Turizmi shqiptar në fokusin e turistëve spanjollë

Turizmi shqiptar në fokusin e turistëve spanjollë

on Wednesday, 15 January 2014. Posted in Lajme

Përfundon vizita zyrtare 2-ditore në Spanjë e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni

Turizmi shqiptar në fokusin e turistëve spanjollë

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Spanjë pati takime të rëndësishme me autoritetet spanjolle në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban. Ministrja Gjermeni pati takime me investitorë spanjollë të cilët u shprehën të gatshëm për të investuar në Shqipëri.
 Gjatë takimit me Ministren e Zhvillimit të Spanjës Znj. Ana Pastor, Ministrja Gjermeni e informoi homologen e saj për nismat e ndërmara nga institucioni që drejton në fushën e zhvillimit urban. Ministrja Pastor vlerësoi si shumë pozitiv modelin e organizimit të Ministrisë shqiptare, ku ndërthuret fusha e Turizmit me atë të Zhvillimit Urban. Gjatë takimit të dy palët ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në  fushën e zhvillimit të territorit me hapa konkretë të cilat shumë shpejt do të konkretizohen përmes një memorandumi bashkëpunimi. 

 

Gjatë vizitës Ministrja Gjermeni mori mbështetjen politike të Senatit Spanjoll  për procesin e Integrimit Europian të Shqiperisë në Bashkimin Evropian në tërësi dhe në vecanti mbështetjen për bashkëpunim në fushën e legjislacionit. Gjatë takimeve në Senatin Spanjoll me anëtarë të Komisionit Parlamentar për Industrinë, Energjinë dhe Turizmin dhe deputetë të cilët përfaqësonin zona të ndryshme të Spanjës me një historik të gjatë në fushën e zhvillimit të turizmit, Ministrja Gjermeni prezantoi hapat e ndërmara në këtë sektor dhe siguroi mbështetjen për bashkëpunim mes dy vendeve. 
 
Në takimin me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, znj. Isabel Maria Borrego Cortes, Ministrja Gjermeni u njoh me praktikën spanjolle dhe reformat e kryera nga Qeveria e Spanjës në funksion të krijimit të produkteve turistike. U diskutuan në terma konkretë mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, përgatitjes së statistikave, forcimit të partneritetit publik-privat, si dhe u shpreh gatishmëria për mbështetje gjatë përgatijes së master-planit për turizmin.
Takimet zyrtare 2-ditore në Spanjë, u përmbyllën me sukses me takimin mes delegacionit shqiptar dhe Sekretarin e Shtetit për Financën dhe Administraten Publike, z. Antonio Beteta Barceda. Sekretari i Shtetit e informoi Ministren Gjermeni gjerësisht për reformat e ndërmarra nga qeveria spanjolle në përballimin e krizës dhe reformimin e administratës publike.  Vizita e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni në Spanjë u realizua me ftesë të të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO, Z. Talep Rifai, i cili garantoi mbështetjen maksimale të organizatës që përfaqëson ndaj Shqipërisë.
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

23550

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.