Revista australiane: Shqipëria ndër vendet më të mira për një verë europiane

on Wednesday, 17 April 2019. Posted in Lajme

Kështu shkruan gazetarja e pavarur e udhëtimeve, Amy Mills

Revista australiane: Shqipëria ndër vendet më të mira për një verë europiane

Nga Klotilda Saraçini

TIRANË, 14 prill/ATSH/- Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019.

Kështu shkruan në artikullin e botuar në revistën australiane “Who”, gazetarja e pavarur e udhëtimeve, Amy Mills, e cila ka punuar në gazeta dhe revista në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar për 18 vitet e fundit.

MSN: Shqipëria, vendi i mbushur me mrekulli

on Wednesday, 17 April 2019. Posted in Destinacione

Gjiganti i informatikës “Microsoft”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë, ku liston vendet më të bukura për t’u vizituar.

MSN: Shqipëria, vendi i mbushur me mrekulli

Nga Gent Sinani 

OTAVA, 16 prill /ATSH/ – Një nga portalet informative më të njohura në botë, MSN, që menaxhohet nga gjiganti i informatikës “Microsoft”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë, ku liston vendet më të bukura për t’u vizituar.

Më poshtë vijon artikulli:

Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

on Wednesday, 17 April 2019. Posted in Lajme

Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

Nga Adela Alla 

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Në mjediset e Agjencisë KOMPAS, Lubjanë, u prezantua turizmi i Shqipërisë.

Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë KOMPAS, në kuadër të vizitës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Slloveni.

Klosi prezantoi për të pranishmit treguesit dhe shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit të Shqipërisë.

Ai u ndal në shtrirjen gjithëvjetore të turizmit, duke përfshirë atë bregdetar, malor, kulturor e historik, kryeqytetin, etj. Njëherazi, ai drejtoi ftesë për investime në fushën e turizmit në Shqipëri, si dhe për ture rajonale të turizmit, ku Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Çel siparin Panairi Ndërkombëtar i Turizmit 2019 në Tiranë

Written by Flora Xhemani Baba on Friday, 05 April 2019. Posted in Lajme

Event i rëndësishëm i hallkave të ekonomisë, duke e kthyer Prillin në një periudhë të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë

Çel siparin Panairi Ndërkombëtar i Turizmit 2019 në Tiranë

Expocity Albania sjell Edicionin e 3-të të Panairit Ndërkombëtar i Turizmit 2019, që do të organizohet në datat 5-6 Prill 2019, në ambientet e Expocity Albania. Këtë vit ky organizim do të ketë edhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Ky panair, i cili çeli sot siparin, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal me qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale. 

La Stampa: 48 orë në bukuritë e kryeqytetit shqiptar

on Wednesday, 03 April 2019. Posted in Lajme

Luigi Grassia i gazetës së njohur italiane ”La Stampa”, në një përshkrim të gjatë për Tiranën

La Stampa: 48 orë në bukuritë e kryeqytetit shqiptar

Nga Arian Jorgaqi 

TIRANË, ATSH/ – ”Fotografi/Një shesh në një vend të Lindjes/me flamuj”. Me këto pak fjalë një strofë e ”Pooh” rrëfen për një vend dhe për një atmosferë. Në fakt, shumë vende dhe shumë atmosferë europiano-lindore. Si ai i sheshit ”Skënderbej” në Tiranë, me statujën kalorsiake të heroit kombëtar dhe flamurin e kuq me shqiponjën që valëvitet. I fillojmë që këtu 48 orët tona në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan Luigi Grassia i gazetës së njohur italiane ”La Stampa”, në një përshkrim të gjatë për Tiranën: