Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë

Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë

on Friday, 17 January 2014. Posted in Lajme

Ministrja Gjermeni: Rishikimi i ligjit ekzistues, domosdoshmëri

Nisin konsultimet me grupet e interesit për Ligjin e Turizmit në Tiranë

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zhvilloi  në Tiranë raundin e dytë të konsultimeve gjithëpërfshirëse me grupet e interesit për rishikimin e Ligjit të Turizmit, me njësitë e qeverisjes vendore dhe përfaqësues të biznesit, shoqërise civile, universitetet dhe ekspertë të zmit.
 Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni e pranishme në konsultimet me grupet e interesit në kryeqytet, deklaroi se rishikimi i Ligjit të Turizmit është një domosdoshmëri për t’ju përshtatur zhvillimeve dinamike të këtij sektori prioritar të ekonomisë në përputhje me standartet ndërkombëtare. “Rishikimi I ligjit ekzistues, i hartuar në vitin 2007, vjen si një hap cilësor drejt rregullimit dhe standartizimit të problematikave në sektorin e turizmit”- deklaroi në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Ministrja Gjermeni. 

Duke iu drejtuar të gjithë aktorëve, Ministrja Gjermeni kërkoi bashkëpunimin dhe koordinimin mes të gjithë palëve të përfshira në këtë proces konsultimesh për rishikimin e Ligjit të Turizmit, në mënyrë që ndryshimet cilësore në Ligj ti shërbejnë krijimit të një tregu konkurues turistik në mbarë rajonin.
I pranishëm në këtë tryezë konsultimesh Drejtori I programit të USAID “Rritje Albania” i cili po asiston rishikimin e Ligjit, Z. Victor Luboyeski  deklaroi se ky proces do të mbështesë zhvillimin e sektorit të Turizmit dhe krejt ekonomisë shqiptare. “Turizmi është porta hyrëse për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë”, - u shpreh Drejtori I programit  “Rritje Albania”.
Aktorët e pranishëm në tryezën e sotme, duke vlerësuar maksimalisht nismën e Ministrisë për ti përfshirë në procesin e konsultimeve kërkuan që ndryshimet në ligj të marin parasysh individualitetin e cdo rajoni në vend, duke stimuluar turizmin local, kërkesë e cila gjeti përkrahjen e Ministres Gjermeni.
 Në procesin e rishikimit të Ligjit për Turizmin do të asistojnë edhe ekspertët e Organizatës Botërore të Turizmit. Konsultimet do të vazhdojnë ditën e Premte, dt.17.01.2014 me grupet e interesit në qytetin e Shkodrës për tu finalizuar me draftin e parë të Ligjit për Turizmin, ku do të jetë e pranishme Ministrja Znj. Eglantina Gjermeni. 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

22892

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.