Organizata Botërore e Turizmit fton ministren Gjermeni

Organizata Botërore e Turizmit fton ministren Gjermeni

on Wednesday, 15 January 2014. Posted in Lajme

Takimet e Ministres Gjermeni në selinë e UNWTO - programe konkrete ne fushën e turizmit shqiptar

Organizata Botërore e Turizmit fton ministren Gjermeni

 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloninë datat 13 dhe 14 Janar, 2014 një vizitë pune në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO. Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Z. Taleb Rifai Ministrja Gjermeni mori premtimin se Organizata Botërore e Turizmit do të asistojë Shqipërinë përmes programeve konkrete zhvillimi në fushën e turizmit dhe do të ofrojë asistencë teknike, duke mbështetur iniciativat e Ministrisë për zhvillimin e turizmit. Palët ranë dakord të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi për 2 vitet e ardhshme ku do të sanksionohen termat konkrete të bashkëpunimit mes institucioneve.

Synimi themelor ka theksuar ministrja Gjermeni kohët e fundit në media, është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike, që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës, duke fokusuar në atë çfarë është unike"

 

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23123

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.