Për vizitë tek Ali Pasha, në Janinë

Për vizitë tek Ali Pasha, në Janinë

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 10 September 2013. Posted in Itinerare

Një ditë në sofrën mikpritëse të patriarkut shqiptar.....

Për vizitë tek Ali Pasha, në Janinë

 Ftesën për të shkuar në Janinë e kishim marrë që në dimër por sugjerimi prej ftuesve tanë ishte që ta vizitonim në pranverë – ishte periudha më ideale, për të parë bukuritë e qytetit.

Koha e përshtatshme erdhi në maj dhe vërtet ishte periudha më e bukur për të vizituar Janinën, e për të sajdisur gjithashtu Ali Pashën, që duhet të themi se duke qenë i Tepelenës, ishte shtruar shumë herë më këmbëkryq në Janinë, aq sa nuk dihet nëse duhet t’i themi Janina e Ali Pashës, apo Ali pasha i Janinëns.
Por para se të provonim mikpritjen e heshur të patriarkut të madh shqiptar, duhet të kalonim përmes mikpritjes së atyre që na bënë ftesën për të shkuar atje, e që duhet thënë se na la goxha mbresa.
Telefonatat e para: “Alo? Revista Travel” Ju flasim nga Janina, ne kemi dëshirë që ju të bëni një vizitë në qytetin tonë, që në fakt është edhe qyteti juaj, qyteti i shqiptarëve. Ejani të bëjmë diçka të bukur, që edhe më shumë shqiptarë të vizitojnë Janinën”. Shqip dhe pastër. Me një shqipe të bukur. Ishte shqipja e Eleonorës, një emigrante që kishte më shumë se njëzet vjet që jetonte në Janinë, e që miqësisht kishte pranuar të na shoqëronte nëpër qytet pas ardhjes tonë. 

 

 Janinë.al, është një website që u flet shqiptarëve në gjuhën e tyre për të gjitha shërbimet e qytetit dhe dëshira për të shtuar këtë shërbim e dërgoi të zotin e saj Stathis Sioutis të na bënte këtë ftesë bashkëpunimi. Pritja në hotelin e tij Olympic - më i miri në Janinë – dreka me të gjitha gatimet ballkanike, e kush nuk i njeh ato, por sidomos njohja e gjerë me jetën e pesonazhit aq të diskutueshëm në histori, por që ka ndikuar jo pak në njohjen e Shqipërisë së atëhershme, na la pa fjalë dhe të papregatitur për të qenë skeptikë.

Janina është një qytet i zakonshëm me në ishull të jashtëzakonshëm, ku natyrisht nuk kishte se kush ta kishte tjetër sarajin e tij përveçse Ali Pasha. Ishulli i Aliut ishte ndoshta ishulli më i vogël në botë i banuar, por me një përbërje aq të ngrohtë e mikpritëse sa nuk kishe se si të mos mahniteshe pas tij. Çdo gjë e ruajtur mirë, në vendin e saj, rrugët e ngushta me kalldrëm, shtëpitë e vogla plot me pjergulla lulesh që i përkedheleshin majit njerëzit të gëzuar e përshëndetës.
Ëmbëlsirat më të famshme në Janinë janë bakllavaja dhe llokumet me arra. Këtë e mësuam prej një ëmbëltoreje të vogël, e zonja e së cilës dilte e qeraste të gjithë vizitorët në hyrje të ishullit, që të ëmblësoheshin me vendin e saj. Zakon i bukur shumë.
Muzeu i Ali Pashës, dikur shtëpia e tij, ishte një histori më vete, duhet ta mësoni të gjithë.
Kalaja, dikur sarajet e tij, përveçse në vend pelegrinazhi prej varrit të tij me trup pa kokë, ishte edhe një vend i bukur ku pihej një kafe në qetësinë e pasdites. Veprat e mëdha që kishte ndërtua kudo nëpër Janinë, nuk të linin ta quaje kusar, siç e kanë quajtur jo pak herë personazhe të njohur të historisë.
Ditë e paharruar, për të cilën duhet të falënderonim pronarin e hotel Olympic dhe sigurisht Eleonorën, shoqëruesen tonë, për këtë prolog të shkurtër, I cili mund të jetë edhe parathënia e një udhëtimi tjetër më të gjatë në të ardhmen, për të njohur me mirë jetën e njeriut që ndonëse lindi në Shqipëri, u plak e vdiq në Janinë, ku qëndron sot, jo e njohur për të gjithë, historia e tij. Për këtë arsye ne po ju tregojmë pak nga Janina e pak nga Ali Pasha. Pjesën tjetër, mund të shkoni e ta mësoni vetë.

 

 

Më shumë për Janinën

Qyteti i Janinës është kryeqyteti i Epirit dhe qendra më e madhe tregtare, intelektuale dhe kulturore e Greqisë Veriperëndimore. Janina ndodhet 440 km nga Athina dhe 295 km nga Selaniku, në bregun perëndimor të liqenit Pamvotidas, në një lartësi prej 480 metra dhe midis majave të maleve.
Kalaja e Ali Pashës, ishulli i Kyra Frosinit, Orakulli i Dodonës, por edhe Universiteti modern i Janinës, janë pika referimi të qytetit që kombinon tradicionalen me modernen, realitetet e reja me kujtesën historike,
bukurinë fizike me zhvillimin. Në muzeun arkeologjik të Janinës ekzistojnë gjërat e gjetura-dëshmi të
pranisë dhe aktivitetit njerëzore në Epir nga periudha paleolitike të viteve romake. Interes të veçantë kanë ekspozimet nga territori i Dodonës, ku ndodhej orakulli më i vjetër në botën helene.
Në “ishullin” e Janinës, një nga ishujt në liqen më pak të banuar në botë, ndokush  mund të vizitojë manastiret bizantine dhe të admirojë piktura të shkëlqyera të kohës me stil të vecantë dhe tematikë.  Në ishull është edhe shtëpia – strehimim i fundit i Ali Pashës. Legjenda, e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me fatin tragjik të Kyra Frosinit, i gjallë në brigjet e liqenit, në rrugët e ngushta të kalasë mesjetare të qytetit  të Janinës, ku ndodhen varri dhe saraji i tij, sot muze bizantine. Punishte tradicionale argjendi dhe ari, të cilat lulëzuan në të kaluarën dhe të ishin të famshëm në Lindje dhe Perëndim, funksionojnë deri më sot. Zvillimi modern shprehet me Universitetin e Janinës, me spitalet e qytetit, me qendrën sportive të notit, me rrugën e Egnatisë, aeroportin, hidroplane, rritjen e shpejtë tregtare dhe zgjerimin e qytetit.
 Themelimi i qytetit
Themelimi i qytetit të Janinës u bë  nga Justiniani, në shekullin e 6-të, nëpërmjet zhvendosjes së banorëve të Evrias. Historiani Prokopi (shekulli 6) identifikon qytetin me Evrien e Re që rrethoi Justiniani ndërsa në proces-verbalin e Sinodit të Konstandinopojës në 879 pas Krishtit nënshkruan dhe "Peshkopi Zakaria i Janinës".
Periudha bizantine - Despotati i Epirit
Në 1082, Janina u pushtua nga Bohemond, i biri i Robert Gyiskadou. Në 1185, u bë i mundshëm shkatërrimi i Janinës nga këmbësori Norman, nën komandën e Ëilliam II, mbreti i Sicilisë. Në 1204, Janina u pushtua nga Mihail Angelo Komnenus, i cili krijon kështu dinastinë e despotëve të Epirit, me kryeqytetin e saj Artën. Që atëherë Janina do të ndjekë zhvillimet historike të Despotatit  të Epirit, i cili shtrihet nga Durrësi në Nafpaktos, do të luajë rolin e  një mburoje të feudalizmit bizantin, gjatë  pushtimeve të njëpasnjëshme të Frënkëve, Venedikasve, Shqiptarëve dhe Serbëve. Gjatë kohës së Mihail A’ Angelou, Janina zhvillohet dhe përparon. Sipas burimeve historike, në këtë periudhë, mblidhen në Janinë zyrtarë dhe mërgimtarë të shquar nga Konstandinopoja, pas pushtimit të saj, nga frënkët. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, rreth 1206, bëhet rinovimi I murëve të kështjellës , dhe formohet në ishullin e vogël të liqenit Pamvotidas në manastirin Spanou, Shkolla Filanthropinon dhe në Manastirin e
lashtë të Shën Nikolaou Stratigopoulou të Shkollës me të njëjtin emër. Të dy manastiret do të përbëjnë më vonë bërthamën e zhvillimit të madh artistik që njohu ishulli, sidomos gjatë shekullit të 16-të.
Në 1265, Janina i jepet, nga Nikiforos A’ Angelos Komnenos, perandorit të Nikeas Mihail H’ Palaeologu, në 1282, Janina i rikthehet Despotatit të Epirit, nën autoritetin e Nikiforos A’ Komnenos Angjelou. Gjatë kësaj periudhe, bëhet edhe transferimi i selisë së hierarkisë kishtare të despotatit në Janinë, peshkopata e cila duket të përmirësohet në një metropol, për shkak të vendosjes në Nafpaktos të kryepeshkopatës katolike, më dhënien e qytetit tek Filippo Tarantino.
Në 1296, me vdekjen e Nikiforos A’ Angelos Komnenos marrin pushtetin e Janinës dhe të Epirit, e veja e tij Anna si kujdestare i djalit të tyre, Thomas A '. Gjatë kujdestarisë së saj është rritur mbështetja e Bizantinëve për të shmangur presionet e Andegavaonëve. Kështu, është dërguar në Janinë ushtria perandorake, nën Ioannin Laskari, i cili pastaj dominon Despotatin nën vullnetin e perandorit Andronikos B’.
Në 1318, me vrasjen e Thomas A'. i fundit i dinastisë së despotëve të Epirit, Angelon  Komninon,  Janina përqendron  vëmendjen dhe aspiratat e Bizantinëve, Andegavonëve  dhe Serbëve. Përfundimisht, Janina iu nënshtrua Bizantit, pas ndërhyrjes së Gjon Syrgiannis nga Berati, i cili bindi janjotët , t’i nënshtrohen Andronikos B’ për të fituar vullnetin e mirë. Nga kjo marrëveshje nënshtrimi kemi dy chrysobulls (1319 dhe 1321) të Andronikos B’, të cilat  nxjerrin në  historinë e Janinës dhe zhvillimin e marrëdhënieve feudale. Gjatë periudhës së sundimit bizantin, në Janinë, pushtetin e morën njëri pas tjetrit  Nikolla Orsini, i ashtuquajtur Ioannis B’ Comnenus Angelodoukas, Anna gruaja e tij Palaiologina si kujdestare e të birit të tyre Nikiforou B’ dhe në fund Ioannis  Angelos.
Në 1339 sundimi bizantin në Janinë, ndërpritet nga pushtimi i tij  nga serbët. Janina, 1367 pranon si udhëheqës të sajThomas Preloumpo ose Preloumpovits, pushteti i  të cilit qe tiranik, se ndoqi egërsisht janjotët dhe u vuri taksa, peshkopin e mergoi  dhe konfiskoi pronën kishtare, thuhet se ua  ndau përkrahësve të tij serbë.
Kundër këtij regjimi brutal, shqiptarët Ioannitë duket, sipas një informacioni, se kërkuan mbrojtje nga sunduesit në Epir, krerët shqiptarë. Kështu fillojnë sulmet shqiptare kundër Janjotëve, që çuan despotin Thomas, në 1375, në riparim dhe renovim të kështjellës së Janinës.
Në 1384, merr fund dominimi tiranik i Preloumpovits Thomas dhe merr fuqinë e qytetit e veja e tij, Maria Angelina Palaiologina. Në 1386, kundër kërcënimit të krerëve shqiptarë njihet peshkop i qytetit të Janinës Bouodelmonti, i cili rikthen metropolin në selinë e tij  dhe zbaton administrim të kujdesshëm ndaj banorëve. Por Bouodelmonti, i presionuar nga invasionet e vazhdueshme shqiptare dhe i rrethuar nga Spata, është I detyruar të kërkojë mbrojtjen e Sulltan Muratit I, ku u shënua praninia e
parë e forcave turke në Janinë.
Me vdekjen e Bouodelmontit, në 1408/9, pushtetin e merr Karolos A’ Tokkos, Duka i Kefalonias, i cili, pasi e humb nga Spata Bua, e rimerr në 1417/8, dhe e mban deri në vdekjen e tij,1429. Karolos A’ Tokkos zhvillon Janinën ekonomikisht dhe shpirtërisht dhe forcon despotaton. Pas Karolos A’ Tokkos
merr pushtetin Karolos B’ Tokkos.
 Periudha Post-Bizantine – Kohët moderne
Në 1431, banorët e Janinës u bënë vasalë të turqve nën Sina Pashën në Janinë dhe u vendos sundimi turk, i cili zgjati  482 vjet, dmth. deri në vitin 1913. Deri në fillim të shekullit të 17-të nën pushtimin turk Janina paraqet rënie të përgjithshme dhe shkatërrim.
Shekulli 17 është fillimi i zhvillimit të Janinës, që arrin kulmin në shekullin e 18- të, me zhvillimin e tregtisë dhe bioteknologjisë. Ky zhvillim çon në përqendrim të konsiderueshëm urban të popullsisë.
Gjithashtu, Janina paraqet traditë të shkëlqyer intelektuale . Viti 1206 daton themelimin e dy shkollave në manastiret  Spanu e Diliu, ku mësuan dhe studiuan dijetarë të shquar dhe mendimtarë të mençur. Në këto shkolla u ruajt  në Epir dhe kultura greke dhe u lëvrua gjuha  greke dhe tradita e shquar  deri në epokën e transformimit urban.
Nga mesi i shekullit të 17-të, janjotët  filogeneis, ndikuar nga iluminizmi evropian, financuan ngritjen e shkollave të reja në Janinë. Pra, u themeluan në qytetin e Janinës, shkolla e igumenit Epifaniu (1648), e
quajtur e vogël, shkolla Goumas (1676), e quajtur e madhe, Maroutsaia (1746), e Kaplaneios (1797) dhe më vonë (Zosimaia 1828).
Nga shekulli i 18-të, Janina del në pah si qendër më e rëndësishme e mendimit intelektual e helenizmit të ri dhe të Greqisë para revolucionit intelektual. Nga 1431 dhe deri në kohën e Aliut (1788), përveç lëvizjes revolucionare të Dionisiut (1611), të quajtur Skylosofos, asnjë luftë ose ngjarje tjetër e rëndësishme nuk kryhet në Janinë. Nga 1788 dhe për 50 vjet më vonë, në qytetin e Janinës, ndodhin ngjarje me rëndësi të madhe. Në 1788, Aliu vjen në pushtetin e Janinës duke inauguruar regjimin tiranik.
Për këtë periudhë, historia personale e Aliut është historia e Janinës dhe e gjithë Epirit. Janina pavarësisht nga tirania brutale, zhvillohet vazhdimisht.Gjatë kohës së sundimit të Aliut arrin kulmin transformimi urban i qytetit të Janinës dhe paraqitet si qendër urbane më e mirë e Greqisë para revolucionit.
Në mënyrë të veçantë, Aliu, për sigurinë dhe pasurimin e tij kufizon e përndjek bejlerët dhe zgjeron kushtet e zhvillimit urbanistik të Janinës. Riparon kalanë(1812-1815), hap rrugë për Thesalisë dhe Artën e Paramithi mposht Greqinë kontinentale dhe Peloponezin, ndërton pallate e themelon shkollën  ushtarake me francezët, në të cilën duhej të studionin krerët e Revolucionit grek dhe ndihmon zhvillimin të marrëdhënieve tregtare.
Gjatë kësaj periudhe, tregu lokal i qytetit, është ndër më të rëndësishmit në Greqi. Çfarë ndodhi gjatë dy shekujve në Janinë, kishte pasoja në sfond ideologjik të Janinës. Shumica e tyre, sillen gjoja si  mbështetësit e parimeve të Revolucionit Francez. Ky ndryshim ideologjik, nuk është i huaj për orientimin e drejtpërdrejtë dhe të  pamohueshëm të janjotëve për idenë e çlirimit të tyre dhe thirrjet e Rigës  dhe Filikis Eterias. Nuk është rastësi që Tsakalof Athanasi, një nga themeluesit e Filikis Eterias, me origjinë nga Janina, as se nga 1816 e këtej shumë tregtarë, politikanë dhe intelektualë janjotë thuhet të kenë
filluar në të. Për më tepër, burime të pakundërshtueshme, dëshmohet veprimi i janjotëve, në qytet dhe madje edhe në oborrin e Ali Pashës. Prej këtyre më të rëndësishmit ishin Manthos Ikonomou, Al. Noutsos, G. Tourtouris J. Kolettis J. Vilaras, S. Kolovos etj Nga 1819 e tutje, Janina, përveç qendrës së
mendimit intelektual  të  helenizmit të ri në të njëjtën kohë bëhet qendra më e rëndësishme politike e një lëvizje kombëtare dhe iluminizmit. Në 1822, Janina u pushtua nga Hurshit Pasha dhe Aliu vritet në manastirin Shën Panteleimoni në ishullin e liqenit Pamvotis. Sa zgjaste rrethimi i Janinës, fillonte gjatë marsit 1821, Revolucioni Grek, në të cilin, për shkak të pranisë së ushtrisë së madhe turke në Epir,
nuk kanë  marrë pjesë në mënyrë aktive janjotët dhe epirotët. Deri në fund të luftës, Janina nuk u përfshi në fshatrat e çliruara, që formuan shtetin grek.
Janina u çlirua më 21 shkurt 1913.Së fundi gjatë Luftës së Parë Botërore, Janina u pushtua përkohësisht nga trupat italiane, nga maji deri në shtator 1917, dhe prej atëherë,  ndoqi fatin e pjesës tjetër të Greqisë..
 Institucione Arsimore
Qyteti i Studentit në Janinë ndodhet  gjashtë kilometra larg nga qendra e qyteti dhe është një nga Qytetet e Studentit më të mëdha në truall  në Greqi. Përfshin 3500 hektarë dhe ka toka  të gjelbëruara rreth ndërtesave në të cilat strehohen  Fakultetet dhe Shërbimet e tjera Administrative të Universitetit.
Ndërtesat me sipërfaqe të përgjithshme  170.000 metra katrorë, ofrojnë mjedise moderne rër auditore, laboratorë studentore, laboratorë kërkimorë, zyra dhe biblioteka. Leksione me audiencë të madhe bëhen në auditore, ndërkohë që konferencat shkencore dhe ngjarje të tjera bëhen në Qendrën e
Konferencave të Kompleksit, ndërtesë e ndërtuar rishtas në  Fakultetin e Mjekësisë. Dy komplekse të mëdha strehojnë ndërtesat e banesave studentore në një distanca të vogël nga  Klubi Studentor dhe një ndërtesë për shumë përdorime që përfshin restorantin studentor dhe Sallën e Ceremonive. Në të njejtën ndërtesë ndodhet  "Figos" restorant ku komuniteti akademik dhe vizitorët e tjerë mund të gëzojnë një vakt të mirë, ose të festojnë një ngjarje të lumtur si dhënien e diplomave. Një nga zonat më të bukura në kampus është manastiri i vjetër i Shën Gjergjit të Douroutis, i ndërtuar në shekullin e 18, i cili tani është duke u rinovuar për të shërbyer si hotel për vizitorët e huaj të Universitetit.
Universiteti i  Janinës fillon të funksionojë më 1964 me Fakultetin Filozofik si Filial i Universitetit të Selaniku. Në 1966  themelohet Departamenti i Matematika . Në vitin 1970 krijohet Institucion i pavarur i
Arsimi të Lartë në Janinë. Në të njëjtën kohë fillon të funksionojë dhe Departamenti i Fizikës. Në vitin 1977 fillojnë të funksionojnë Departamenti i Kimia dhe Fakulteti i Mjekësia. Më 1983 fillon të funksionojë Departamenti Pedagogjik i Arsimit Fillor,  në vitin 1987  Departamenti Pedagogjik i Arsimit Parashkollor, në vitin 1993 Departamenti i    Informatikës, në vitin 1996 krijohet Departamenti i
Shkencave  Ekonomike, i cili me vendim të organeve kompetente filloi më 1 shtator 1998 . Nga viti akademik 1999-2000 fillon të funksionojë Departamenti i Shkencave dhe Teknologjisë Materiale më 2000-2001 funksionojnë të dy Departamentet  e reja të Shkencave të Artit dhe Aplikimeve Biologjike.
Gjithashtu në vitin 1998 filloi veprimtaria e tri Departamenteve PSP (Program i Studimeve Përzgjedhëse):Shkenca dhe Kulturë, Agroekologi e Aplikuar dhe  Biokimi.

 ALI PASHA

Sundoi për 32 vjet (1788-1822) në Epir, në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në Maqedoni (deri në Selanik) në Peloponez (përveç Manit), në Evboia Veriore në Thesali, në Greqinë Qendrore dhe  në një pjesë të Shkupit (Manastiri, Ohrida). Qeverisi me rreptësi, po dhe me drejtësi. U  mbështet në thelb tek grekët. Gjuha zyrtare e shtetit qe greqishtja dhe në oborrin e tij shërbyen heronjtë e mëvonshëm të 1821 Andrutsos Karaiskakis, Athanasios Diakos, Markos Botsaris, kryeministri i parë i Greqisë së lirë I.Koletis, mësuesit Psalidas, Vilaras,Anthimos Gazis,  Ignatios Oungrovlahias etj.
  Gjatë viteve të sundimit të tij në Janinë, qyteti u bë qendër ndërkombëtare, tregtare, politike, diplomatike, ekonomike dhe sidomos qendër kulturore.
 Anglezët dhe francezët e Napoleonit  konkurrojnë për të siguruar aleancën e tij.   Në një moshë të madhe u martua me  dasmë krishtere me legjentaren Kira Vasilikinë Kontaksi, e cila e sundonte atë
plotësisht . Gjatë sundimit të tij ndërtoi dhjetra kisha krishtere  dhe asnjë xhami. Shpalli <<  të  shënjë >> Patrokosma Etolo! Disponoi shuma të mëdha parash për kompaninë miqësore, për llogaritë e tij
politike. Krijoi porte dhe rrugë, thau këneta, hapi miniera, ndërtoi ura të panumërta Ndërtoi dhjetra ndërtesa publike. Fundi i tij qe tragjik, në qelitë e manastirit të Shën Pantelejmonit (ku sot funksionon  si muze i Ali Pashait) u vranë, më 5 shkurt 1822 nga turqit..  Ali Pasha Tepelenlis, “Luani i Janinës” e hymnizuan përmes punimeve të tyre personalitete mendore të shekullit  të 19-të si: Lordi Bajroni, Alexander Dumas, Lamartinos, Victor Hugo dhe  Gete.

 

0.0/5 rating (0 votes)

Hits

18402

About the Author

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.