Shqipëria punon Tokën - Edicioni i Dytë vjen në Sheshin "Nënë Tereza"
Produktet shqiptare të artizanëve dhe sipërmarrjeve bujqësore vijnë në zemër të Tiranës
![Shqipëria punon Tokën - Edicioni i Dytë vjen në Sheshin](http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/cache/com_zoo/images/43880474_2175060669382224_4524192711359594496_n_149b8912110f4ab59bf8d0d406291807.jpg)
Shqipëria punon tokën. Panairi i madh i agrobiznesit, që sjell në sofër të mirat e tokës, nga duart e punëtorëve. Pavarësisht problemeve të shumta që kemi, festat janë të bukura e duhen festuar. Festat e Tokës na kujtojnë se pa të dhe pa punuar, nuk mund të jetohet. Festat e kësaj natyre janë të mira se nderojnë duarartët, artizanët, punëtorët, tokëdashësit, se nxjerrin në pah punën e tyre të vështirë e shpesh të pashpërblyer. Kujtojeni kurdoherë këtë, sa herë që të blini. Produkti i një artizani të vogël vlen shumë herë më shumë se çdo produkt industrial sepse përveç cilësisë së padiskutueshme, në të është derdhur edhe shumë përkushtim e dashuri. Duajeni Tokën, siç e duan ata që e punojnë atë.