Shpallet emergjenca mjedisore në shkallë kombëtare

Shpallet emergjenca mjedisore në shkallë kombëtare

on Wednesday, 05 February 2014. Posted in Lajme

Komiteti Kombëtar për Mbetjet shpall më në fund emergjencën mjedisore

Shpallet emergjenca mjedisore në shkallë kombëtare

 Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve vendosi shpalljen e fillimit të emergjencës mjedisore në vend, lidhur situatën e mbetjeve urbane në prag të sezonit turistik. “Komiteti rekomandoi gjithashtu ngritjen e një Task-force për zgjidhjen sa më efikase të kësaj problematike shqetësuese në prag të fillimit të sezonit turistik”, tha gjatë një konference për shtyp, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit, zv.ministrja e Mjedisit Olijana Ifti, që kryeson këtë Komitet.

Duke bërë të ditur situatën aktuale të mbetjeve urbane në vend, Ifti tha se gjendja paraqitet më e rëndë në Velipojë, Shëngjin, Tale, Tropojë dhe Ndërmënas. Po kështu, situata është emergjente dhe në vijën bregdetare në Qarkun Vlorë, përkatësisht Bashkia Vlorë, Orikum, Himarë dhe Sarandë, komunat Lukovë e Ksamil, si dhe rrugët nacionale Vlorë-Sarandë dhe Shkodër-Velipojë. “Gjendja është e rëndë, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në bregdetin Adriatik nga Durrësi në Vlorë, mosfunksionimit të hidrovoreve në grykëderdhjen e Semanit dhe plazhin e Orikumit, ndotjes nga mbetjet urbane në parqet kombëtare, arkeologjike, etj”, shtoi zv.ministrja Ifti.
Sipas saj, gjendja është problematike në të gjitha qarqet e vendit, por më problematike paraqitet në arteriet kryesore rrugore, në hyrjet dhe daljet e qyteteve kryesorë, në lumenj, liqene, bregdet, etj. “Nga portat kryesore të hyrjes në Shqipëri, pikat e kalimit kufitar e deri në qendër të kryeqytetit, rrugët kryesore janë të mbushura me material të hedhura pa përgjegjësi”, theksoi Ifti, duke shtuar se “një gjendje e tillë jo vetëm që shëmton arteriet kryesore kombëtare, duke prezantuar një imazh negative tek vizitorët e vendit por paraqet kërcënim të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe mjedisin në tërësi”.
Komiteti ndërkohë do të njoftojë në ditët në vijim lidhur me masat që do të ndërmerren brenda një kohe të shkurtër, lidhur me situatën.

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

24461

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.