E BEGATA  SHQIPËRI  E MESME - The prosperous  Central Albania

E BEGATA SHQIPËRI E MESME - The prosperous Central Albania

on Monday, 12 February 2018. Posted in Tradita

Një udhëtim gastronomik përmes projektit "Rruga e verës"

E BEGATA  SHQIPËRI  E MESME - The prosperous  Central Albania
Shqip - English
Rezarta Delisula
Kur Lufta e Dytë Botërore shkatërroi çdo gjë, vreshtarët francezë, të dëshpëruar në maksimum, rrëmonin në tokat e përcëlluara për të gjetur një fidan rrushi që mund të kishte shpëtuar pa djegur. Kjo skenë dashurie e nevojë për vreshtin, m’u kujtua teksa nisa rrugëtimin tim në prodhuesit e liçensuar të verës në Shqipërinë e Mesme. Agjencia e Zhvillimit Rajonal 2, drejtoi guidën e rrugës së verës, një eksperiencë e veçantë që s’duhet lënë pa e provuar. Ndalesa e parë nga Tirana ishte në Marikaj, në një kodër të butë e cila ishte harmonizuar pafund nga vreshtat me rrush shqiptar, shesh i bardhë, kabërnet, merlot e mavrut. 
Eltjan Miçi është inxhinieri kimist i kësaj kantine, pjesa më e veçantë e së cilës ishte tuneli, aty ku ruheshin verërat e vjetëruara. Ai na shpjegon se kantina u ndërtua në vitin 2000 dhe në vitin 2004 filloi të merrej prodhimi i parë. Ai shpjegon se janë të shumë vizitorët që vijnë në kantinë dhe duan të kalojnë një pasdite duke shijuar verën shqiptare, duke shtuar se kjo verë shitet kryesisht në lokale por edhe në subjekte të tjera kombëtare. “Në vit marrim 400-450 kuintal rush e rreth 50% e prodhimit përkthehet në verë”, tregon Eltjani për AgroWeb. Pasi shijojmë verën e Kantinës Bardhi nisemi për në vreshtat më të mëdha në Shqipërinë e mesme por edhe në gjithë Shqipërinë, në vreshtat e fshatit Arapaj, pronë e vëllezërve Koka që posejdojnë Kantinën “Skënderbeu” në Shkozet të Durrësit. Kjo sipërfaqe prej 50 hektarësh, ku 35 hektarë janë vreshta e të tjerat rrugë kalimi, duken më shumë si të pikturuara se sa të vërteta, e fundin e tyre nuk e shohim dot. Në këtë tokë janë mbjellë varietete të huaja si Chardonay, Montepulciano, Negro Amaro dhe në vit merren 5 mijë kuintal rrush, përkthyer në 500 mijë shishe vere. Kantina e Verës dhe e pijeve të tjera aloklike “Skënderbeu” është ndërtuar në kohën e komunizmit dhe me privatizimin e saj, investimet e kanë tjetërsuar. Megjithatë, pjesa më e pazakontë e kantinës nga na drejton Indriti, ishin vaskat e ruajtjes së alkoolit. Ato ishin gjigande, me lartësi rreth 6 metra e sipërfaqe rreth 20-25 metra katror. “Skënderbeu” është ndër të paktat marka shqiptare për pijet në botë dhe janë të shumtë turistët e huaj që vizitojnë kantinën. Vreshtat e Shqipërisë së Mesme Udhëtimi i rradhës është në Golemas të Kavajës. Kisha dëgjuar për këtë verë më parë dhe një miku im më pati thënë që, vreshtat i ka fantastike madje ai nuk tregtonte asnjë lloj vere në lokalin e tij përveç Belba-s. Belba ishte shumë pranë fshatit Golemas, por ishte aq rrugë e mundishme për të shkuar aty sa s’bëhet. Investimet në infrastrukturë zero. Megjithatë, pas tronditjes nga gropat e rrugës, çdo gjë u harrua me pamjen fantastike të kodrinave mbushur me vreshta. Nga njëra anë Belba kufizohej me Pezën, ndërsa në anën tjetër dukej deti. Pikërisht, në një ndër këto anë dy vëllezërit kishin ndërtuar një vend me dru në formë rrethore për të pushuar. Ishte shumë fresk dhe Fatbardh Belba, që kishte jetuar në Montepulciano ia dinte shumë mirë shijimit të verës me djathra, krudo e salçiçe. Vera Shesh i kantinës Belba ishte fantastike, më e mirë se shumë verëra që kemi provuar rëndom, një shije dhe aromë. E shijshme gjithashtu ishte dhe kabërneti ndërsa chardonay ishte e hatashëm. E ulur në mes të askundit, duke parë 15 mijë hektarë me vreshta e punën fantastike të vëllezërve kuptova se kjo punë do shumë dashuri. Ky ishte një vend që s’duhet lënë pa u parë e pa shijuar mrekullinë e verës shqiptare. Aty takuam Maksin, një inxhinier ndërtimi që punonte në Bashkinë e Kavajës, por që prej 30 vjetësh kishte studiuar në Torino. “Ka dokumente të vjetër që botanistë të njohur kanë thënë se toskana e sotshme e ka bazën nga fidanët që janë sjellë nga Gjiri i durrësit. Një prej tyre është Columella e në fakt kjo zonë është e artë për vreshtari”, thotë Maksi. Nëse shkoni te vreshtat e Belbës s’do ju bëhet të ikni prej andej, por drejtuesit e agjensicë së zhvillimit rajonal që merren me promovimin e vlerave shqiptare do të na shoqëronin në një tjetër vend fantastik, në kantinën Kokomani, pak kilometra larg Shijakut. Kantina Kokomani funksionon si agrobiznes. Zakonisht nuk është i hapur gjithmonë e funksionon vetëm nëpërmjet prenotimit, ku përveç shijimit të verës vendase do të shijosh dhe ushqime karakteristike shqiptare dhe mishin e qengjit në furrë. Visi, që punon në Bashkinë e Shijakut si këshilltar na tregon se vetëm në zonën e tij ka katër kantina vere të licensuara e plot prodhues të vegjël. Kantina Kokomani ka një pamje super. Detin përballë e shumë gjelbërim. Një djalë na tregon që kur pronari i saj kishte nisur të bënte këtë investim, njerëzit e përflisnin dhe talleshin ndërsa sot të gjithë e shohin me zili për mendimin afatgjatë dhe të suksesshëm të tij. Kantina Herta nuk është tjetër veçse Kantina e families Hamdi Osmani. 

Krijuar nga kjo familie, ajo nisi prodhimin pasi kishte krijuar një sipërfaqe prej 4,5 hektarësh vresht në Maminas e rrethina. Teknologjia e saj italiane i jep mundësinë asaj të prodhojë verëra të cilësisë së lartë dhe të jetë një konkuruese e denjë në tregun e verërave shqiptare. Pas shijimit të verërave shqiptare, të gjitha të mira e cilësore, u kthyem në Tiranë. Dhe rruga e verës nuk është vetëm kjo, sepse ka kantina të tjera në Shqipërinë e Mesme, si Duka, Herta e të tjera, të cilat kanë po kaq vlerë dhe padiskutim duhen njohur e vlerësuar fillimisht nga vetë ne, shqiptarët.

When World War Two destroyed everything, French farmers of wine were fully desperate, so they dug in the scorched land to find a sapling that had maybe survived the heatwave. I was reminded of this love scene and a need for the vine, when I just started my journey to the licensed producers of wine in the Mid Albanian region. The agency for regional development no.2 led the way to the vineyard. This was a special experience that you must not miss. The first stop from Tirana was in Marikaj, in a soft hill that was infinitely in tune with the vineyards of Albanian grapes, a white square, Cabernet, merlot and Mavrut
 
EltjanMici who is a chemical engineer works in this wine cellar that has an inbuilt tunnel, where old wines were preserved. This inbuilt tunnel was the most interesting part. He was telling us that his canteen was built in 2000 and the first production yielded in 2004. He explains that there are many visitors that come to the canteen that want to spend an afternoon savoring the Albanian wine, this wine is destined for restaurants and other national subjects. “In a year they get 400 to 500 

quintal of grapes and 50% of production is translated in wine,” says Eltjan. After we have savored the wine of Bardha wine cellar we head to the biggest vineyards in Central Albania and the entire Albania for that matter, the vineyards of Arapaj village, a property of Kokabrothers that own “Skenderbeu” Wine cellar in Shkozet, Durres. This surface of around 50 hectares, where 35 hectares are vineyards and the rest roads, seem to be painted rather than real, and the end isn’t in near sight. Foreign varieties are farmed in this land, like Chardonnay, Montepulciano, Negro Amaro and 5 quintal of grapes are produced form the land, which translate to 500 thousand wine bottles. The wine cellar and of other alcoholic beverages “Skenderbeu” was built during communism, but privatization followed with investments that altered its face. However, Indrit is leading us to the most unusual part of the wine cellar, which was the tub serving to preserve alcohol. They were gigantic standing at 6 meters tall and a surface of 20-25 square meters. “Skenderbeu” is one of the few Albanian brands of beverages in the world and many foreign tourists visit the wine cellar.
The next stop in our journey to the vineyards of Centra Albania is Golemas, in Kavaje. I heard about this wine before and a friend of mine said to me that the vines are fantastic and he didn’t offer any other wine in his restaurant, but Belba. Belba was close to Golemas village but the road to there was very difficult. Investments in infrastructure were non existent. However, after the blows of the road troughs, everything was forgotten as in front of us appeared eager the hills covered with vineyards. At one side Belba was in the border of Peza, and in the other side was the sea. Exactly at this place the two brothers had built a wooden structure for relaxing. It was really cool so FatbardhBelba, who had resided in Montepulciano was a connoisseur of drinking wine while tasting cheese, crudo and sausage. Shesh wine produced in Belba wine cellar was fantastic, better than many wines that we had randomly tasted, it had a distinct smell and taste. Cabernet was also tasty while Chardonnay was exceptional. Standing in the middle of nowhere, overlooking 15 thousand hectares of vineyards, property of the brothers, I realized that this amount of work requires plenty of love. You should consider visiting this place and tasting the delicious Albanian wine. We met with Maks, a construction engineer who worked at the Municipality of Kavaja, who had studied for 30 years in Torino. “There are old documents that say that renowned botanists have attested that present dayToscana vineyards are originals saplings originating from the coast of Durres. One of them is Columella as this region is known for its vines,” says Maks. If you go to Belba vineyards you don’t want to go away, but the directors of the agency of regional development that manage the promotion of Albanian values would accompany us to another fantastic place, and that was the Kokomaniwine cellar, a few kilometers away from Shijak. Kokomaniwine cellar works as agro business. It is not opened usually, so you have to make reservations, while despite tasting the regional wine there is traditional food and the oven-baked lamb. Visi, who works at the Municipality of Shijak as a consulting expert, tells us that there are four licensed wine canteens in his area and many other smaller producers. Kokomani wine cellar looks awesome. With the sun on top and a lot of surrounding nature. A boy tells us that when the owner of this place was investing the people despised and mocked him, meanwhile, today, many look at him with envy because he applied his long-term idea successfully. After tasting Albanian wines, all of them good and qualitative, we returned in Tirana. This is not the only road of wine, there are many other canteens in Central Albania, like Duka and Herta wine celars. They have tremendous good value, as well, and without a doubt they must be first explored and valued by us, Albanians.

Artikulli është shkruar për AgroWeb dhe gjendet në www.agroweb.org me titullin:
"Rruga e verës në Shqipërinë e Mesme"

3.3/5 rating (4 votes)

Hits

11089

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.