendët. Një numër i konsiderueshëm i familjeve (rreth 25) merren rregullisht me peshkim, duke dalë në det me varka të vogla dhe rrjeta për disa lloje të faunës detare të Adriatikut, si merluc, barbun, levrek, kocë, qefull, karkaleca, oktapod etj. Një kënaqësi e veçantë u ofrohet pushuesve që preferojnë të shëtisin mëngjeseve përgjatë plazhit të virgjër të Rrjollit, pasi ata mund të sodisin peshkatarët teksa kthehen nga deti me varka dhe nxjerrin me dorë peshkun e zënë nga rrjetat. E sigurisht që mund edhe të blejnë me çmime të paimagjinueshme peshkun më të freskët e më të larmishëm që ata kanë parë ndonjëherë! Bashkë me Baksin, fshati numëron rreth 140 familje me mbi 550 banorë, nga të cilët 90 janë fermerë që mbarështojnë afro 400 krerë bagëti. Fshati ka një shkollë 9-vjeçare, një kishë katolike, disa restorante dhe 2 dyqane. Vendasit janë njerëz të urtë dhe punëtorë, të dashur e mjaft mikpritës. Frekuentimi gjithnjë e në rritje ka bërë që disa prej banorëve të këtij fshati t'i përkushtohen shërbimeve turistike, duke filluar që me ndërtimin e strukturave akomoduese. Aktualisht, Rrjolli numëron rreth 12 struktura akomoduese, me nga 1-8 dhoma, kapaciteti i përgjithshëm i të cilave vlerësohet në mbi 550 shtretër. Po ashtu, në Rrjoll gjendet edhe një prej kampingjeve më interesantë të Velipojës - "Clandestino". Megjithatë, një pjesë e këtyre strukturave akomoduese në Rrjoll nuk u përkasin vendasve, por janë ndërtuar nga individë dhe subjekte, të ardhur në këtë këtë zonë. Sa u takon çmimeve për një dhomë, sipas kushteve ato variojnë nga 2500-4500 lekë/nata. Thuajse të gjitha strukturat akomoduese ofrojnë disa orendi dhe pajisje kuzhine, sisteme elektroshtëpiake etj. Si pjesë e kapacitetit të përgjithshëm akomodues të fshatit Rrjoll duhen llogaritur edhe mbi 30 banesa nga 1-3 kate të individëve që nuk i përkasin komunitetit të këtij fshati, por që në tokën e blerë aty, kanë ndërtuar shtëpi të dyta për përdorim familjar.        

Rrjolli, where the life flows

One of the most beautiful Albanian beaches

Absolutely isolated until the collapse of the communist regime in 1991 because it was considered a border village, Rrjolli (Baks-Rrjoll), continues to remain a destination not widely known by visitors. It is 35 km (about 40 mins) away from Shkodra, in the east-southeast direction of Vilun Lagoon in Velipoja. Since 2005, Rrjolli is part of the Protected Territory Protected Territory of the River Buna-Velipoja (IUCN Category V). Until a decade ago, he was frequented mainly by day-tourists, but after the reconstruction of about 8 km of roads to the Shkodër-Velipojë axis, Rrjollin opted for more and more family holidays.

Rrjolli has a favorable position, stretching between the Black Sea (≈ 550m) and the coastline, which gives it not only special charm but also a prosperous microclimate for any kind of human activity, including agriculture, livestock and fisheries. Land parcels are always planted with different agricultural crops, where potatoes of Velipoja and other vegetables are distinguished, while the livestock sector is dominated by cows, goats and pigs, and less than birds. A considerable number of families (about 25) are regularly engaged in fishing, sailing with small boats and nets for some types of Adriatic sea fauna such as codfish, barbun, oyster, octopus, shrimp, octopus, etc. A special pleasure is offered to vacationers who prefer to have breakfasts along the virgin beach of Rrjoll, as they can see the fishermen returning from the sea with boats and pulling the fish caught by the nets. Of course, they can even buy unimaginable prices for the freshest and most diversified fish they've ever seen! Along with Baksin, the village has about 140 families with over 550 inhabitants, of whom 90 are farmers that breed nearly 400 head of livestock. The village has a 9-year school, a Catholic church, several restaurants and 2 shops. The locals are wizards and workers, dear and very welcoming. Increasing attendance has made some of the inhabitants of this village dedicated to tourism services, starting with the construction of accommodation facilities. Currently, Rrjolli counts about 12 accommodation structures, with 1-8 rooms, the total capacity of which is estimated at over 550 beds. Also in Rrjoll is one of the most interesting camping sites in Velipoja - "Clandestino". However, some of these accommodation structures in Rrjoll do not belong to the natives, but are built by individuals and entities, coming to this area. As far as prices for a room are concerned, under the conditions they range from 2500 to 4500 lek / night. Almost all accommodation facilities offer some furnishings and kitchen appliances, home appliances, etc. As part of the overall accommodation capacity of the village Rrjoll, more than 30 flats from 1-3 floors of individuals who do not belong to the community of this village should be calculated, but have built houses for family use on the land purchased there.          

5.0/5 rating (2 votes)

Hits

12118

About the Author

Irhan Jubica

Kryeredaktor i Revistës Travel, prej themelimit të saj dhe aktualisht.
Gazetar dhe shkrimtar 
Për më shumë info klikoni në linqet më poshtë:

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.