Ura e Kordhocës, mrekullia 200-vjeçare
Aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos
![Ura e Kordhocës, mrekullia 200-vjeçare](http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/cache/com_zoo/images/ura-1-1-630x420_c129a58bdc1adf65283ff7df357a5e8e.jpg)
Nga Adela Alla
TIRANË, 29 janar /ATSH/ – Ura e Kordhocës, mrekullia 200-vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.
Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizur para viteve 1990, si në “Liri a vdekje”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”. /a.a/j.p/