Gjermeni: “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut.

Gjermeni: “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut.

on Friday, 02 May 2014. Posted in Lajme

Fjala e Ministres Gjermeni mbi prezantimin e draft Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit 2014-2020 në Berat.

Gjermeni: “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut.

Në Castle Park të qytetit të Beratit, po zhvillohet takimi për zhvillimin e strategjisë së turizmit për periudhën 2014-2020. Dhjetëra pjesëmarrës të fushave të turizmit, grupe interesi e gazetarë po e ndjekin këtë takim. Ministrja Gjermeni mbajti edhe një fjalim të gjatë që po jua sjellim më poshtë: 
Të nderuar pjesëmarrës,
Është kënaqësi e dyfishtë për mua të lançoj sot në qytetin e Beratit draft Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014 -2020 si dhe çeljen e konsultimeve publike me grupet e interesit. 
Për ne është shumë e rëndësishme që strategjia e zhvillimit të turizmit të pasurohet me sygjerimet dhe komentet tuaja ndaj dua t’ju falenderoj që jeni këtu sot, pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës.

Ne jemi optimistë që kjo strategji, do të shërbejë jo vetëm si një udhërrëfyes për sektorin e turizmit por dhe bazë e zhvillimit të qëndrueshëm për turizmin edhe mbas vitit 2020.Strategjia pasqyron në mënyrë të qartë “Vizionin 2020”, duke patur parasysh njohjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut, me një pozicion gjeografik dhe burime turistike konkurruese në tregun rajonal të turizmit. Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014 - 2020 vjen në një kontekst të ri , duke adresuar nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe do shërbejë si një mekanizëm rregullues dhe gjithëpërfshirës për industrinë e turizmit, institucionet publike dhe aktorë të tjerë të interesuar për tu bërë pjesë e tregut të turizmit. - Ky dokument është gurthemeli për zhvillimin e produkteve të reja turistike.- Dokumenti ofron sinegji dhe promovim të produkteve vendase të cilat e kthejnë Shqipërinë në një destinacion unik dhe tërheqës.- Dokumenti përfshin kategorizimin e llojeve të turizmit sipas zonave me mundësi zhvillimi të kësaj industrie me qëllim rritjen e turizmit të brendshëm, rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Të gjitha këto krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit, krijimin e më shumë vendeve të punës, më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare në tërësi edhe qytetarët shqiptarë, si rrjedhojë një nivel më i lartë mirëqënieje.Turizmi hap mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të shërbejë si sektori prioritar për nxitjen dhe zhvillimin e zonave të prapambetura rurale duke diversifikuar ekonominë bujqësore. Shqipëria ka një potencial të madh si destinacion turistik. Me bukuritë e saj Shqipëria është një parajsë e vogël në Ballkan, me diversitetin e pashembullt të kulturave, traditave, veshjeve popullore, të gatimeve, të natyrës malore e detare, të lumenjve dhe liqeneve, të specieve të shumëllojshme të florës dhe të faunës. Kësisoj, Shqipëria mund të ofrojë një shumëllojshmëri produktesh turistike, duke tërhequr grupmosha të ndryshme dhe duke zgjatur periudhën e aktiviteteve turistike deri në gjithëvjetore. Synimi ynë themelor është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës duke u fokusuar në atë çfarë është unike në Shqipëri.Në vetëvete zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të turizmit nënkupton reduktimin e varfërisë dhe gjenerimin e të  ardhura në nivel lokal dhe kombëtar. E thënë ndryshe turizmi sot është kthyer në një nga shtyllat kryesore të progresit social dhe ekonomik për shumë vende të botës.Të nderuar pjesëmarrës,Zhvillimi i produktit të turizmit nuk është për të ndërtuar politika por për të krijuar eksperienca të cilat ngelen në memorjen e vizitorëve.Kjo e fundit është një detyrë e vështirë që kërkon shumë përkushtim pasi kërkon:> adresimin e eksperiencave të vizitorëve të cilat bashkojnë të gjithë aktorët që ofrojnë shërbime në sektorin e turizmit> rolin e aktiviteteve kreative dhe investimeve > rolin e autoriteteve lokale dhe institucioneve kombëtare si ofrues kryesor dhe mbrojtës të monumenteve të kulturës, bukurive natyrore dhe përçimit të vlerave dhe traditës Shqiptare> roli i komunitetitJemi të vetëdijshëm se të gjithë këta 4 faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe përgjegjësia jonë është të sinkronizojmë këta element të rëndësishëm në politika të prekshme që do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe adresimit të metodave më të mira për të sjellë më shumë investime në këtë sektor.Ne sot duam të dëgjojmë mendimet dhe propozimet tuaja mbi praktikat dhe metodat më të mira që inkurajojnë konkurrueshmërinë në sektorin e turizmit dhe rrisin cilësinë e shërbimeve.Komentet dhe sygjerimet tuaja do të merren parasysh nga Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit dhe do të jenë pjesë e Draftit final të Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit dhe planit të veprimit që shoqëron këtë dokument të rëndësishëm politikash.Faleminderit  

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

31972

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.