"WELCOME TO PARADISE DURRES, ALBANIA"

on Sunday, 27 January 2019. Posted in Lajme

Hotel Adriatik -Durrës merr pjesë në panairi ndërkombëtar “2019 New York Times Travel Show”

Nga Beqir Sina, New York

Ikona e hoteleve shqiptare, hoteli historik luksoz me 5 yje "Adriatik" - Durrës, për të dytin vit me radhë, në panairin më të madh në botë për industrinë e turizmit - përmes ADRIATIK TOURS LLC, pjesë e ASTA & VIRTUOSO, e sjellin Shqipërinë si destinacionin më të ri në botën e turizmit.

NEW YORK CITY - Panairi ndërkombëtar më i madh në planet “2019 New York Times Travel Show,” e cila është tregtia më e madhe e udhëtimeve, konsumatorëve, frekuentuesve, dhe eksploruesve nga mbarë bota, për të gjashtëmbëdhjetën herë, po mbahet në qendrën e famshme të ekspozitave dhe panaireve, “Jacob K. Javit Center”, në qytetin e New York.

Vitin e kaluar morën pjesë më shumë se 32.300 pjesëmarrës, i cili sipas "New York Times" ishte dhe më i madhi në historinë e panaireve, për arsye se pjesëmarrësit e kësaj industrie përfaqësonin rreth 100 milionë dollarë në shpenzimet e udhëtimit dhe pjesëmarrja në treg u rrit me 11 përqind në 2018, në 10.268; me agjentët e udhëtimit që përfaqësonin rreth 3.3 miliardë dollarë në shpenzime. Këtë vit organizatorët parashikojnë një pjesëmarrje edhe më të madhe dhe një përfitim më të madh.

Panairi ndërkombëtar “New York Times Travel Show 2019”, që u prezantua në New York, nga 25 deri në 27 janar, për këtë edicion ka sjellë në “Jacob K. Javit Center”, në qytetin e Nju Yorkut, më shumë se 600 ekspozues që përfaqësonin mbi 176 vende pjesëmarrëse, ashtu si edhe më shumë se 1.300 anëtarë të mediave vendase dhe ndërkombëtare nga shtatë kontinente, ku në mesin e tyre bie në sy dhe pavioni i kompanisë elitare shqiptare në industrinë e turizimit botëror, “Adriatik Tours LLC” nga Durrësi, me degën e saj në Hartford - Connecticut (USA).

Gazeta "New York Times" shkruan për këtë panair se, “Travel Show 2019”, 25-27 janar 2019, në “Qendrën Jacob K. Javits” në Nju Jork, është destinacioni më prestigjoz për të gjetur një udhëtimin të këndshëm në industrinë e turizimit, për t'u takuar dhe për të eksploruar në destinacione globale dhe vendore, në Amerikën e Jugut e të Veriut.

Mbështetur nga më shumë se 40 sponsorë të industrisë dhe mediave, plus 1.384 gazetarë të akredituar nga media, nga shumë vende anembanë botës, pjesëmarrësit e “New York Times Travel Show” kanë mundësinë për të marrin nga data 25 deri në 27 janar një vështrim më të cilësuar nga 7 kontinetet, të cilat janë nga më të preferuarat, të njohura në të gjithë planetin tonë.

ADRIATIK TOURS LLC, me qendër në Adriatik Hotel dhe Adriatik Tours në Durrës - Shqipëri dhe dega e saj e vendosur në West Hartford, CT, ofrojnë shërbime udhëtimi dhe paketa ekskluzive në të gjithë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Alisa Dudaj, përfaqësuesja zyrtare e “ADRIATIK TOURS LLC,” në pavionin e saj, në panairin “Travel Show 2019”, 25-27 janar 2019, në “Qendrën Jacob K. Javits” në Nju Jork, i tha gazetës sonë në Nju Jork, se kjo është pjesëmarrja e dytë e kësaj kompanie, dhe ashtu si vitin e kaluar interesimi për Shqipërinë dhe turizimin e saj janë shtuar shumë.

“Ne ofrojmë paketa konkurruese për individë, grupe dhe komision të lartë për agjentë udhëtimi. Ne po ashtu planifikojmë sipas dëshirës suaj dhe rregullojmë udhëtimin tuaj edhe me grupe në përputhje me rrethanat, duke ju marrë nga Aeroporti i Tiranës dhe duke u ofruar akomodim në Hotel Adriatik. Ne ju ofrojmë shërbimin e udhëtimit me cilësor në botë dhe kombinimin e turneut tuaj edhe me destinacione turistike me Italinë, Kroacinë, Greqinë ose Malin e Zi, Maqedoninë, Francën, Spanjën, Austrinë etj., sipas preferencës suaj, duke ju mundësuar oferta me çmimin më të mirë të paketës suaj”, tha Dudaj.

Shqipëria, e cila për shkak të infrastrukturës së dobët në të kaluarën, nuk ka qenë një destinacion shumë i popullarizuar turistik në krahasim me vendet e tjera europiane të bllokut komunist. Me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur këto 25 vitet e fundit, me rënien e regjimit komunist, vendi ynë është bërë sot një vend mahnitës për t'u vizituar! Ndaj tani ju vjen një mundësi e artë për të vizituar si çdo vend në botë, edhe Shqipërinë.

Dhe, një arsye më shumë se pse mund të zgjidhni Shqipërinë, është thjesht të pushoni, argëtoheni dhe kënaqeni dhe të bëni një udhëtim të mahnitshëm, që jua garanton tashmë edhe kompania “ADRIATIK TOURS LLC”, me qendër në Adriatik Hotel dhe Adriatik Tours në Durrës - Shqipëri, dhe degën e saj e vendosur në West Hartford, CT,.

Hotel historik luksoz 5 yje Adriatik, në plazhin e Durrësit, u ndërtua më 1957, është cilësuar si ikona e turizmit shqiptar, që përfaqëson çdo gjë të bukur nga Shqipëria, me kompleksin turistik pranë detit Adriatik.

Hotel "Adriatik", deri çerek shekulli më parë shërbente ekskluzivisht vetëm për mysafirët e huaj, për ish- udhëheqësit komunist të kohës, apo diplomatët dhe delegacionet marksist- leniniste, si dhe për mysafirët e huaj të shquar, deri në rënien e komunizmit dhe ishte vetëm një ëndërr për shqiptarët.

Mirëpo, pas privatizimit nga familja Dudaj, "Adriatik Hotel", është sot tërësisht i rikonstruktuar, dhe që nga viti 2003, përfaqëson një kompleks ekskluziv me pesë yje, i hapur për të gjithë, i prirur për të shijuar shërbimin e patëmetë në një vend të përsosur, duke ju ofruar më të bukurën dhe më të këndshmen, nëse vendosni të vizitoni Shqipërinë.

Me vendndodhje vetëm 25 minuta larg aeroportit “Nëna Tereza”, Rinas - Tiranë , vetëm 50 metra larg detit, me dy restorante të brendshme, një bar Pool, dy bare plazhi, me pishinën më të madhe në natyrë, 900 metra katrorë, në bregun më piktoresk shqiptar, Durrës, të gjitha të rrethuar nga një kopsht me palma, parking privat, fushë tenisi dhe lojëra të tjera argëtuese, dhomat për pirjen e duhanit, dhomat me mini-bar, kasaforta, linja direkte telefonike, kanale satelitore falas me TV, dhoma dhe ambiente te gjitha me ajër të kondicionuar, Jacuzzi dhe vaskë, WiFi është në dispozicion në të gjithë hotelin, ju bën edhe ju të zgjidhni për një tur këtë vit ADRIATIK TOURS LLC, e cila jua garanton të gjitha dhe nuk ju zhgënjen!

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

10868

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.