Ismail Hoxha: Një bankier eksplorator, në zbulim të Shqipërisë

Written by Flora Xhemani Baba on Tuesday, 03 May 2016. Posted in Intervista

Discover Albania është motoja ime e jetës

Ismail Hoxha: Një bankier eksplorator, në zbulim të Shqipërisë
Nga bankat e shkollës, drejt e në bankë, dhe nga banka drejt e në prehër të natyrës. Ky është Ismail Hoxha, djaloshi që gjithkush mund ta ketë zili, sepse si pak të tjerë i ka rënë Shqipërisë cep më cep, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, duke eksploruar shtigjet e pafundme natyrore por edhe fortesat kulturore të vendit me djemtë dhe vajzat e Klubit të tij Discover Albania. Dhe ndonëse ka filluar ta bëjë këtë që në vitin 2007, thotë se ky është vetëm fillimi. Çfarë do t`i mbetet për të zbuluar në dekadën e ardhshme? Zbulojeni vetë…

Agriturizëm Huqi – have you ever been in a place like this?

Written by Flora Xhemani Baba on Thursday, 28 April 2016. Posted in Tradita

Mirësevini në rrethinat e gjelbra të Durrësit, aty ku po lindin bërthamat e para të agroturizmit shqiptar

Agriturizëm Huqi – have you ever been in a place like this?
Kështu mund të pyesim këdo që nuk ka qenë ende këtu, në këtë parajsë të vogël, ku nuk mungon asgjë për të qenë i lumtur pranë natyrës. Rrush, mushmollë, shegë, ftonj, kiwi, domate, speca, limona, portokalle, mandarina, arra pa fund, rosa, pata, pula, ullishta, liqen, kodër, fushë, pyll.... harruam gjë?
Ah po, harruam të themi se të gjtha këto nuk kanë mbirë vetë po i ka mbjellë dhe rritur dora e njeriut. Dhe ku? Buzë ujit të një rezervuari të dikurshëm që atëhere shërbente për të ujitur misrin e sot, është shndërruar në një liqen të vogël të mrekullueshëm. Gjithçka që sheh sa të ha syri është gjelbërimi, që vetvetiu të zgjeron frymëmarrjen, vetëm kur mendon se sa i pastër është ajri që thith në ato momente.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë – 12 vjet histori suksesi

Written by Flora Xhemani Baba on Friday, 25 March 2016. Posted in Lajme

Për herë të parë Revista Travel bëhet partner mediatik i Panairit Të Prishtinës

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë – 12 vjet histori suksesi
Në vigjilje të edicioni të 13-të të Panairit të Turizmit në Prishtinë, analiza e vetme që mund të bëhet në plan të parë, është ta quash pa hezitim histori suksesi. I zhvilluar për 12 vjet rresht pa ndërprerje në kryeqytetin e një vendi jo edhe aq turistik po ta krahasosh me Shqipërinë, e cila vetëm sivjet pati më në fund panairin e saj të parë mirëfilli turistik, Panairi I Prishtinës, është një shembull se si duhet promovuar një industry e rëndësishme si turizmi, edhe kur nuk është degë aq e shprehu e ekonomisë, për t`i dhënë atij vëmendjen e duhur.

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

on Friday, 04 March 2016. Posted in Tradita

Për një ushqim të mirë, të pastër dhe të drejtë

VIS Albania dhe krijimi i Aleancës Slow Food të Kuzhinierëve në Shqipëri

Katia Zene

“Të gjitha kuzhinat e botës duhet të kenë dinjitet të barabartë. Duhen rigjetur dhe shpërndarë produktet e territorit dhe dijet për t’i gatuar: dije që rrezikojnë të zhduken bashkë me biodiversitetin ushqimor që i ka frymëzuar; produkte të zëvendësuara nga ushqime të propozuara nga industria ushqimore, nga një bujqësi intensive, rob i kimikateve dhe e kushtëzuar nga tregu global. Kjo është gastronomia e lirë”
Carlo Petrini

Travel Magazine nr 18 - Destinacionet më të mira të 2016-ës janë kulturore

on Wednesday, 10 February 2016. Posted in Info

"Best Things to See 2016" - dhjetë perla të trashëgimisë kulturore shqiptare

Travel Magazine nr 18 - Destinacionet më të mira të 2016-ës janë kulturore

Numri i parë i vitit i revistës Travel, është edhe numri ku ne ju propozojmë listën e "Best 2016". Këtë vit ju kemi propozuar "Best Things to See". Dy kanë qenë kriteret e përzgjedhjes këtë herë. Një listë tërësisht nga trashëgimia kulturore dhe objekte kryesisht të panjohura, krejt të reja ose të pavizitura. 
Një varg perlash të trashëgimisë tonë kulturore të nxjerra nga pluhuri i harresës, site të njohura por të pavizitura e objekte të restauruara, ide dhe projekte për shtigje të reja, gati për t`u përshkuar.