Albanian Food Tours 2018 - Belshi, from the lakes to slow food and saffron tea

Albanian Food Tours 2018 - Belshi, from the lakes to slow food and saffron tea

on Wednesday, 16 May 2018. Posted in Itinerare

Turet Kulinare 2018 - Mirëse vini në Belshin agroturistik!

Albanian Food Tours 2018 - Belshi, from the lakes to slow food and saffron tea
Përgatiti: Jonel Kristo, Dr. Ols Lafe
English - Shqip 
Belsh is so beautiful! It has always been beautiful because nature has given it eighty gorgeous pearls which seemed to form the necklace of a badly dressed women…Now that Belsh has become a little Pogradec, adorned and decorated with a new waterfront, with re-qualified architecture and many tourism objects ready to welcome visitors, the pearl necklace is shining!

We could hardly wait for this day, to write about Belsh as a proper tourism destination with a central plaza, with museums, souvenir stores, festivities and activities throughout the year and not simply with good looking natural lakes. Now is the day to include this city in a special culinary tour, not only for its slow food cuisine which has started to be offered in the traditional restaurants of Dumrea but also to point out the unique miraculous plant that has started to be offered in Belsh; saffron! In fact, the inclusion of Belsh as a culinary destination stems naturally because recently the Tourism Investment Fund with the support of the Belsh Municipality has included this area in its development plans while doing nice activities in Belsh. The various events, festivities, nature tours, education of visitors with natural food and bringing to light tradition recipes, the opening of the city museums, the encouragement to open local products souvenir stores, are all in the right direction to take Belsh towards a more regular frequentation, both from us Albanians and foreign visitors alike. We are not doing anything else apart from offering the carefully prepared tour from this organization, which offers the best of Belsh.
One day culinary tour of Belsh and the 
surrounding villages
Every Saturday and Sunday, at 9.00am, the bus leaves for Belsh from the Mother Theresa square. The daily program comprises:
-Departure from Tirana at 9.00am.
-Arriving in the city center of Belsh and getting to know the city.
-Continue with the bus to visit the Dega lake, Dëshiran forest and the Red Hollow. 
-We arrive at the “Dumrea Rubin” rrestaurant where we are welcomed with saffron tea.
-The chef presents the main straditional plates, brought with elegance at our farm.
-We taste the cheese and farm wine and can thus understand the philosophy of the rural development project.
-At 13.30 we seat for lunch, cooked personally by Slow Food Chef Naim Bashmili and his crew.
-At 15.30 we go for a stroll around Seferan lake and visit the village store.
-For sport lovers, we offer the bike tours, lake sailing and fishing and boat races with miniature sails. 
The children can feed and play the farm animals at the restaurant (baby lamb, baby goat, rabbit, chicken etc). 
-At 16.00 we depart for Tirana after we stop for the last time at the village store for souvenirs and typical products of the area. 
To became part of the experience, reserve at +355 68 57 70 739.
Places to visit
Belsh center, Dega Lake or the Flower’s Lake, the Lake and Forest of Marinza, the Lake and Forest of Dëshiran, Seferan Village (lake, theatre, guesthouses, art gallerz, farm and slow food restaurant) are only some of the places you can visit if you come to Belsh. But even with these places on your bucket list the tour would be complete. 
Festivities and activities
It would be advisable to visit Belsh in the days when many activities take place such as Summer Day on March 14th, the Aphrodite Fest in May, the Food Days in February and March, the Artisans Fair in October, olive tasting in November etc.
What to bring with you
Jam and compote made in Seferan, egg, butter, village milk. Vegetables and fruits, Wine and brandy prepared directly on the farm, Paintings and sculptures by a village artist, Various memorabilia (water shovels, blouses, and vintage decorations) and naturally the famous saffron the symbol of Belshi
SHQIP
Sa i bukur është bërë Belshi! Xhanëm, i bukur ka qenë gjithmonë sepse natyra i ka falur tetëdhjetë perla të mrekullueshme por dukej sikur ishin varur në qafën e një gruaje të veshur keq e me rroba të vjetra… Tani që Belshi është bërë si një Pogradec i vogël, veshur e stolisur me shëtitore të re, me rikualifikim të arkitetkturës e me plot objekte turistike për t`u vizituar, perlat ndrujnë e shkëlqejnë në qafën e tij të bukur! Mezi e kishim pritur këtë ditë, që të shkruanim për Belshin si për një destinacion të mirëfilltë turistik me shesh qendror, me muze, me dyqane suveniresh, me festa e aktivitete gjatë të gjithë vitit e jo thjesht me liqene të bukura natyrore. Dhe ja ku erdhi dita sot që që ta përfshijmë këtë qytet jo pak por në një tur të veçantë kulinar, jo vetëm për kuzhinën “slow food” që ka filluar të ofrohet në restorantet tradicionale të Dumresë por edhe për të evidentuar prej këtu praninë e bimës unike çudibërëse që ka filluar të na ofrohet pikërisht nga Belshi; shafranin! Në fakt përfshirja e Belshit si destinacion kulinar vjen natyrshëm sepse prej pak kohësh, Fondi i Investimeve dhe Financimit në Turizëm me ndihmën e bashkisë së Belshit e ka përfshirë zonën në planet e tij të zhvillimit dhe po bën punë të bukura në Belsh. Aktivitetet e shumta, festat, turet në natyrë, edukimi i turistëve me ushqim natyral e nxjerrja në pah e recetave të traditës, hapja e muzeut në qytet, nxitja për hapjen e dyqaneve me produkte lokale për suvenire, janë të gjitha në rrugë të drejtë për ta çuar Belshin drejt frekuentimit të rregullt, si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. Dhe ne s`po bëjmë gjë tjetër veçse po ju ofrojmë turin e pregatitur nga kjo organizatë, që ju ofron më të mirën e Belshit

Turi Kulinar 1 Ditor në Belsh dhe fshatrat përreth
Çdo të shtunë dhe të diel, në oren 09.00 niset nga Hotel Sheraton turi për në Belsh. Programi i ditës është si më poshtë:
- Nisja nga Tirana në orën 09.00
- Mbërritja në qendër Belsh dhe njohja me qytetin.
- Marrim autobusin dhe vizitojmë liqenin e Degës, pyllin e Dëshiranit dhe Gropën e Kuqe
- Mbërrijmë në restorantin “Dumrea Rubin”, ku pritemi me çaj shafrani
- Shefi i kuzhinës na bën një pasqyrë të pjatave tradicionale, të sjella me elegancë tek ferma jonë.
- Degustojme djathrat dhe verën e fermës dhe kemi mundësi të njihemi me filozofinë e projektit të zhvillimit rural.
- Në oren 13:30 ulemi për drekë, gatuar personalisht nga Shef Sloë Food Naim Bashmili dhe ekipi i tij.
- Në oren 15:30 bëjm një shëtitje rreth liqenit Seferan dhe vizitojmë dyqanin e fshatit.
-Për sportdashësit, nisin turet e çiklizmit, xhirot në liqen, kanotazhi dhe peshkimi, si dhe garat e varkave me vela në miniaturë.
Fëmijët mund të ushqejnë dhe të luajnë me kafshët e fermës pranë restorantit (aty ka qingja, keca, lepuj, pula, kalastrenë.
- Në orën 16:00 nisemi për në Tiranë pasi ndalojmë për herë të fundit në dyqanin e fshatit për suvenire dhe produkte tipike të zonës.
Për të marrë pjesë, rezervimet bëhen në nr +355 68 57 70 739
Vende për t`u vizituar
Qendra e Belshit, Liqeni i Degës ose Liqeni i Luleve, Liqeni dhe Pylli i Marinzës, Liqeni dhe Pylli i Dëshiranit, Fshati Seferan (liqeni, amfiteatri, bujtinat, galeria e artit, ferma, dhe restoranti sloë food), janë vetëm disa prej pikave që mund të vini nëse vini në Belsh. Por edhe me këto objekte, turi juaj do të jetë mëse i kompletuar.
Festa dhe aktivitete
Do të ishte e këshillueshme që Belshin ta vizitonit në ditët kur zhvillohen aktivitetet e tij të shumta, si për shembull Dita e Veres në 14 mars, Festa e Afërditës në maj, Festa e Ushqimit në shkurt dhe mars, Panairi i Artizanatit në tetor, Vjelja dhe degustimi i ullirit në nëntor etj..
Çfarë të merrni me vete
Reçelra dhe komposto te bera ne Seferan, veze, gjalp, qumesht fshati
Perime dhe fruta, Vere dhe raki e pergatitur direkt ne ferme, Piktura dhe skulptura nga artiste te fshatit, Memorabilie te ndryshme (lopata uji, bluzë, dhe dekore vintage) e natyrisht shafranin e famshëm që ta shmë është bërë edhe simboli i Belshit.
 
0.0/5 rating (0 votes)

Hits

12023

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.