Formësohet zyrtarisht tregu i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

Formësohet zyrtarisht tregu i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

on Thursday, 06 February 2014. Posted in Lajme

U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.

Formësohet zyrtarisht tregu i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë

Delegacioni kosovar kryesohej nga Ministri Bernard Nikaj dhe për palën shqiptare marrëveshja u firmos nga Ministrja Eglantina Gjermeni. Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj Kosovare pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti.   
Të dy palët vlersuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet. 

“Synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë, - deklaroi gjatë konferencës për shtyp Ministrja Gjermeni. Ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të 2 vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarte më të mira”, - u shpreh Ministrja në konferencën për shtyp.
Për Ministrin Nikaj kjo i hap rrugën vizitave të përbashkëta në destinacione turistike të të dyja shteteve ku do të prezantohen së bashku me publikime dhe materiale promovuese të dy vendeve. “Kjo marëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale bashkëpunimin mes institucioneve tona, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”, - deklaroi Ministri Nikaj.
Palët ranë dakord të punojnë bashkarisht për rritur numrin e turistëve mes dy vendeve duke siguruar praktika të thjeshta ndërkufitare përgjatë gjatë vitit si dhe lëvizjen e vizitorëve, nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një tjetër pikë me rëndësi për zbatimin me sukses të kësaj marrëveshjeje është trajnimi i stafeve të turizmit, shkëmbimi i të dhënave statistikore turistike si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira profesionale.
Palët angazhohen për krijimin e tregut të përbashkët të turizmit mes 2 vendeve që do të sjellë rritjen e investime në sektorin e turizmit. Diskutimet mes dy delegacioneve vazhduan në nivel teknik mes ekspertëve të dy Ministrive.
 
 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24931

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.